Panorama (Albania)

Radioja kombëtare çeke, reportazh për fabrikën e “Birra Korça”

Gazetari Pavel Novak: Kjo birrë është speciale! Do t'i tregoj publikut tim për këtë investim gjigant me teknologji­në çeke

- KORÇE/ DHORJELA ÇULE

Cilësia, shija dhe investimi gjigant në teknologji­në e fabrikës së "Birra Korça" ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja. Radioja kombëtare "Radio Çekia", radio e dytë më e vjetër në Europë pas asaj të BBC- së, ka shfaqur interes për këtë fabrikë, e cila është e gjitha teknologji çeke.

Gazetari Pavel Novak ka përzgjedhu­r pikërisht fabrikën e "Birra Korça" si pjesë të një reportazhi radiofonik, për t'ia prezantuar publikut çek si një sukses të investimit shqiptar. Teksa ka vizituar të gjitha ambientet e fabrikës, ai është impresionu­ar nga ndërthurja brilante mes ruajtjes së autenticit­etit të ndërtesës, dëshmi e një historie 90vjeçare dhe shkrirjes me teknologji­në moderne, falë së cilës prodhohet "Birra Korça". Jehona e birrës së parë shqiptare, e cilësuar si birra më e mirë vendase, ka kapërcyer kufijtë duke zgjuar kureshtjen e gazetarit, i cili ka marrë iniciativë­n të evidentojë elementet më të mirë shqiptarë, të cilët e përfaqësoj­në vendin denjësisht jashtë kufijve. E ka nisur menjëherë nga Korça, pasi fabrika e Birrës ka qenë impulsi kryesor për këtë reportazh të veçantë.

Pse keni zgjedhur të vizitoni këtë fabrikë?

Unë jam duke bërë një material raportues për radion kombëtare "Radio Çekia" në Çeki dhe po bëj një udhëtim njohës në Maqedoni dhe Shqipëri. Janë vende jo shumë të njohura për publikun çek. Duan të shikojmë se si janë zhvilluar këto vende pas rënies së komunizmit. Në Shqipëri kam ardhur të raportoj për qytete si Korça dhe Gjirokastr­a. Te "Birra Korça" vendosa të vij sepse ajo ka teknologji çeke. Dua të? them se inxhinierë­t tanë kanë bërë një punë të mirë këtu, të suksesshme. Me sa di, "Birra Korça" është birra e parë shqiptare. Do jetë mundësi e mirë të tregoj se inxhinierë­t kanë bërë të mundur prodhimin e një birre shumë të mirë në Shqipëri dhe ajo pëlqehet mjaft nga konsumator­ët.

Pasi e shijuat birrën, çfarë mund të na thoni për të?

Për cilësinë, mund të them se është një birrë mjaft e shijshme. Është e këndshme, me pëlqeu shumë. Ka diçka speciale kjo birrë, do ta pi edhe gjatë drekës sime. Më pëlqen!

Çfarë impakti mendoni se do të sjellë në Çeki reportazhi juaj, pas vizitës në fabrikë?

Kam mjaft gjëra për t'i treguar publikut tim. Për historikun e "Birra Korça", për cilësinë e ujit dhe përbërësve etj. Kjo birrë, pa dyshim, sjell edhe zhvillim ekonomik. Në vendin tim mendojnë se Shqipëria është vend i varfër, po unë dua t'u tregoj se ajo ka edhe një anë ndryshe. Ajo po ecën shpejt. Njerëzit këtu e pëlqejnë birrën, ashtu si edhe ne.

A do t'ua rekomandon­it atë të njohurve apo miqve tuaj?

Kur të kthehem, do t'u sugjeroj vizitorëve të vizitojnë jo vetëm plazhet shqiptare, por edhe Korçën, ku do të gjejnë natyrë të bukur, ndërtesa karakteris­tike interesant­e si edhe birrën vendase mjaft të shijshme, "Birrën Korça".

 ??  ?? Gazetari Novak në fabrikë
Gazetari Novak në fabrikë
 ??  ?? Gazetari Pavel Novak, duke intervistu­ar inxhinieri­n çek të fabrikës së “Birra Korça”
Gazetari Pavel Novak, duke intervistu­ar inxhinieri­n çek të fabrikës së “Birra Korça”
 ??  ?? Gazetari Pavel Novak
Gazetari Pavel Novak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania