Panorama (Albania)

Grizman në “habitatin” e artë, Atletiko i bën tre

Spanjollët perfekt, triumfojnë në çdo finale të kompeticio­nit

-

E treta herë në finale dhe spanjollët shtojnë në tre numrin e triumfeve në Europa Ligë.

Mirëpo, si për ironi të fatit, numrat përsëriten me Marsejën, por në aspektin negativ. Francezët, dje në Lion, kanë luajtur të tretën finale të këtij kompeticio­ni në historinë e tyre, dhe ishte e treta disfatë. Atletiko e Madridit ka triumfuar në Lion, duke e bërë sezonin të suksesshëm me arritjet e deritanish­me. Diego Simeone, pas pezullimit të marrë, ishte i detyruar që të mos e drejtonte skuadrën e tij nga stoli. Mirëpo, skemat, taktika, grinta dhe dëshira e "los kolçoneros", bënë të mundur që spanjollët të festonin në Francë.

GOLAT

Një gabim i portierit bëri të mundur hapjen e sfidës. Pasim në rivënien fundore, bëri që Grizman të dilte në hyrje të zonës dhe duke kaluar portierin në krahun e kundërt, shënon të parin gol. ishte minuta e 21- të dhe ky episod do të mjaftojë deri në fund të këtij fraksioni. Në pjesën e dytë, ishte sërish francezi që ndryshoi shifrat e takimit. Një kundërsulm i Atletikos, dhe francezi gjendet në zonë, ku i duhet të driblojë dhe të kalojë portierin kundërshta­r me një parabolë të lehtë. Atletiko e çon në 2- 0 dhe deri në fund, Marseja tenton të pamundurën. Gabi vulos sfidën, pasi merr një pasim në zonë, gjuan tokazi dhe shënon, 3- 0. Zëvendësim­i i Pajet në pjesën e parë për shkak dëmtimi, e konfirmoi akoma më shumë së është e Pamundur. Atletiko dhe Diego Simeone janë një binom suksesi për "los kolçoneros"…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania