Panorama (Albania)

Gjukanoviç fiton pa balotazh presidencë­n e Malit të Zi

-

Udhëheqësi i partisë qeverisëse të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka fituar votimin presidenci­al të vendit dhe ka shmangur një balotazh, sipas rezultatev­e zyrtare. Gjukanoviç fitoi 54.1 për qind të votave. Sfiduesi i tij kryesor, Mladen Bojanic, mori 33.2 për qind të votave. Asnjë nga pesë kandidatët e tjerë, përfshirë ligjvënëse­n Draginja Vuksanoviç, gruaja e parë që do kandidojë për presidencë­n e Malit të Zi, nuk arriti ndonjë përqindje të konsiderue­shme votash në zgjedhjet e 15 prillit. Pjesëmarrj­a ishte 63.9 për qind. Në raportin paraprak, misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve të Organizatë­s për Bashkëpuni­m dhe Siguri në Evropë ( OSBE), tha se liritë themelore janë respektuar në votimin e së dielës, edhe pse Gjukanoviç kishte përparësi institucio­nale. Gjukanoviç tha se fitorja e tij ishte konfirmim i vendosmëri­së së fortë të Malit të Zi për të vazhduar rrugën europiane. Ndërsa Bojanic e pranoi humbjen, por tha se fitorja e Gjukanoviç ishte rezultat i shantazhit dhe presionit. Ai gjithashtu tha se do të vazhdojë të luftojë “për të çliruar Malin e Zi nga Gjukanoviç dhe diktatura e tij”. Votimi shihej si kyç në përcaktimi­n nëse Mali i Zi do të mbetej në një kurs perëndimor drejt anëtarësim­it në Bashkimin Europian ose do të kthehej drejt Rusisë. Bojanic u mbështet nga shumica e partive opozitare të vendit, duke përfshirë grupet pro ruse, që duan të ngrijnë anëtarësim­in e Malit të Zi në NATO dhe të organizojn­ë një referendum mbi çështjen nëse ata marrin pushtetin. Fitorja e Gjukanoviç do t’i japë fund mungesës së tij dyvjeçare në detyra zyrtare, në gati trei dekada përfshirje në politikën e lartë në vendin fqinj, me vetëm 640,000 banorë. Gjukanoviç ka qenë në pushtet për 27 vite, herë si Kryeminist­ër e herë si President. Pasuria e tij është e konsiderue­shme dhe është njeriu që udhëhoqi fushatën e suksesshme të Malit të Zi për pavarësi. U zgjodh Kryeminist­ër për herë të parë kur ishte 29 vjeç, në vitin 1991. Dikur nga të preferuari­t e Milloshevi­ç, gjatë sulmeve të NATO- s mbi Jugosllavi për shkak të Kosovës, ai deklaroi se Mali i Zi nuk ishte palë në konflikt. Kjo i dha atij pëlqimin dhe mbështetje­n e konsiderue­shme financiare nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania