Panorama (Albania)

FAKTORËT E RRISKUT

-

· Ngritja e peshave të rënda, pa një pozicion të duhur të shpinës apo mesit. Pra, nëse kryeni një punë të vazhdueshm­e në një pozicion të keq për belin dhe të mbingarkua­rit e kësaj zone ( sforcimi). · Disa lëvizje të shpejta të mesit në rotacion ose përkulje të shpejtë/ lëvizje te extensioni­t ( drejtimit) të shpinës. · Disa aktivitete sportive të tepërta dhe të bëra pa përgatitje adekuate fizike. · Një stil jetese sedentare pa aktiv

itet fizik apo aktivitete sportive gjithashtu rrisin rrezikun për të zhvilluar një discopathy për shkak të mbështetje­s ( supportit) të pamjaftues­hme të muskujve dhe mbrojtjes së shpinës. · Aktivitete të përsëritur­a që tendosin

shpinën. Shumë punë fizike kërkojnë ngritje peshash konstante, shtyrje, tërheqja, përkulja apo lëvizjet gjarpërues­e. Përdorimi i lëvizjeve dhe teknikave të sigurta mund të ndihmojë në mbrojtjen e shpinës.

· Pesha. Të jesh mbipeshë, shtohet stresi i ushtruar në disqet e mesit si dhe dobësia e muskujve

· Ngarje të shpeshta të makinës. Qëndrimi ulur për periudha të gjata kohe, plus dridhjet- vibrimet nga motori i makinës mund të vënë në presion disqet dhe shpinën tuaj.

· Pirja e duhanit. Besohet se pirja e duhanit zvogëlon furnizimin në oksigjen të disqeve dhe shkakton degjenerim­in më të shpejtë

· Gjinia. Meshkujt mes moshës 30 dhe 50 kanë më shumë gjasa që të ketë hernie diskale sesa femrat. · Gjatë pleqërisë, si pasojë e dobësimit dhe degjenerim­it të disqeve. · Faktorët gjenetikë që lidhen me degjenerim­in e hershëm të indeve kanë qenë postulat edhe si shkaqe të mundshëm të përkeqësim­it të disqeve ( studim i kohëve të fundit, për momentin pa konkluzion­e të qarta).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania