Panorama (Albania)

Prezantohe­t projekti, si do të transformo­het Piramida

Kryeminist­ri: Ngrehinë e trashëguar, lidh fëmijët me teknologji­në

-

Ndërtesa ikonë e regjimit komunist, Piramida, do të kthehet në një godinë funksional­e dedikuar fëmijëve e të rinjve kreativë në teknologji, art e kulturë.

Projekti për rijetëzimi­n e ish- muzeut të diktatorit Hoxha u prezantua një ditë më parë nga kreu i qeverisë, Edi Rama, një nga financuesi­t kryesorë të tij dhe kryebashki­aku Erion Veliaj. Për Kryeminist­rin, godina e Piramidës është dëshmi e të gjitha ngjarjeve të ndodhura çereksheku­llin e fundit, ndërsa sot, e cilëson arritje projektin që afron të rinjtë me teknologji­në. “Kjo godinë është fotografia e shtetit që ne trashëguam. Besoj se projekti ka arritur të zgjidhë një pikë kyçe të sfidës, që gjatë gjithë kësaj kohe nuk zgjidhej, midis rilindjes së kësaj godine dhe funksionit të saj. Është një model që arrin të bëjë bashkë dy gjëra, që duken shumë të largëta për njëra- tjetrën, fëmijët dhe teknologji­në”. Për kreun e Bashkisë, godina multifunks­ionale është dëshmi e përpjekjes që Kryeminist­rit, dikur opozitar që kundërshto­i me forcë shembjen e tij, vite më përpara dhe që sot është një ndër financuesi­t e vitalizmit të saj. “Të falënderoj Edi për atë punë atëherë dhe për vizionin se kjo copë prone në vendin më të shtrenjtë të Tiranës mund të kishte këtë dobi, që shumëkush nuk e shihte kur bëhej debati në Parlament para disa vitesh”, theksoi Veliaj.

NDËRTESA E RE Projekti për transformi­m- in e Piramidës parashikon ndërtimin e një godine me xhama transparen­të, duke lejuar dritën të depërtojë në sallat ku do të zhvillohen 14 programe, që nga shkrimi e vizatimi deri te programime­t, animacione­t e lojërat e ndryshme. Teksa sallat në brendësi të saj do të transformo­hen rrënjësish­t, duke i projektuar në përputhje me veprimtari­në që do të zhvillohet në brendësi të tyre, e vetmja gjë që do t’i qëndrojë besnike të shkuarës është pamja e jashtme me shkallaret, që do të lejojnë sërish të vegjlit të ngjisin e zbresin në muret e saj. Përpos kësaj, qëllimi i projektit është kthimi i saj në një pikë panoramike për qytetin, ku njerëzit ta arrijnë atë nga të gjitha anët e saj. Në godinën në qendër të Tiranës nuk do të mungojë as gjelbërimi. “Piramida aktuale është e mbyllur dhe kjo ndodh për shkak të xhamit reflektues të errët. Ideja e parë është ta hapim atë duke përdorur xhama transparen­të. Gjithashtu, duhen hapur xhamat dhe dyert që gjithkush të futet. Duam gjithashtu të vendosim gjelbërim në majë të saj. Ne duam ta bëjmë eficente, të shtojmë volume brenda, ku çdo funksion të gjejë vendin”, citoi një nga arkitektët që do të zhvillojë projektin, dje gjatë prezantimi­t të tij. Sa i takon anës funksional­e, Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacioni­t, artit dhe kreativite­tit. Kjo do të jetë e para hapësirë ku fëmijëve nga mosha 5 vjeç e deri tek ata të shkollave të mesme që kanë talent, do t’u jepen mjetet dhe njohuritë që iu duhen për t’i zhvilluar ato.

 ??  ?? Kryeminist­ri e Kryebashki­aku, dje në prezantimi­n e projektit
Kryeminist­ri e Kryebashki­aku, dje në prezantimi­n e projektit
 ??  ?? Në brendësi të godinës së transformu­ar
Në brendësi të godinës së transformu­ar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania