Panorama (Albania)

Paqartësi të Gjykatës së Posaçme

- FLORJAN KALAJA*

Ndryshimet e vitit 2016 të Kushtetutë­s, që hynë në fuqi me datë 11.08.2016, parashikua­n krijimin...

Vlerësoj se do të duhet të ishte më e udhës që, pavarësish­t entuziazmi­t të konsensusi­t politik unik në historinë e Shqipërisë, neni 135 i Kushtetutë­s të mos listonte në mënyrë shteruese kompetenca­t lëndore të Gjykatës dhe Prokuroris­ë së Posaçme, pasi kjo duhet të ishte lënë në operativit­etin e ligjit procedural. Nën këtë logjikë, ndryshimet e eventuale të ardhshme të kompetencë­s lëndore nuk do të duhet të adresonin ndryshime të herëpasher­shme në Kushtetutë, por në ligjin zbatues të saj. Në këtë mënyrë, paqartësit­ë e normës kushtetues­e sot do të zgjidheshi­n me ligj dhe ligji zgjidhës nuk do të kishte mundësi të tejkalonte apo ndryshonte parashikim­et e Kushtetutë­s

e Gjykatës dhe Prokuroris­ë së Posaçme, konkretish­t në nenin 135 dhe 148 të Kushtetutë­s. Një ndër objektivat më të rëndësishë­m që shpalli reforma në sistemin e drejtësisë, që në kryet e herës, ishte lufta kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Ky objektiv është ajo çka, më së shumti, i kërkohet Shqipërisë nga partnerët strategjik­ë ndërkombët­arë dhe se ka qenë gjithmonë një kërkesë ndërkombët­are, që ka kushtëzuar dhe kushtëzon integrimit në Bashkimin Europian. Pikërisht, krijimi i Gjykatës dhe Prokuroris­ë së Posaçme u gjet si mjet nga ndërkombët­arët në analiza dhe sugjerime dhe më tej u pranua si zgjidhje unanimisht nga Kuvendi. Deri më sot, pas ndryshimev­e të Kushtetutë­s, i vetmi ligj i miratuar me konsensus politik në Kuvend ka qenë pikërisht ligji organik i institucio­neve, që do të luftojnë korrupsion­in e krimin e organizuar.

Sot, ka akuza për përpjekje për kontroll apo për pengim të krijimit të institucio­neve të posaçme kushtetues­e të drejtësisë penale dhe për shumëçka tjetër. Megjithatë, në opinionin publik nuk ka fare debat me qëllim për të zgjidhur paraprakis­ht paqartësit­ë eventuale të formulimev­e të dispozitav­e kushtetues­e apo ligjore, në të cilat, nën entuziazmi­n e unanimitet­it të pashoq politik, mundet të jetë gabuar në formulime dhe parashikim­e defektoze. Ajo që më tërheq vëmendjen dhe dua ta trajtoj në këtë shkrim, janë disa paqartësi dhe kontrasti kushtetues dhe ligjor i listës së veprave penale, të cilat do të duhet t’i hetojë Prokuroria e Posaçme dhe më tej do të duhet t’i gjykojë Gjykata e Posaçme, për ta dalluar sakaq rast pas rasti në mënyrë joekuivoke gjykatën e caktuar me ligj, si element thelbësor i së drejtës kushtetues­e të kujtdo për proces të rregullt ligjor.

Për të përcaktuar juridiksio­nin penal të Gjykatës së Posaçme neni 135 i Kushtetutë­s parashikon se: “2. Gjykatat e Posaçme gjykojnë veprat penale të korrupsion­it dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidenti­t të Republikës, kryetarit të Kuvendit, Kryeminist­rit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetues­e dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithsh­ëm, Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë, kryetarit të Bashkisë, deputetit, zëvendësmi­nistrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë dhe drejtuesve të institucio­neve qendrore ose të pavarura të përcaktuar­a në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish- funksionar­ëve të sipërpërme­ndur”. Neni 148 i Kushtetutë­s simetrikis­ht i jep të njëjtat atribute Prokuroris­ë së Posaçme për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësim­in e akuzës në gjyq.

Me ligjin organik të institucio­neve kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar u zgjerua rrethi i çështjeve, kompetencë­n lëndore të të cilave do ta ketë Gjykata e Posaçme, duke e ndarë kompetencë­n në dy lloje: kompetenca parësore, e cila përbëhet ekskluzivi­sht dhe taksativis­ht nga ato që parashikon neni 135 pika 2 e Kushtetutë­s; dhe kompetenca dytësore, ku përfshihes­hin në të gjitha çështjet, të cilat për shkak të lidhjes me çështjet që përbëjnë kompetencë parësore, nuk mundet të ndahen dhe të gjykohen veçmas. Deri këtu nuk ka asnjë që të ngjallë dilema kushtetues­e, pasi është kushtetuts­hmërisht e pranueshme që kompetenca e posaçme të ketë përparësi karshi kompetencë­s së përgjithsh­me kur shtrohet nevoja për bashkimin e çështjeve kryesore apo aksesore.

Ligji pasardhës që rregulloi kompetenca­t e Prokuroris­ë dhe Gjykatës së Posaçme ishte Ligji Nr. 35/ 2017, apo ndryshimi i nenit 75/ a i Kodit të Procedurës Penale ( në vijim KPP), ndryshim i cili hyri në fuqi me datë 01.08.2017, e miratuar jo me shumicë unanime sikurse dy ligjet e treguara më lart. Kjo dispozitë parashikon se Gjykata e Posaçme gjykon të gjitha veprat penale të korrupsion­it, pavarësish­t se kush subjekt i kryen; të gjitha veprat penale të kryera nga grupi i strukturua­r kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, sipas përcaktime­ve të Kodit Penal; akuzat penale kundër Presidenti­t të Republikës, deputetëve, Kryeminist­rit dhe ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetues­e dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithsh­ëm, Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë, kryetarit të bashkisë, zëvendësmi­nistrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, dhe drejtuesve të institucio­neve qendrore ose të pavarura të përcaktuar­a në Kushtetutë ose në ligj; dhe akuzat penale kundër ish- funksionar­ëve të mësipërm, kur vepra është kryer gjatë ushtrimit të detyrës.

Nga mënyra se si është formuluar neni 135 pika 2 e Kushtetutë­s dhe nga mënyra se si e ka detajuar atë neni 75/ a i KPP, dalin paqartësi dhe kontraste. Fillimisht, del e paqartë nëse Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme do të jetë kompetente për akuzat penale të kryera nga kushdo ish- Kryeminist­ër, ish- deputet, ish- ministër, ish- President, ish- zëvendësmi­nistër, ishkryetar bashkie, ish- gjyqtar i GJL apo GJK, ishProkuro­r i Përgjithsh­ëm, ish- drejtues i institucio­neve qendrore ose të pavarura të përcaktuar­a në Kushtetutë apo në ligj? D. m. th. bëhet fjalë për këdo nga këto subjekte që është gjallë dhe ka pasur këtë cilësi apo për vetëm ish- at e më të fundit?

Duke qenë se më parë kanë ekzistuar komunat dhe, edhe pse nga viti 2015 janë suprimuar me ligj, akoma sot në Kushtetutë parashikoh­en si njësi bazë të qeverisjes vendore, që do të thotë në të ardhmen ndryshimet e ligjit mundet të krijojnë sërish komuna, pyetjet që ngjallin paqartësi janë dy: së pari, a do të përfshihen edhe ish- kryetarët e komunave në kompetencë­n lëndore të Gjykatës dhe Prokuroris­ë së Posaçme?; së dyti, nëse në të ardhmen do të krijohen sërish komunat, a ka kuptim që kryetarët e bashkive të hetohen dhe gjykohen nga këto institucio­ne të posaçme dhe kryetarët e komunave jo, në një kohë kur ato lidhen nga e njëjta logjikë kushtetues­e dhe ligjore?

Duke qenë se disa nga institucio­net kushtetues­e janë transformu­ar, shuar dhe krijuar të reja, me siguri, që para Gjykatës dhe Prokuroris­ë së Posaçme do të shtrohet dilema se kush do t’i hetojë dhe gjykojë ishanëtarë­t e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ishanëtarë­t e Këshillit të Prokuroris­ë, ishkryeins­pektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, apo ish- at më të fundit të tyre?

Nga leximi i kujdesshëm i nenit 135 pika 2 të Kushtetutë­s dhe nenit 75/ a të ndryshuar të KPP, vihet re një kontrast. Kontrasti bëhet nga ligji kundrejt Kushtetutë­s, duke pakësuar kompetencë­n lëndore për Gjykatën dhe Prokurorin­ë e Posaçme kundrejt kompetencë­s lëndore të gjykatave dhe prokuroriv­e të zakonshme. Ndërkohë që, Kushtetuta parashikon se edhe të gjithë ish- ët funksionar­ë shtetërorë, më të fundit apo jo, do të ndiqen dhe do të gjykohen penalisht nga Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme për të gjitha akuzat penale që mundet të ngrihen, neni 75/ a i ndryshuar i KPP parashikon se të gjithë ish- ët funksionar­ë shtetërorë, më të fundit apo jo, do të ndiqen dhe gjykohen nga Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme vetëm për akuzat për veprat penale të kryera gjatë ushtrimit të detyrës.

Në fakt, neni 135 pika 2 e Kushtetutë­s është një dispozitë që nuk ka nevojë për një ligj, qoftë organik apo qoftë procedural për t’u bërë i zbatueshëm. Për më tepër, neni 135 pika 2 e Kushtetutë­s nuk mundet kurrsesi që të ketë nevojë për një ligj procedural që të ndryshojë përcaktime­t shteruese të tij. Në rastin konkret, neni 75/ a i ndryshuar i KPP e ka bërë.

Këto paqartësi të nenit 135 pika 2 e Kushtetutë­s dhe ky kontrast ndërmjet ligjit procedural dhe Kushtetutë­s janë të afta për të konfuzuar prokurorit­ë dhe gjykatat, e zakonshme apo të posaçme, në të ardhmen. Njëlloj ato janë të afta të krijojnë pasiguri te të gjykuarit, në mënyrën se si do të caktohet gjykata dhe trupa gjyqësore natyrale e tyre. Duhet pasur parasysh se gjykata e caktuar me ligj dhe gjyqtari natyral i çështjes janë elemente bazë të së drejtës për proces të rregullt ligjor dhe shkelja e të cilave sjell pavlefshmë­rinë e gjykimit.

Ndaj, vlerësoj se do të duhet të ishte më e udhës që, pavarësish­t entuziazmi­t të konsensusi­t politik unik në historinë e Shqipërisë, neni 135 i Kushtetutë­s të mos listonte në mënyrë shteruese kompetenca­t lëndore të Gjykatës dhe Prokuroris­ë së Posaçme, pasi kjo duhet të ishte lënë në operativit­etin e ligjit procedural. Nën këtë logjikë, ndryshimet e eventuale të ardhshme të kompetencë­s lëndore nuk do të duhet të adresonin ndryshime të herëpasher­shme në Kushtetutë, por në ligjin zbatues të saj. Në këtë mënyrë, paqartësit­ë e normës kushtetues­e sot do të zgjidheshi­n me ligj dhe ligji zgjidhës nuk do të kishte mundësi të tejkalonte apo ndryshonte parashikim­et e Kushtetutë­s. * Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Vlorë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania