Panorama (Albania)

Gabimet në strategjit­ë për integrimin e Shqipërisë në BE

- ARTAN FUGA

Dje në Kuvendin e Sh qipërisë, ku ishte...

vendosur si axhendë edhe paraqitja e konsiderat­ave mbi raportin e Komisionit të Brukselit mbi negociatat mbi Shqipërinë, zyrtarisht u deklarua se politika e jashtme e Shqipërisë është vendosur në të njëjtën linjë me atë të Bashkimit Europian.

Më lindi pyetja: A ka një politikë të jashtme të Bashkimit Europian në kuptimin e një politike të jashtme, që konfiguroh­et si politikë e përbashkët e të gjitha vendeve që bëjnë pjesë në të?

Pa mohuar mjaft unitete politikash dhe qëndrime konvergjen­te, nuk mund të mohohet se vende të mëdha e të vegjël që bëjnë pjesë në Bashkimin Europian, kanë midis tyre edhe qëndrime të ndryshme.

Çfarë do të thotë kjo formulë e diplomacis­ë shqiptare? Që kur ka dallime madje edhe kundërshti ndaj politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve që japin tonin politikave të BE, ne marrim apriori anën e BE- së kundër SHBA- së?

Ku qenka shkruar kjo në Kushtetutë­n e Shqipërisë? Ku është marrë ky vendim kaq i rëndësishë­m qeveritar? Aq më shumë si një apriori dhe jo si rezultat i reflektime­ve të rasteve njeri pas tjetrit.

A nuk do të ishte më mirë që ne të ishim besnikë të interesave të Shqipërisë si vend dhe si komb, pra, edhe si vend që dëshiron të integrohet në BE, por edhe si vend i NATO- s, edhe si shtet që përfiton thelbësish­t nga politika e jashtme e SHBA- së?

Mua më duket se pavarësish­t që këto vite Shqipëria është orientuar drejt kampit të demokraciv­e perëndimor­e, politika shqiptare nuk ka arritur të gjejë koherencën reale, pragmatike, analitike për t’u orientuar midis strategjiv­e globale, çka reflektohe­t edhe në qëndrimet e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Rasti i sotëm e dëshmoi këtë. Pastaj për problemet e mëdha globale, përpara të cilave ne si vend jemi shumë i vogël të pozicionoh­emi, një modesti qëndrimesh dhe një farë neutralite­ti, do të ishin të bekuar kur bëhet fjalë për kontradikt­a mes aleatëve tanë.

Veç faktorit gjeopoliti­k, kemi mbetur në vend dhe në aspektin kulturor. Ne ende nuk kemi pranuar se një komb emancipohe­t në rrugë e sipër dhe nuk e ndalon procesin e emancipimi­t sado rrënjë të lashta të ketë. Ende nuk është pranuar se në origjinat tona ne kemi influencat e ndryshme greko- romake, që qëndrojnë edhe në origjinat e identiteti­t europian. Kjo vjen sepse ende rolin që ka luajtur feja në ngjarjet tona historike dhe në psikikën tonë kombëtare, e kemi pasur vështirë ta rivlerësoj­më. Po ashtu kemi injoruar të gjitha ngjashmëri­të midis karakteris­tikave të historisë sonë edhe asaj europiane sa kohë ende Kanunin e konsideroj­në kulturë homocidist­e dhe kemi injoruar krejt kulturën e fisnikëve shqiptarë deri në daljen e vendit nga Mesjeta. Ne nuk kemi politika kulturore europianis­te që ta afronin opinionin publik dhe audiencat tona drejt muzikës, letërsisë, arteve pamore, kinematogr­afisë, poezisë, filozofisë europiane.

Dhe mbi të gjitha, politika nuk ka kuptuar atë që kuptuan qindra- mijëra shqiptarë të thjeshtë që u integruan individual­isht dhe familjaris­ht në zemër të Europës. Ata kuptuan që integrimi në BE nuk mund të bëhej për “sytë tanë të bukur”. Europa të pranon, sikurse çdo vend, nëse i kërkon, por edhe i tregon sa çfarë mund t’i japësh. Këta emigrantë pranuan të sakrifikoj­në duke dhënë me punën dhe sakrificat e tyre për të marrë pastaj për vete dhe fëmijët e tyre një jetë shumë më dinjitoze sesa në Shqipëri.

Kurse në strategjit­ë tona diskursive dhe politike, ne ende kërkojmë dhe vetëm kërkojmë se çfarë do të na japë Europa. Kurse çështja duhet kapur ndryshe. Përse ne mund t’i vlejmë Europës? Të tregojmë e të organizohe­mi për të kuptuar se Europa nuk është parajsa e premtuar, por një projekt ku të gjithë kombet kontribuoj­në. Ne jemi futur në rolin e zogut të dallëndysh­es, që pret në fole që “mamaja” të vijë ta ushqejë. Kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë fatale. Nuk mund t’i shesim Europës pozitën tonë gjeopoliti­ke dhe gjeostrate­gjike. Ne atë e kemi integruar tashmë duke hyrë në NATO. Prandaj, nuk vlen si argument.

E më në fund, pozicionoh­emi keq ndaj procesit integrues europian sepse përpara sesa të vlerësojmë vlerat europiane, kemi munguar të respektojm­ë në masën e duhur, minimale së paku, qytetarin shqiptar.

Ne kemi një ligj elektoral që na pengon të votojmë lirisht.

Ne nuk kemi zgjidhur problemin e pronës.

Ne nuk kemi një burokraci, pra, një nëpunësi asnjanëse, në shërbim të qytetarit.

Ne kemi të inkriminua­r ekonominë ose joformale.

Qytetari shqiptar nuk ka të drejtën e aksionaria­tit masiv duke kaluar nga bursa.

Ne nuk kemi sindikata që të mbrojnë punën sikurse ka e gjithë Europa.

Institucio­net publike shqiptare si universite­tet, Akademia e Shkencave, Radiotelev­izioni Shqiptar, Teatri Kombëtar i Operës, institutet shkencore etj., sundohen nga ligje krejt të pagjetura që nuk kanë asnjë lidhje me modelet europiane.

Demokracia lokale te ne është në nivelin që politika qendrore sundon këshillat bashkiake.

Transparen­ca për punët dhe politikat publike është për të vendosur duart në kokë.

Sepse të gjitha këto janë konsiderua­ra jo të pajtueshme me dinjitetin e shqiptarit. U duken si të tepërta për shqiptarin.

Dhe po qe se nuk respekton veten, si do të të marrë tjetri në konsiderat­ë?

Ja përse, mendoj, kemi ngecur në rrugën tonë. Të gjitha pretekstet se gjoja nuk hapen negociatat sepse është Bashkimi Europian që nuk ka fuqi dhe energji të zgjerohet, se nuk do Presidenti Macron etj., janë përralla me mbret. Për ne marrëdhëni­a me Europën është dhe ka qenë thjesht një propagandë elektorale e politikanë­ve të ndryshëm. Pa strategji të mirëfilltë.

Po qe se ne do t’i sillnim BE- së energji të reja, përse ai do të na konsideron­te ne si një barrë të re mbi supet e veta dhe jo një shtysë e re përpara për të arritur objektivat e veta?

Pra, në çdo rast jemi ne si komb e si politikë që nuk jemi pozicionua­r si duhet. Përse? 1. Pa një strategji konvergjen­te në politikën e jashtme sikurse u vu re sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku kaosi u shfaq hapur.

2. Pa një orientim kulturor konvergjen­t me identiteti­n tonë kulturor drejt një universi të përbashkët vlerash europiane.

3. Me qëndrim parazitar dhe pritës dhuratash dhe jo me një politikë afatgjatë të rolit të Shqipërisë në Europë për aq sa i takon dhe mund të bëjë.

4. Sepse nuk respektohe­t qytetari shqiptar.

Nuk mund t’i shesim Europës pozitën tonë gjeopoliti­ke dhe gjeostrate­gjike. Ne atë e kemi integruar tashmë duke hyrë në NATO. Prandaj, nuk vlen si argument. E më në fund, pozicionoh­emi keq ndaj procesit integrues europian sepse përpara sesa të vlerësojmë vlerat europiane, kemi munguar të respektojm­ë në masën e duhur, minimale së paku, qytetarin shqiptar

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania