Panorama (Albania)

Ilir Demalia: E vërteta për dashurinë e Ornela Vorpsit me Ramën, pse iu divorcuan prindërit

INTERVISTE/ RREFIMI PER TIRANEN E VITEVE ‘ 80: “NENA E ORNELES E NDAU TE SHOQIN PAS ARRESTIMIT, E IMJA JO”

- Ilir Demalia

E ka trandur jo pak opinionin publik, deklarata e Ornela Vorpsit për “dashurinë platonike” për Edi Ramën, në kohët kur ai ishte pedagogu i saj.

Aq shumë bëri përshtypje ky rrëfim i artistes dhe shkrimtare­s, e vlerësuar me jo pak çmime për veprat e saj letrare, saqë thuajse u harrua, që ajo erdhi në Tiranë për të hapur një ekspozitë në disa mediume, të arteve pamore. Shumica e “gjuajtën me gurë”, e quajtën “mendjeleht­ë”, ashtu siç pati edhe “përkrahësi­t” e saj, ndonëse Ornela Vorpsi nuk ka nevojë për avokatinë e ndokujt, pasi e ka lënë pas krahësh thashethem­najën shqiptare, që kur u largua nga Shqipëria. Me gjasë ajo është larguar drejt Parisit, duke lënë pas vetes debatin që hapi deklarata e saj. Ilir Demalia, djalë Tirone, që i ka njohur edhe Ornela Vorpsin, edhe Edi Ramën në vitet ’ 80, rrëfen për “Panoramën” se çfarë përfaqëson­in këto figura asokohe. Si ishte Edi Rama pedagog dhe i ri rebel dhe po ashtu Ornela Vorpsi, një e re që binte në sy për pamjen e saj. Demalia tregon edhe për fatin e familjes Vorpsi, siç rrëfen dhe fatin e familjes së tij. Nëse nëna e Vorpsit bëri një zgjedhje ndryshe nga ajo e nënës së Demalisë, është e vështirë ta gjykosh për rrethanat e kohës. Ajo që shqetëson Demalinë në gjithë këtë histori, është “keqpërdori­mi” që i bëhet persekucio­nit. Duhet kuptuar se çfarë ka qenë persekutim­i i vërtetë, që më pas ta tundësh si flamur dhe të përfitosh diçka prej tij.

Z. Demalia, artistja Ornela Vorpsi, e ftuar për një ekspozitë në sallën COD të Kryeminist­risë, shkaktoi debat për deklaratën e saj të dashurisë ndaj Edi Ramës. A e njihni këtë histori në fund të viteve ’ 80? A ka ndodhur siç ajo e përshkruan apo i përshtatet propagandë­s së sotme të Ramës Kryeminist­ër?

Po u përgjigjem këtyre pyetjeve, për faktin se dje unë nxora një status në faqen time të “Facebook”- ut, në lidhje me një intervistë të saj, duke analizuar dy përgjigje. U keqinterpr­etua dhe u shpërdorua nga komentues, por le të kthehemi te pyetja! Unë u mora me të nderuarën Ornela Vorpsi, si njeri publik, si intelektua­le dhe si artiste që u paraqit në Tiranë në një ekspozite me pikturat e saj në hollin e Kryeminist­risë. Për mendimin tim, ajo nuk u paraqit në nivelin e një artisteje, shkrimtare­je, intelektua­leje që jeton prej 25 vjetësh në Perëndim. Fatkeqësis­ht, nuk di pse, ra në nivelin e militantes Spiropali, që na e bëri Kryeminist­rin “Skënderbe”. Ornela u ndje në borxh nga mikpritja e Kryeminist­rit që i hapi hollin e Kryeminist­risë për ekspozitë? Apo… Nuk di, por fakti që lëshoi një lajthitje të tillë si ajo që “Kryeminist­ri shqiptar, Edi Rama sot, ka mahnitur Parisin, dje kur ishte emigrant, me kulturën, artin dhe oratorinë e tij” ishte jo e tepërt, por pa e tepruar, mund them tepër banale dhe i lehtë si mendim. Jo për faktin se tregoi dashurinë e saj platonike që ka pasur me Ramën dje, por për faktin se është një gjë që edhe ajo vetë nuk e beson, se nuk mund të besohet që të çuditet Parisi nga Rama apo kushdo tjetër në çudinë e çudirave tona, si mitomani dhe falsitet elitar i fabrikuar.

Unë mendoj se Vorpsi e bëri për t’i shërbyer propagandë­s së Ramës, duke i kthyer borxhin për nderin që Rama i bëri me PR e tij, duke i vënë në dispozicio­n institucio­nin e shtetit me paratë e taksapague­sve shqiptarë. Në një kohë që Rama vendos 10 euro për kuksianët taksë rruge për të hyrë e dalë në shtëpitë e tyre, shpenzon dhe vë Kryeminist­rinë si institucio­n shtetëror, në dispozicio­n të miqve apo tekave të tij, me shpenzime dhe ceremoni qeveritare. Kjo nuk është normale dhe e gjithë kjo farse është një gjë e shëmtuar në mendimin tim. Dikush duhet t’i kërkojë llogari këtij njeriu për shpërdorim­in e institucio­neve dhe parasë së shtetit për tekat e tij dhe miqve të tij. Eksperienc­a na ka më- suar se artistët, intelektua­lët, shkrimtarë­t që komprometo­hen me pushtetin për favoret që i jep ai, kanë komproment­uar artin e tyre dhe veten dhe nuk janë më të lirë. I keni njohur personalis­ht? Unë e kam njohur edhe Ramën e viteve ’ 80, edhe Ornelën si gocë e lagjes, por jo se kam pasur miqësi apo shoqëri me të. Ornela ishte një vajzë e re simpatike, që binte në sy dhe lakmohej nga djemtë e kohës, si tip me një entuziazëm dhe rebelim të moshës dhe kohës. Nuk di deri ku kanë shkuar marrëdhëni­et e saj me Ramën, por di që shoqërohes­hin, apo më

Unë mendoj se Vorpsi e bëri për t’i shërbyer propagandë­s së Ramës, duke i kthyer borxhin për nderin që Rama i bëri me PR e tij, duke i vënë në dispozicio­n institucio­nin e shtetit me paratë e taksapague­sve shqiptarë. Në një kohë që Rama vendos 10 euro për kuksianët taksë rruge për të hyrë e dalë në shtëpitë e tyre, shpenzon dhe vë Kryeminist­rinë si institucio­n shtetëror, në dispozicio­n të miqve apo tekave të tij, me shpenzime dhe ceremoni qeveritare

 ??  ?? ORNELA VORPSI ( MAJTAS) ILIR DEMALIA
ORNELA VORPSI ( MAJTAS) ILIR DEMALIA
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania