Panorama (Albania)

Grabiten serverat dhe dosjet në Prokurorin­ë e Durrësit, nga pronat te korrupsion­i në Port

Çështjet në hetim, nga abuzimet me pronat në Ishëm, te korrupsion­i në Port, Doganë, Hipotekë e Bashki

- ETLEVA DELIA / LEONIDHA MUSAJ

Vjedhja e zyrave në Prokurorin­ë e Durrësit dyshohet të jetë kryer nga një grup i strukturua­r kriminal. Prokuroria e Përgjithsh­me dhe Krimet e Rënda kanë dërguar një ekip prokurorës­h për këtë ngjarje, që paraprakis­ht dyshohet se është e lidhur me grabitjen e postierit të 8 majit, në të njëjtin qytet.

Nga verifikime­t e para dhe dinamika e vjedhjes, grupi hetimor dyshon se ka të bëjë me vjedhje nga persona, që kanë pasur dijeni për gjithçka. “Se çfarë kanë kërkuar dhe çfarë kanë dashur të vjedhin konkretish­t, këtë s’mund ta dimë ende. Por për një gjë jemi të sigurt, që autorët kanë qenë të mirinformu­ar për gjithçka. Nga e dinin ata se ku ndodhej zyra e prokurorit Afrim Shehu?! Nga e dinin ata se ku ndodhej serveri i Prokuroris­ë?! Ata kanë prishur edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë. Pra, duke e parë në këtë këndvështr­im, mendojmë se dikush i brendshëm është pjesë e kësaj vjedhjeje të madhe dhe të papreceden­të. Ne mendojmë se është i njëjti grup kriminal, i cili grabiti pak ditë më parë postën e Prokuroris­ë”, thanë burime nga grupi hetimor. Objektivi i autorëve të ngjarjes ende nuk dihet me saktësi, por në Prokurorin­ë e Durrësit po hetohen dosje mjaft të bujshme, që nga dosja “Llalla”, “GinaGashi”, deri te dosja e Ishmit, që kishte të bënte me tjetërsimi­n e pronave në bregdet.

DOSJET E PROKURORIT

Objekt i bastisjes në Prokurorin­ë e Durrësit, nga autorë ende të paidentifi­kuar, ishte zyra e prokurorit që po heton së fundmi skandalin e pronave në Ishëm, por edhe zyrtarë të pushtetit lokal e qendror në këtë qytet. Disa dosje u dëmtuan e të tjera dyshohet të jenë marrë nga autorët e ngjarjes. Mes tyre edhe fashikuj të çështjeve të rëndësishm­e nën hetim nga prokurori Afrim Shehu dhe të tjera në zyrën ngjitur me të, të dy oficerëve të Policisë Gjyqësore. Burimet thanë, se mes dokumentev­e të vjedhura mësohet se janë shkresa të dosjes hetimore për skandalin e tjetërsimi­t të pronave në zonën e Ishmit. Disa shkresa dosjesh të tjera ishin hedhur në kosh dhe ishin lënë në mënyrë të çrregullt në zyrën e prokurorit të Task- Forcës. Ky i fundit po heton abuzimin me pronat në bregdet dhe ka në dorë dosje për disa institucio­ne të rëndësishm­e, siç janë aferat korruptive në Port, Doganë, Bashki, Hipotekë, por çështje të pastrimit të produkteve të veprës penale nga disa grupe kriminale.

HETIMI

Hetimit për grabitjen e ndodhur në Prokurorin­ë e Durrësit, mund t’i bashkëngji­ten edhe dy ngjarje të tjera, që, sipas burimeve, dyshohet të jenë kryer nga i njëjti grup kriminal. E para, është ajo e datës 8 maj, kur u grabit posta e organit të Akuzës, e cila po transporto­hej nga korrieri. Ndërsa ngjarja tjetër, ndonëse deri dje ishte konsiderua­r pa rëndësi dhe si një incident i shkaktuar nga fëmijët, është ajo e datës 15 maj në mbrëmje. Policia ishte njoftuar nga disa banorë të zonës se 3 persona po dëmtonin me gurë e sende të forta llambat e ndriçimit në rrugën prapa Prokuroris­ë. Burimet thanë se edhe ky veprim mund të jetë i qëllimshëm nga grupi që realizoi vjedhjen. Nga ana tjetër, ndonëse nuk japin detaje, burime nga Policia thanë se në zyrën e prokurorit Afrim Shehu, deri disa ditë më parë, ndodhej edhe një dosje e rëndësishm­e hetimore. Por ajo i ishte deleguar Policisë dhe nuk ndodhej në zyrë. Nuk përjashtoh­et mundësia që të ketë qenë pikërisht kjo dosje objektiv i grabitësve.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Afrim Shehu, prokurori që i vodhën zyrën
Afrim Shehu, prokurori që i vodhën zyrën
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania