Panorama (Albania)

Tragjedi në stokun e kromit, vdes nëna e katër fëmijëve

Gruaja dilte për të siguruar bukën, e përplasi një kamion

- BULQIZË/ ALBI LALA

Banorët që kanë qenë me të, janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë dhe më pas, me një mjet privat, e kanë dërguar në spitalin e qytetit. Por plagët e shumta dhe humbja e gjakut i shkaktuan vdekjen gruas nga Bulqiza

Tjetër ngjarje tragjike në zonën mineralmba­jtëse të Bulqizës, ku viktimë ka mbetur një grua, nënë e katër fëmijëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje, duke shënuar viktimën e gjashtë brenda pesë muajve. Por këtë herë, tragjedia e radhës ndodhi jo në galeri, por në sipërfaqe, aty ku dhjetëra banorë të Bulqizës mbledhin krom për mbijetesë. Sipas të dhënave në vendngjarj­e, Shpresa Rama, rreth 50 vjeçe, po mblidhte krom në zonën D, në një zonë që në gjuhën teknike quhet “pjacave”, bashkë me shumë banorë të Bulqizës, kur krejt papritur është përplasur nga një kamion i tonazhit të lartë. Banorët që kanë qenë me të, janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë dhe më pas, me një mjet privat, e kanë dërguar në spitalin e qytetit. Por plagët e shumta dhe humbja e gjakut i shkaktuan vdekjen gruas nga Bulqiza. Shoqet e punës i thanë Policisë se askush nuk e ka kuptuar qartë si ndodhi ngjarja e rëndë, teksa ato ndodheshin në një shesh ku ngarkohesh­in kamionët dhe mblidhnin ç’të mundnin nga ajo që mbetej apo binte nga rimorkio e mjetit të rëndë.

“Po punonim në pjacale. Po mblidhnim krom. Secila punonte për llogari të saj. Nuk e kemi parë momentin kur Shpresa u përplas nga kamioni, por kur ajo ra përtokë, dëgjuam ulërima. I shkuam shpejt në ndihmë, por ajo ishte pa ndjenja. Nuk reagonte fare. Shpresa kishte dalë si çdo ditë për të mbledhur krom, për të siguruar bukën e katër fëmijëve, një djalë dhe tri vajza. Është divorcuar para shtatë a tetë vitesh dhe gjithçka e përballont­e e vetme. Tashmë, katër fëmijët e saj mbetën jetimë dhe pa asnjë mbështetje financiare”, u shprehën shoqet e Shpresa Ramës, të cilat dje, ashtu sikurse ajo, kanë qenë duke mbledhur krom.

Në vendin e ngjarjes mbër- ritën oficerët e Policisë Gjyqësore, të cilët kanë nisur hetimet. Në sheshin ku grumbulloh­ej krom është gjetur Lirim Senalla, banor i Bulqizës, drejtuesi i kamionit që shkaktoi ngjarjen e rëndë. Ai është shoqëruar nga efektivët drejt Komisariat­it. I pyetur për rrethanat e ngjarjes, ai nuk ka dhënë ndonjë përgjigje që do t’i shërbejë hetimit. Herë pas here, ai ka përsëritur refrenin “nuk mbaj mend asgjë, nuk kam parë asgjë”. Por specialist­ët që merren me ngarkimshk­arkimin e makinave të tonazhit të lartë kanë pohuar se ngjarja ka gjasa të ketë ndodhur në momentin kur makinat shkarkojnë materialin që kanë në kazanin e tyre. Në këtë moment, ato lëvizin afro një metër, para- prapa, gati në mënyrë të pavullnets­hme. Pikërisht në këto çaste, Rama mund të jetë përplasur nga makina që shkarkonte kromin dhe gurët e nxjerrë nga miniera.

Policia po heton gjithashtu se përse janë lejuar qytetarët të punojnë në këtë sheshpushi­mi dhe pse nuk janë marrë masa mbrojtëse. Sipas të dhënave, viktima punonte zakonisht në stoqet e kromit dhe siguronte të ardhura për bukë, energjinë elektrike, ushqimet, veshmbathj­en e fëmijëve. Disa herë, ajo kishte trokitur në bashki për një vend pune, por kishte marrë përgjigje negative nga autoritete­t lokale.

 ??  ?? Gratë duke mbledhur krom
Gratë duke mbledhur krom
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania