Panorama (Albania)

Doshi po gjykohet për kallëzim të rremë te Gjykata e Tiranës

-

Deputeti Tom Doshi është nën akuzë në Shqipëri për kallëzim të rremë. Bëhet fjalë për dosjen e famshme të “atentatit” të supozuar, e cila ka tre vjet që sorollatet sa në një gjykatë në tjetrën. Por së fundmi, Gjykata e Lartë e ka transferua­r atë përfundimi­sht në Gjykatën e Tiranës. Veç Doshit, në këtë çështje janë të përfshirë edhe ish- deputeti Frroku dhe shtetasi Durim Bami. “Panorama” mëson se në Gjykatën e Tiranës është hedhur edhe shorti dhe çështja do gjykohet nga gjyqtari Bledar Abdullai. Po kështu, seanca e parë do të mbahet më 15 maj të këtij viti. Dosja e famshme qëndroi gjashtë muaj e bllokuar në Gjykatën e Lartë dhe më pas ka lëvizur sa atje në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe më pas sërish në Gjykatën e Lartë. Gjithë kjo amulli është krijuar për sh- kak të dispozitav­e kalimtare dhe kompetenca­ve lëndore të gjykatave aktuale, deri në krijimin e Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion. Çështja në fjalë bëri bujë në vitin 2015, kur deputeti Tom Doshi tha publikisht se kishte zbuluar një atentat që do të bëhej ndaj tij. Ai madje akuzoi për përfshirje edhe ish- kreun e LSI- së, Ilir Meta. Deputeti Doshi publikoi përmes mediave një intervistë të kryer nga ai vetë me Durim Bamin, i cili preten- donte se ishte porositur për të eliminuar fizikisht Doshin dhe ish- deputetin e PD- së, Mhill Fufin. Intervista e realizuar në banesën e deputetit shkaktoi shumë trazira politike, por për organin e Akuzës gjithçka ishte e rreme. Ka qenë dëshmia e ishdeputet­it Mark Frroku, ajo që ka nxjerrë blof në një farë mënyrë Tom Doshin. Ky i fundit, ka thënë në Prokurori se është sinjalizua­r nga ish- deputeti për atentatin e supozuar. Mirëpo, në dëshminë e tij në Prokurori, Mark Frroku ka mohuar versionin e Doshit, duke bërë që të ngrihen dyshime të mëdha për kallëzimin e deputetit Doshi se ndaj tij ishte planifikua­r një atentat nga eksponentë të lartë të politikës.

 ??  ?? Durim Bami
Durim Bami

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania