Panorama (Albania)

Alkooli, mbi 5 gota në javë rrisin rrezikun e vdekjes

-

KKonsumi i më shumë se 5- 6 gotave verë në javë shkurton jetën. Këtë e thotë studimi i Universite­tit të Padovas në Itali, i cili jep prova të qarta që pohojnë nevojën imediate të uljes së nivelit të konsumit të alkoolit në shumë vende të botës. Për vende të ndryshme sasia e lejuar apo ajo që quhet standardi, nuk është e njëjtë. Në shtetin fqinj, Itali, udhëzimet për konsumin e alkoolit rekomandoj­në konsum më të ulët se 84 gramë në javë për gratë dhe 168 gramë për meshkujt e rritur. Ndërsa në SHBA rekomandoh­et që sasia javore e alkoolit të mos kalojë 196 gramë, e barabartë me 11 gota për meshkujt. Studimi i Univer- sitetit të Padovas përfshiu 19 shtete të pasura, në total 599.912 individë. Rreth gjysma prej tyre, 50% raportohet se konsumojnë më shumë se 100 gramë në javë, ndërsa 8.4% e tyre konsumonin 350 gramë në javë. Nga studimi rezultoi se ata që tejkalonin sasinë prej 100 gramësh në ditë, përballesh­in me një rrezik më të lartë mortalitet­i shkaktuar nga një sërë faktorësh. Një krahasim i personave që thonë se konsumojnë jo më shumë se 100 gramë, me ata që pinë 200 gramë apo deri në 350 gramë në javë është parë se ka një jetëgjatës­i më të shkurtër, e cila ulet me rreth 6 muaj, 1- 2 vjet apo 4- 5 vjet respektivi­sht. “Mesazhi kryesor për shëndetin e popullatës është se, në rast se konsumoni alkoolin pini më pak sepse mund t’ju ndihmojë të jetoni, pasi redukton rrezikun e shumë sëmundjeve kardiovask­ulare”, shprehet Angela Wood, autorja kryesore e studimit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania