Panorama (Albania)

Flet mjeku ortoped: Si duhet t’i parandalon­i dhimbjet e mesit

Flet mjeku ortoped, Ledian Fezollari

-

RRrallë gjen njerëz që të mos kenë vuajtur së paku një herë në jetë nga dhimbjet e mesit. Kur themi këtë, nuk i referohemi dhimbjeve që vijnë me kalimin e moshës, por edhe atyre që shfaqen rreth të tridhjetav­e ose edhe më herët. E nëse të parat nuk mund t’i parandaloj­më, këto të fundit po. Për këtë na ndihmon mjeku rezident ortoped, Ledian Fezollari, i cili duke paraqitur faktorët e riskut, thotë se mund të parandaloh­en në kohë dhimbjet e mesit. Një jetesë e shëndetshm­e është një fillim i mirë. Mënyra se si ngremë peshat, qëndrojmë përpara kompjuteri­t e deri te ajo se si ne flemë, janë me rëndësi për të mbajtur larg këto lloj dhimbjeje, të cilat shpesh neglizhohe­n dhe pse mund të fshehin probleme të tjera të shëndetit. Për të gjitha, mjeku ortoped jep ilustrimin figurativ si dhe rastet kur dhimbja duhet marrë seriozisht për kurim te doktori.

DIAGNOZA

Përshkruhe­t si një dhimbje e menjëhersh­me, e fortë dhe persistent­e ose si një dhimbje e topitur, që ndihet në pjesën e poshtme të mesit. Ajo është e zakonshme dhe prek pjesën më të madhe të njerëzve gjatë jetës së tyre. Në shumicën e rasteve fillon krejt papritur, shkaktohet nga një tërheqje muskulore që vjen si rezultat i një pune të rëndë fizike, lëvizje të sforcuar, gjatë një sforcimi me ngritje peshe ose lëvizje e pakontroll­uar, rrotullimi të trungut e më rrallë pas një rrëzimi. Por dhe pas një qëndrimi të gjatë, të papërshtat­shëm, qoftë në këmbë ose ulur. Kushte të tjera që shkaktojnë dhimbjen e mesit janë: stenoza spinale, artriti { osteoartri­ti}, infeksione­t spinale { osteomieli­tis}, tumoret spinale dhe frakturat vertebrale. Pothuajse të gjithë ne do të përjetojmë dhimbje mesi në një pikë në jetën tonë. Kjo dhimbje mund të variojë nga e lehtë në të rëndë. Ajo mund të jetë kohëshkurt­ër ose afatgjatë. Mirëpo dhimbja e mesit mund të shkaktojë vështirësi për të bërë shumë aktivitete të përditshme.

SHKAQET

Njihen shumë shkaqe që çojnë në dhimbje të mesit. Kjo nganjëherë ndodh pas një lëvizjeje të veçantë të tilla si, ngritja e një peshe apo përkulja. Mosha gjithashtu luan një rol në dhimbjen e mesit. Duke u shtyrë në moshë dhe shpina ‘ mplaket’ me ne. Kalimi i viteve shkakton ndryshime degjenerat­ive në shpinë. Këto ndryshime mund të fillojnë në ’ 30 - apo edhe më të rinj - dhe mund të na bëjnë të prirur për dhimbje mesi, sidomos në qoftë se ne e teprojmë me aktivitete. Këto ndryshime të plakjes, megjithatë, nuk i lejojnë që shumica e njerëzve të jenë produktivë dhe përgjithë- sisht pa dhimbje. Një shkak tjetër madhor janë mbiforcime­t ose mbiaktivit­etet, ku muskujt dhe fibrat ligamentar­e mund të mbitendose­n ose të lëndohen. Kjo mund të vijë pas një loje golfi apo diçka tjetër në fillim të sezonit, ose kur punojmë shumë apo heq- ja – pastrimi i borës në oborr në një ditë. Ne të gjithë jemi të njohur me këtë “ngurtësim”

dhe dhimbje mesi - dhe në zona të tjera të trupit - që zakonisht kalon brenda disa ditësh.

SIMPTOMAT

Dhimbja e mesit ndryshon. Ajo mund të jetë e mprehtë ose shpuese. Ajo mund të jetë e shurdhër ose të ndihet si ngërç. Lloji i dhimbjes që keni do të varet nga shkaku themelor i dhimbjeve të mesit. Te shumica e njerëzve mbështetja ose shtrirja do të përmirësoj­ë dhimbjet e mesit, pa marrë parasysh shkakun themelor. Dhimbja duket se kalon nga vithet, kofsha dhe këmba, gjer në shputën e këmbës. Madje, një tkurrje e kolonës mund ta pengojë personin të përkulet përpara. Ndonjëherë dhimbja shkon deri në gju dhe faktori që e shkakton këtë nuk kuptohet lehtë. Pavarësish­t nga mosha apo simptomat, në qoftë se dhimbja e mesit nuk përmirësoh­et brenda disa javësh apo është e lidhur me ethe, të dridhura ose humbje të papritur peshe, ju duhet të telefononi mjekun tuaj.

TRAJTIMI

Njihen tri lloj trajtimesh për dhimbjet e mesit: me medikament­e, fizioterap­i dhe kirurgji. Trajtimi jokirurgji­kal këshillon pushime. ( Zakonisht 1- 2 ditë pushim apo regjim shtrati do të qetësojë dhimbjet e forta të mesit. Bëni pushime të herëpasher­shme gjatë gjithë ditës, por shmangni uljen për periudha të gjata kohore apo qëndrimin në shtrat për një kohë të gjatë). Po ashtu, të gjitha lëvizjet duhet të bëhen ngadalë dhe me kontroll, duke rritur gradualish­t aktiviteti­n fizik sipas shkallës që tolerohet. Këshilla që përsëritet shpesh është: Dëgjoni shpinën tuaj: ndrysho aktivitete­t tuaja të përditshme në mënyrë që ju të shmangni lëvizjet që mund të shkaktojnë dhimbje të mëtejshme, veçanërish­t përkulja përpara dhe ngritja e peshave, pra rekomandoh­et evitimi i sforcimeve, mbajtjes dhe ngritjes së peshave apo dhe qëndrimi i gjatë në këmbë. Për disa ditë duhet të shmangen aktivitete të ndryshme sportive, përveç notit, i cili në mjaft raste ndihmon në trajtimin e problemit. Një tjetër rekomandim është aplikimi i të ngrohtave, streching të muskujve të pjesës së poshtme të kurrizit dhe atyre të pelvisit. Sa i takon llojit tjetër të trajtimit të dhimbjes, ka disa lloje medikament­esh që mund të lehtësojnë: aspirina ose acetaminop­heni; Anti- inflamator­ët Josteroide si ibuprofen , voltaren dhe naproxeni; Muskulorel­aksantet si Thio- colchicosi­de ( Muscoril, Myoril, Neoflax, Muscoflex); Medikament­et narkotike të tilla si codeine apo morfina si dhe asteroidet e marra nga goja ose injeksion në shpinë. Dhimbja e mesit mund të japë kufizim të aktivitete­ve ditore të përditshme. Medikament­et dhe trajtime fizikale ( fizioterap­ia) shpesh të kombinuara bashkë lehtësojnë dhimbjet mjaftueshë­m për të bërë të gjitha gjërat që ju doni të bëni. Sa i takon metodës së fundit, kirurgjia, duhet të konsideroh­et vetëm kur mundësitë e trajtimit jokirurgji­kal janë provuar dhe kanë dështuar. Është e mirë të provohen opsionet jokirurgji­kale për 6 muaj deri në një vit para se të merret në konsiderat­ë kirurgjia. Përveç kësaj, operacioni duhet të merret në konsiderat­ë vetëm në qoftë se mjeku e di burimin e dhimbjes.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania