Panorama (Albania)

Qeveria, taksë e re shtesë për makinat e përdorura

Zbardhet dokumenti i Ministrisë së Mjedisit. Për makinat e përdorura, që vijnë nga jashtë, të aplikohet një tarifë për importin, që shërben për asgjësimin e tyre

-

Qeveria propozon tarifë për makinat e përdorura, që vijnë nga importi.

Tarifa për mjetet e përdorura, që vijnë nga importi apo shiten nga koncesiona­rët, do të përdoren për asgjësimin e mbetjeve të makinave, që janë në fund të jetës apo siç njihen ndryshe makina, për skrap. Propozimi për vendosjen e tarifës, vjen në kuadër të “Strategjis­ë kombëtare të menaxhimit të integruar të mbetjeve”, të hartuar nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit. Në strategji thuhet se, nga 30 mijë deri në 40 mijë makina të importuara që nga 2013 në vend, 80 për qind e tyre ishin më të vjetra se 10 vjet. Referuar të dhënave që jepen nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës, në strategji vlerësohet se rreth 161,607 makina që qarkullojn­ë në vend, përbëjnë kontingjen­t të mjeteve në fund të jetës. Por shifrat e këtyre makinave priten të jenë në rritje, pasi qeveria përfshin edhe mjetet e aksidentua­ra, mbetjet e të cilave duhen asgjësuar. Nga ana tjetër, strategjia parashikon të rrisë menaxhimin e mjeteve në varreza, duke rritur objektivat e riciklimit pas 2020- s. “Këta dy objektiva, pas janarit të 2020- s, do të rriten me 5 për qind secili, ku prodhuesit e automjetev­e në fund të jetës duhet të sigurojnë rikuperimi­n e 95 për qind të automjetev­e, sipas peshës me- satare për një automjet, për një vit kalendarik dhe të ripërdorin dhe riciklojnë të paktën 80 për qind të automjetev­e, sipas peshës mesatare për një automjet për një vit kalendarik”, thuhet në dokumentin zyrtar. Kostot e asgjësimit të makinave që grumbulloh­en në varreza, parashikoh­en të mbulohen me vendosjen e një tarife për importin e tyre. “Ministritë e linjës duhet të hartojnë programe informimi për të inkurajuar qytetarët, pronarët e automjetev­e në fund të jetës, për t’i sjellë ato në pikat e duhura të mbledhjes. Me rëndësi është vendosja e një tarife për importin dhe prodhimin e automjetev­e, për të mbuluar koston e tyre të as- gjësimit”, thuhet në strategji. Qytetarët sot, kur blejnë një makinë të përdorur jashtë vendit, paguajnë vetëm 20 për qind TVSH për zhdoganimi­n. Propozimi për vendosjen e një tarife për makinat e përdorura të importuara, nuk saktëson nëse kjo do të paguhet për gjitha kategoritë e makinave, sipas standardit euro. Në strategji ende nuk konkretizo­het, nëse do të ketë një tarifë të diferencua­r për një makinë “euro 3”, që i përket vitit të prodhimit 1 janar 2000 deri në 31 dhjetor 2004, me moshë më shumë se 10- vjeçare mes një makine “euro 5”, që i përket vitit të prodhimit nga 1 janari 2010 deri në 31 dhjetor 2015, me përdorim nën 10 vjet.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e strategjis­ë së Ministrisë së Mjedisit
Faksimile e strategjis­ë së Ministrisë së Mjedisit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania