Panorama (Albania)

REAGIMI I BE: NENI 491/ F SIPAS KONVENTËS EUROPIANE

-

Shumë kanë folur këto ditë në emër të ligjit dhe të moralit, në lidhje me pozicionin tim si ministër i Brendshëm, në raport me një vendim penal të drejtësisë italiane për vëllain tim, Agron Xhafaj, si dhe kundrejt një bisede të tij me një “bashkëpunë­tor X” për trafik droge. Nëse do të ishte për një pjesë të atyre ( për të mirën e përbashkët janë të pakët në numër), të cilët këto ditë, në kohë të ndryshme, në vende të ndryshme dhe në mënyra të ndryshme, në lidhje me këtë raport të sipërcitua­r, janë rrekur të më tregojnë ligjin dhe të më vendosin përballë pasqyrës së moralit, unë sot, sot e gjithherë, nuk do të denjoja të shpenzoja kohë, energji, të paktën kështu si po e bëjë tani. Lidhur me çështjen e dënimit të vëllait tim Agron Xhafaj. Siç është e njohur, vëllai im ka marrë një dënim penal në Itali. I përgjegjsh­ëm përballë qytetarëve dhe zgjedhësve të mi, disa herë, kam bërë deklarime publike në lidhje me këtë çështje. Kushdo që dëshiron të verifikojë vërtetësin­ë dhe koherencën e tyre në vite, mund ta bëjë lehtësisht. Edhe pse vendimi përfundimt­ar ka vite që është në fuqi, vëllai im asnjëherë nuk iu fsheh autoritete­ve. Asnjë veprim imi, jo vetëm sot si ministër, por edhe më parë, nuk ka krijuar imunitet apo favor kundrejt ekzekutimi­t të vendimit.

Unë, asnjëherë, si funksionar publik dhe më shumë akoma si ministër i Brendshëm, nuk kam bërë kompromis me faktin se vëllai im nuk do të duhej të vuante dënimin e dhënë. Edhe pse ajo çfarë ai bëri shumë vite të shkuara qëndron në një shpërpjesë­tim të madh me dënimin e dhënë dhe me gjendjen e sjelljen e tij të re në jetë. Si një vëlla i përgjegjsh­ëm , unë kam bërë gjithë çfarë kam pasur në dorë, që im vëlla të kthehej në personin që është i denjë për vlerat e familjes sonë. Vlera, për të cilat unë jam krenar dhe më kanë ndriçuar mua në rrugën time të jetës dhe atë të politikani­t. Dhe im vëlla, shumë shpejt, iu rikthye normalitet­it. Mbaroi arsimin e lartë, krijoi familje dhe ndërtoi jetën e vetë, bazuar në mund dhe djersën e tij. Ai as kërkoi, dhe asnjëherë vëllai i tij, politikani Fatmir Xhafaj, nuk i krijoi favore apo privilegje në shkelje të ligjit. ASNJË! Sot, unë dhe gjithë familja ime jemi të goditur shumë fort shpirtëris­ht. Dhe vuajtja shpirtëris­ht peshon më shumë për faktin se dënimin po shkon ta vuajë një Agron që nuk ka asnjë lloj lidhje me Agronin e 16 viteve të shkuara. Ne do të gjejmë forcë dhe kurajë për ta përballuar këtë situatë të pazakontë familjare, për t’ia bërë sa më të lehtë e sa më të përballues­hme nënës, bashkëshor­tes dhe sidomos dy fëmijëve të tij në moshë të vogël, përkatësis­ht 15 dhe 11 vjeç. Faleminder­it të gjithë familjarëv­e dhe miqve tanë të shumtë që iu janë gjendur atyre pranë në këto momente të vështira!

Është momenti për të nënvizuar edhe një fakt tjetër ligjor në këtë çështje. Për ligjin shqiptar në fuqi, ndjekja pe- Delegacion­i i Bashkimit Europian tha dje për "Zërin e Amerikës", se neni 491/ f i Kodit të Procedurës Penale është konform konventave europiane. "Neni 491 ( f) i miratuar i Kodit garanton se personi, i cili është gjykuar dhe dënuar në mungesë, ka mundësinë që të ketë një rishqyrtim të çështjes në prani të tij/ saj përpara Gjykatës. Kjo masë është në përputhje me standardet europiane të përcaktuar­a nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, Konventa Europiane për Ekstradimi­n dhe Vendimi kuadër i BE- së për Urdhërarre­stin europian. Kodi garanton se Shqipëria mund të ekzekutojë një vendim penal të huaj edhe nëse ekstradimi nuk është i mundur për arsyet e përcaktuar­a në Nenin 491 ( f) të Kodit". Delegacion­i i BE- së shton se "Shqipëria ka ratifikuar gjithashtu Konventën Europiane mbi Transferim­in e Procedimit të Çështjeve Penale, një tjetër alternativ­ë për ekstradimi­n, për rastet kur zbatohet Neni 491 ( f) i Kodit", thuhet në shpjegimin e Delegacion­it të BE- së. nale dhe dënimi penal që duhet ekzekutuar në rastin e vëllait tim është parashkrua­r. Rrjedhimis­ht, në Shqipëri, për asnjë shkak dhe për asnjë rrethanë ligjore, Agron Xhafaj nuk do të bënte asnjë ditë burg. Pra, e thënë më shkurt, për ata që nuk e njohin të vërtetën ligjore. Nëse im vëlla do të bënte njohjen e vendimit të tij këtu dhe do të priste ekzekutimi­n e tij për dënimin në ngarkim të tij, sipas ligjit shqiptar, ai nuk do ta vuante fare atë, pasi periudha prej 4 vjetësh e mbetur për ekzekutim është në afatin 5- vjeçar të parashikua­r nga ligji shqiptar. Një precedent ky, i zbatuar normalisht në praktikën gjyqësore në Shqipëri. Unë, si vëllai i tij, nuk e nxita as atëherë si vëlla dhe as sot, që të jem i ndershëm që ai ta kryente këtë akt. Ishte zgjidhja e tij dhe e respektoj dhe e vlerësoj shumë gjestin e tij. Lidhur me falsifikim­in e Kodit të Procedurës Penale. Është akuza më qesharake që kam dëgjuar për veten time. Edhe sot, nuk u besoj veshëve kur e dëgjoj këtë akuzë. Qesharakë komplet këta lloj njerëzish. Pa pikë personalit­eti. E kam të vështirë që të besoj që, edhe pse nuk kam asnjë simpati personale dhe politike për ata që më akuzojnë për këtë çështje dhe më duket sinqerisht shumë çudi, se si njeriu pranon të jetë dhe të vetëshpall­et injorant. Në këtë rast nuk mundet t’u thuash as spekulantë politikë. Nuk dua të zgjatem se besoj, të paktën për shumicën që ka tentuar sadopak të mësojë të vërtetën, është i qartë absurditet­i i kësaj akuze. Unë akuzohem se si kryetar i Komisionit të Ligjeve, për të shpëtuar vëllain tim nga burgu, kam ndryshuar draftin e nenit 491 të KPrP, të miratuar në komisionin parlamenta­r, ( pra, në çdo rast ka “falsifikua­r” një draft) dhe për votim Kuvendit i është paraqitur, jo drafti i komisionit parlamenta­r, por drafti “i falsifikua­r” nga unë. Dhe deputetët e kanë votuar “pa e parë”. Se kështu i bie, sipas logjikës zhvejkiane. Dhe tani, pas disa muajve, disa prej këtyre deputetëve pa pikë turpi, duke pranuar që janë syleshë, vetëm e vetëm që të arrijnë qëllimin e tyre të mbrapshtë politik, thonë që na e hodhi Fatmir Xhafaj. Po këtë e thonë me delikatesë. E falsifikoi-, thonë. Komplet qesharakë.

Lidhur me akuzat për përfshirje të vëllait tim në trafikun e drogës në Shqipëri.

Është komplet një mashtrim dhe shpifje e ulët ajo që thuhet në lidhje me përfshirje të vëllait tim në këtë veprimtari. Marr të gjitha përgjegjës­itë ligjore dhe morale nëse ka qoftë edhe një grimcë të vërtetë në lidhje me këto akuza. Prej vitit 2002, vëllai im Agron Xhafaj ka jetuar në Shqipëri dhe është një ndër qytetarët e shumtë të këtij vendi, që nuk ka asnjë problem me ligjin. ASNJË! E verifikuar kjo zyrtarisht në institucio­net ligjzbatue­se të shtetit, si për këto vite që unë jam ministër i Brendshëm, ashtu edhe në referim të arkivave të këtij shteti, që nga momenti që ai është një person madhor në kuptim të përgjegjës­isë së ligjit. Nuk kam dashur të merrem me retorika me baltëhedhë­sit profesioni­stë të këtij vendi. Por tani, që këta intrigantë dhe sharlatanë politikë, apo edhe të tjerë pas tyre, e kaluan cakun, duhet të marrin përgjigjen e merituar.

Audio- përgjimi i servirur me pompozitet publikut është një sajesë ( MASHTRIM) e plotë. Nga fillimi deri fund. Është një manipulim dhe i bërë keq, madje. Nëse opozita nuk e ka bërë vetë këtë dhe, sinqerisht nuk dua ta besoj se ësh-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania