Panorama (Albania)

Mattarella jep mandatin, Conte: Do të ruaj rrugën europiane

-

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i ka caktuar detyrën e formimit të qeverisë kandidatit të Legës dhe Lëvizjes 5 Yjet për Kryeminist­ër, pasi konfirmoi edhe njëherë në mëngjes me liderët e dy forcave më të mëdha politike nga zgjedhjet e 4 marsit, se ai ishte emri i duhur dhe se ata kishin shumicën për qeverinë. Conte do të bëhet Kryeminist­ri ( apo Presidenti i Këshillit) i qeverisë së 65- të në historinë e republikës italiane. Presidenti Mattarella e priti Conte- n në Presidencë dhe i ngarkoi detyrën e formimit të qeverisë së re. Sipas mediave italiane, Conte ka pranuar me rezerva dhe ka bërë të ditur se dëshiron të jetë avokati mbrojtës i të gjithë popullit ital- ian”. Në fjalimin e tij të shkurtër në Presidencë, Conte tha se do të ruante rrugën europiane të Italisë, por do t’u përmbahej edhe marrëveshj­eve të brendshme mes forcave politike të shumicës. “Dua t’i jap jetë një qeverie nga ana e qytetarëve dhe që do të ruajë inter- esat e tyre. Mezi po pres që të nis punën seriozisht”. Giuseppe Conte, jurist dhe docent në Universite­tin e Firences, ishte përmendur edhe para 4 marsit si ministër i Administri­mit Publik nga lista e qeverisë së Lëvizjes 5 Yjet, të paraqitur para zgjedhjeve, nga një qeveri e mundshme e Luigi Di Maio. Por në negociatat mes 5 Yjeve dhe Legës për formimin qeverisë, emri i tij ishte ai, për të cilin të dyja palët ranë dakord. Në ditët në vazhdim pritet propozimi i tij për kabinetin qeveritar. Por skuadra është gati, pasi për këtë kanë punuar të dy liderët e shumicës, Di Maio dhe Matteo Salvini. Kjo do të thotë se që të martën e ardhshme kabineti mund të jetë gati për t’u votuar në Dhomën Përfaqësue­se. Matteo Salvini, kreu i Legës, ka garantuar se kabineti qeveritar do të ketë autonom- inë dhe besimin maksimal. Kreu i grupit parlamenta­r të 5 Yjeve në senat, Danilo Toninelli, tha se ndryshe nga herët e tjera, mocioni i besimit të qeverisë do të jetë i motivuar nga një seri tematikash të pranishme edhe në kontratë ( programi qeveritar).

 ??  ?? Sergio Mattarella dhe Giuseppe Conte
Sergio Mattarella dhe Giuseppe Conte

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania