THIRRJA E RIVLIN
Tensionet diplomatike mes Turqisë dhe Izraelit po rriten çdo ditë që pas ceremonisë së inaugurimit të zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jerusalem. Të hënën, në Rripin e Gazës u vranë nga ushtria izraelite rreth 60 protestues palestinezë, të cilët dolën për të kundërshtuar njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e SHBA- së. Protestuesit ishin të paarmatosur dhe ngjarja ka provokuar kritika dhe thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët. Një deklaratë në Këshillin e Sigurimit e paraqitur nga Kuvajti, e cila kërkonte hetimin dhe dënimin e Izraelit për vrasjen e protestuesve të Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, bëri thirrje për përmbajtje në tensionet Izrael- Turqi mbi vrasjen e rreth 60 palestinezëve nga forcat izraelite në Gaza. Rivlin u bëri thirrje të dyja palëve të tregojnë përmbajtje dhe të qetësojnë retorikat e tyre, duke shtuar se Izraeli po mbronte kufijtë e tij, “Nga çdokush që do të donte të ndikonte në ekzistencën e Izraelit”. paarmatosur, u bllokua nga SHBA- ja, e cila akuzoi Hamas për provokimin e dhunës. Por tani është Turqia, e cila po kërkon që Izraeli të gjykohet. “Izraeli duhet të gjykohet nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për masakrën e fundit që ka kryer kundër palestinezëve, njël- loj si çdo krim kundër njerëzimit”, u shpreh ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu. Ai tha se kërkesën duhet ta nisë Palestina, meqë nuk mund të niset nga një palë e tretë dhe se Turqia do t’i sigurojë të gjithë asistencën ligjore Palestinës për këtë qëllim. “Izraeli duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij”, tha Çavusoglu. Që pas ngjarjes së 14 majit, shkëmbimet e mesazheve fyese dhe sulmuese mes Turqisë dhe Izraelit nuk kanë reshtur. Në fillim Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se Izraeli po sillet si shtet terrorist. Ndërsa Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, kundër- akuzoi Erdogan se ai e njeh mirë torturën dhe terronin pasi ndihmon Hamas, grupi militant që qeveris në Gaza. Erdogan sërish u kundërpërgjigj duke i dhënë një leksion mbi humanizmin: Të lexojë 10 urdhëresat! Të enjten i biri i Net- anjahut shkroi në “Instagram”in e tij “Të q.... a Turqinë”, por më pas e fshiu mesazhin. Përplasjet ishin të dukshme dhe në kuadrin diplomatik. Turqia dëboi ambasadorin izraelit nga Ankaraja ndërsa Parlamenti izraelit, si kundërpërgjigje, njohu gjenocidin armen.