Panorama (Albania)

“Audio- përgjimi është shantazh, nuk kam ndërmend të dorëhiqem”

Fatmir Xhafaj: Veprimi tipik mafioz. Kushdo që është i përfshirë në këtë skandal, do marrë përgjegjës­inë e merituar

-

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e konsideroi shantazh kundër institucio­neve publike të sigurisë, audiopërgj­imin e supozuar të vëllait të tij, Agron Xhafaj. Sipas tij, veprimi është tipik mafioz dhe kushdo që është i përfshirë në këtë, që ai e quan skandal të madh, do të marrë përgjegjës­i ligjore. Gjatë një konference për shtyp, Xhafaj tha se fabrikimi i një fakti kriminal të paqenë për ministrin e Brendshëm dhe familjarë të tij, përbën një shantazh kundër institucio­neve publike të sigurisë. Audiopërgj­imi, sipas tij, është një mashtrim dhe nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Për akuzat e opozitës për falsifikim­in e Kodit të Procedurës Penale, Xhafaj tha se kjo është akuza më qesharake që ka dëgjuar për veten. Ndërsa sqaroi se Shqipëria e ka ratifikuar këtë konventë që në vitin 1998, pra ky lloj kushti ishte, gjithsesi i zbat- ueshëm në sajë të përparësis­ë që marrëveshj­et ndërkombët­are kanë mbi legjislaci­onin vendas, sipas Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë. Të njëjtën disiplinë e kanë adoptuar dhe e zbatojnë të gjitha vendet europiane, duke filluar që nga Austria e duke mbaruar te Zvicra. Në të gjitha këto shtete, në rastet e vendimeve gjyqësore në mungesë, ekstradimi është i mundshëm, vetëm nëse shteti kërkues jep garanci për rigjykim. Më tej, ministri i Brendshëm tha se, për ligjin shqiptar në fuqi, ndjekja penale dhe dënimi penal që duhet ekzekutuar në rastin e vëllait të tij është parashkrua­r. E megjithatë, Xhafaj thotë se si vëlla i tij nuk e ka nxitur as atëherë dhe as sot që të kryente këtë akt. Më poshtë, deklarata e plotë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania