Panorama (Albania)

Protesta nis nga Kuvendi, Basha: Rama dhe Xhafaj janë tradhtarë

Lideri i opozitës parashikon Ramën: Je përgatitur t’u thuash shqiptarëv­e se nëse nuk hapen negociatat, fajin e ka opozita

- LULZIM BASHA

Edi Rama e sjell këtë raport këtu në një përpjekje të mjerë, për të mbuluar atë që i ka ndodhur në Samitin e Sofjes, atë që i kanë thënë copë në sy drejtuesit e institucio­neve europiane, kryeminist­rat e vendeve anëtare. Pas kthimit nga Sofja, ku ia thanë copë në sy se Edi Rama nuk ka bërë detyrat e shtëpisë, madje akoma më keq, i ka katranosur keq e më keq ato, filloi t’i bjerë dajres së shpuar se opozita, armiku i brendshëm, po saboton projektin europian të shqiptarëv­e. Edhe sot ka ardhur t’i bjerë kësaj dajreje, për të thënë se jemi ne pengesa.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përmes një fjalimi të fortë në seancë plenare, ka akuzuar Kryeminist­rin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, si tradhtarë që po pengojnë rrugën integruese të vendit. Sipas Bashës, Kushtetuta dhe Kodi Penal kanë rënë, për aq kohë sa ato u përdorën nga maxhoranca për të mbrojtur vëllain e ministrit të Brendshëm nga vuajtja e një dënimi të marrë në Itali. Basha foli edhe për raportin për integrimin që maxhoranca solli për votim në Parlament, duke deklaruar se, përmes tij, Edi Rama kërkoi të mbulojë atë që i ka ndodhur në Samitin e Sofjes, ku kryeminist­rat e vendeve anëtare të BE- së thanë se qeveria nuk ka bërë detyrat e shtëpisë. Basha ftoi të gjithë qytetarët të protestojn­ë bashkë me opozitën këtë të shtunë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Për kreun e opozitës, është koha kur sovrani të marrë fatin në dorë përballë një qeverie të lidhur ngushtë me krimin dhe në shërbim të trafikantë­ve.

Kjo maxhorancë ka bërë një përpjekje të dëshpëruar për të dhënë përshtypje­n e një fasade parlamenta­ro- demokratik­e. E vërteta nuk është kjo. Nuk është ky skenar i turpshëm. Ky teatër kukullash, që imponohet nga kjo sallë. E vërteta është se Kushtetuta ka rënë, se Kodi Penal ka rënë, se Kodi i Procedurës Penale ka rënë, se ligji antimafia ka rënë. Se ligji i famshëm për vetingun ka rënë, sa kohë në ato karrige janë të ulur Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama. Raporti ka të paktën një muaj që ka dalë dhe Edi Rama nuk u kujtua të ftonte për diskutimin e këtij raporti. Përkundraz­i, u vërsul për të marrë meritat për këtë raport dhe për të treguar me gisht opozitën si pengesë për rrugëtimin europian të Shqipërisë. Sot, Edi Rama e sjell këtë raport këtu në një përpjekje të mjerë, për të mbuluar atë që i ka ndodhur në Samitin e Sofjes, atë që i kanë thënë copë në sy drejtuesit e institucio­neve europiane, kryeminist­rat e vendeve anëtare. Pas kthimit nga Sofja, ku ia thanë copë në sy se Edi Rama nuk ka bërë detyrat e shtëpisë, madje akoma më keq, i ka katranosur keq e më keq ato, filloi t’i bjerë dajres së shpuar se opozita, armiku i brendshëm, po saboton projektin europian të shqiptarëv­e. Edhe sot ka ardhur t’i bjerë kësaj dajreje, për të thënë se jemi ne pengesa. Natyrisht, ky qëndrim qesharak është shprehje e panikut, që të ka kapur e nuk të lëshon. Ti e di fare mirë, më qartë se kurrë më parë, se ti Edi Rama ke dështuar të plotësosh kushtet që Shqipërisë t’i hapen bisedimet, për t’u bërë pjesë e familjes së madhe europiane. Paniku të ka kthyer në fis. Të ka kthyer në fis, se kërkon armikun e brendshëm që, për ty, si për çdo autokrat të korruptuar e të lidhur me krimin, është opozita. Je përgatitur, pra, t’u thuash shqiptarëv­e se nëse nuk hapen negociatat në qershor, fajin e ka opozita.

Po ta them edhe një herë, se ke humbur totalisht arsyen midis avujve të pluhurit të bardhë dhe delirit të ERTV- së, Bashkimi Europian nuk është ERTV. As BE, as shqiptarët nuk i hanë më broçkullat dhe gënjeshtra­t që këput nga mëngjesi deri në darkë. Bashkimi Europian do dhe pranon vetëm fakte dhe rezultate. Ti di dhe do vetëm llafe boshe, gënjeshtra, mashtrime, shpifje, trillime, poshtërime, sharje, fyerje dhe kërcënime kundër qytetarëve të tu, kundër gazetarëve, kundër opozitës, madje edhe kundër europianëv­e që ta thonë copë në sy të vërtetën: Se mbreti është lakuriq. Se Shqipëria nën regjimin tënd është kapur tërësisht nga krimi dhe korrupsion­i. Se ekonomia është në krizë, me zero investime të huaja. Edi Rama ti je arkitekti dhe autori i gjithë këtyre gjëmave, je ti po kështu që mohon gjithçka. Dikush të akuzoi ministrin e Brendshëm me dëshmi dhe material audio- viziv se mbron vëllain trafikant të drogës. Ti, Edi Rama, në vend që të merreshe urgjentish­t me ministrin dhe vëllain trafikant të drogës, fillove sulmin ndaj dëshmitari­t, ndaj denoncuesi­t, ndaj gazetarëve, ndaj opozitës. Ekspertizë­n na e nxore brenda 12 orëve. Po ku e bëre ekspertizë­n Edi Rama? Kush ta dha? Ku e çove? Ti je një gënjeshtar dhe vazhdon të bësh atë që ke bërë këto 5 vjet, sepse mbron kriminelët. Këtë ke bërë në çdo rast, kur kriminelët e tu janë bërë publikë, që t’i mbrosh, justifikos­h dhe të shpëtosh. Ju kujtohet se fliste për Elvis Roshin, “si një i ri i papjekur në emigracion”, njësoj siç flet sot për Agron Xhafajn. Largimi i kontrollua­r dhe në fshehtësi me urgjencë i Agron Xhafajt është ekspertiza e plotë e audiopërgj­imit. Agron Xhafaj nuk u largua për të kryer dënimin si njeri i penduar. Po të kishte qenë kështu, do ta kishte bërë me parë këto 15 vjet, do ta kishte bërë më parë këto 8 vjet, që nuk ka nevojë të marrë vizë për të shkuar në Itali, falë Partisë Demokratik­e. E vërteta është se ai u largua si pjesë e një plani kriminal, për të shpëtuar Fatmir Xhafajn dhe mbi të gjitha për t’i shpëtuar hetimit në Shqipëri të aktiviteti­t të tij kriminal. U largua i shoqëruar me temenara nga Policia. Njeriu që mban krimin në këmbë u zhduk në mes të natës, duke i zhdukur zërin, fytyrën dhe pamjen. Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama ofruan të gjithë infrastruk­turën shtetërore për ta pritur në orën 22: 00 të natës në Prokurori, gjoja, për të dhënë zërin, në vend që t’i vinin hekurat dhe për ta degdisur, izoluar me nderime policore, larg hetimit në Shqipëri. Ku është Agron Xhafaj? Çfarë dënimi po vuan? A po e vuan dënimin? Në cilin burg ndodhet? Përse nuk foli me zë direkt në televizion apo në telefon? Përse e hoqën menjëherë nga Shqipëria? A ka biseduar Fatmir Xhafaj vetë me prokurorët e çështjes së të vëllait? A i ka çuar fjalë veglave politike të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt, Arta Markut dhe Donika Prelës?

Familja mafioze Xhafaj, me mbështetje­n direkte të Edi Ramës, ka shkelur dhe shkel çdo minutë ligjet dhe Kushtetutë­n e vendit për të mbrojtur Agron Xhafajn, për të mbrojtur Fatmir Xhafajn. Shkelet në mes të ditës ligji antimafia. Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan, Europë dhe në botë ku ministri i Brendshëm është subjekt i ligjit antimafia. Ai që ka për detyrë ta zbatojë këtë ligj, është vetë subjekt i këtij ligji. Fatmir Xhafaj është i vetmi rast në botë ku ditë pas dite, orë pas ore, zgjat agoninë e tij dhe të shefit të tij me një arsye: të shkatërroj­ë provat, të komprometo­jë hetimin, të garantojë pasurinë dhe pushtetin e familjes mafioze Xhafaj. Dhe për këtë, dje, PD ka marrë denon-

Negociatat nuk hapen me reforma në letër, me ligje që miratohen dhe nuk zbatohen, si ligji antimafia, për Fatmir Xhafajn. Negociatat nuk hapen, pa e ndarë qeverisjen nga krimi. Nuk hapen negociatat Edi Rama, siç ta kanë thënë edhe mbrëmë, pa zgjedhje të lira dhe të ndershme! Ndaj, le të jemi të hapur e të drejtpërdr­ejtë me njëri- tjetrin. Është një e vërtetë e qartë, e thjeshtë, e kuptueshme për të gjithë Shqipërinë sot: As opozita, as BE, as Holanda, as Macroni, as Merkeli, as Krishbaum nuk janë pengesa. Edi Rama, ti je pengesa. Fatmir Xhafaj është pengesa.

cime nga burime të sigurta me prova dhe fakte se familja mafioze Xhafaj, me inkurajimi­n dhe mbrojtjen e Edi Ramës, është thelluar në skenarin kriminal për të mbuluar krimin, për të mbrojtur Agron Xhafajn dhe Fatmir Xhafajn. Të paktën 200.000 euro i janë ofruar një të afërmi të Dëshmitari­t X nga persona me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore, vrasës të skeduar nga Vlora dhe Fushë- Kruja për të mohuar dëshminë e bërë publike. Dy vjet më parë, në këtë sallë miratuam Reformën në Drejtësi. Pse e miratuam? Që politikanë­t e korruptuar dhe të lidhur me krimin dhe kriminelët, anëtarët e grupeve të organizuar­a kriminale të dalin para drejtësisë. Ku jemi sot? Po bëhen përpjekje gjigande, që Saimir Tahiri të shpëtojë pa u lagur, t’ia hedhë pa u lagur ose duke u njomur fare pak, duke u bërë presion prokurorëv­e dhe gjyqtarëve. Ku jemi sot? Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm, ka një detyrë dhe vetëm një detyrë, të shpëtojë vëllanë e vet dhe lëkurën e vet, duke përdorur shtetin dhe bandat mafioze. Ku jemi sot? Edi Ram, a nga mëngjesi deri në darkë,

 ??  ??
 ??  ?? LULZIM BASHA, DJE NE PARLAMENT
LULZIM BASHA, DJE NE PARLAMENT
 ??  ?? Banderola e opozitës, dje në parlament
Banderola e opozitës, dje në parlament

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania