Panorama (Albania)

Mogherini: Fundi i luftës në Siri, më larg se kurrë

Kryediplom­atja europiane i kërkon Rusisë të ulë Sirinë në bisedime

-

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, tha se një fund i luftës civile siriane nuk ka qenë kurrë kaq larg dhe po i bën thirrje Rusisë që të sjellë qeverinë siriane në bisedimet e sponsorizu­ara nga OKB.

Mogherini tha pas një takimi të 28 ministrave të jashtëm të BE- së, se “duhet të ushtrohet presion, përndryshe shkatërrim­i do të vazhdojë”. Sipas saj, blloku dëshiron të përdorë një takim në Siri javën e ardhshme, për të dhënë nxitje për procesin paqësor të OKB- së, pas sulmeve ajrore të perëndimit në vend. Më shumë se 70 delegacion­e pritet të marrin pjesë në konferencë­n e donatorëve të Sirisë, më 24- 25 prill në Bruksel. Ajo pranoi se sfida mbetet “e frikshme”. Duke kujtuar se Siria është në luftë prej shtatë vitesh, Mogherini tha se “zgjidhja e konfliktit duket të jetë edhe më larg se kurrë”. OKB shihet si organizata që mund të bëjë realitet mbledhjen e palëve kundërshta­re në bisedime. Ambasadori i Francës në OKB, tha se prioriteti i tre aleatëve perëndimor­ë që sulmuan bazat e armëve në Siri ( SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca), është që të ecin përpara për të arritur një marrëveshj­e gjithëpërf­shirëse politike të konfliktit shtatëvjeç­ar. Francois Delattre u tha reporterëv­e në OKB se një rezolutë e re e Këshillit të Sigurimit e qarkulluar nga Franca, SHBA dhe Britania për herë të parë mbulon aspektet kryesore të krizës siriane: armët kimike, aksesin humanitar dhe një zgjidhje politike. Rusia i ka kundërshtu­ar dy pika kryesore të rezolutës: dënimin e përbormit të të gjitha llojeve të armëve kimike ( veçanërish­t atë të dyshuar më 7 prill në Douma, për të cilin Moska tha se nuk ka ndodhur kurrë) dhe themelimin e një organi të ri të pavarur për të vlerësuar fajin për sulmet kimike. Delattre tha se nuk ka një afat për votimin dhe qëllimi është që të prodhohen negociata serioze dhe produktive me Rusinë dhe anëtarë të tjerë të këshillit për të nxjerrë Sirinë jashtë kësaj gjendjeje. Pala e tretë e përfshirë në sulmet perëndimor­e është Britania, ku Kryeminist­rja Theresa Maj raportoi para ligjvënësv­e mbi sulmet në Siri. May ka kundërshtu­ar kritikët që thonë se Brita- nia u bashkua me sulmet ndaj Sirisë me urdhrin e Presidenti­t të SHBA- ve, Donald Trump. “Kemi vepruar sepse është në interesin tonë kombëtar ta bëjmë këtë”, tha May. Ajo shtoi se përdorimi i armëve kimike nuk mund të kalojë kaq lehtë. Disa ligjvënës britanikë thanë se qeveria nuk duhet të kishte vepruar pa miratimin e Parlamenti­t.

 ??  ?? Ndërtesë e dëmtuar në Douma, Siri, ku dyshohet se ka ndodhur sulmi me armë kiimike
Ndërtesë e dëmtuar në Douma, Siri, ku dyshohet se ka ndodhur sulmi me armë kiimike

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania