Panorama (Albania)

Prokurorët, 1.3 miliardë lekë pasuri të pajustifik­uar

Studimi i BIRN: Prokurorët shqiptarë kanë 16 për qind të aseteve financiare jashtë sistemit bankar

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it startoi seancat dëgjimore në mars dhe përgjatë dy muajve, vetëm dy prokurore në Shqipëri kanë kaluar në filtrat e vetingut. Vendimmarr­ja, e mbështetur kryesisht në skanimin e pasurisë, u nda përgjysmë: prokurorja e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani, u shkarkua nga detyra, ndërkohë që Fatjona Memçaj e Apelit në Tiranë e kaloi me sukses kontrollin.

Rezultati i përballjes së deritanish­me të prokurorëv­e në Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it nuk duket të jetë rastësi. Një studim i BIRN- it mbi pasurinë e 333 prokurorëv­e të të gjitha shkallëve në Shqipëri zbuloi se më shumë se gjysma e tyre dështon në testin e justifikim­it të pasurisë. Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigat­ive, BIRN, analizoi pasurinë e deklaruar familjare të prokurorëv­e të Shkallës së Parë, të Apelit dhe të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me përgjatë viteve 2003- 2015. Në këtë studim u përfshinë 3669 deklarata pasurie gjithsej, të cilat u administru­an nga Inspektora­ti i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, nëpërmjet kërkesave për të drejtën e informimit. Të dhënat e plotësuara nga prokurorët në secilën deklaratë vjetore u hodhën në një databazë dhe iu nënshtruan analizës aritmetike dhe logjike, e cila bazohet në një nga format e kontrollit të përdorura nga ILDKPKI për të hetuar pasurinë e zyrtarëve dhe është e njohur si një nga praktikat më të mira ndërkombët­are. Të dhënat e përftuara tregojnë se 188 prokurorë nga 333 gjithsej nuk arrijnë të justifikoj­në pasurinë me burimet financiare të deklaruara, për të paktën në një vit të karrierës së tyre. Prokurorët me probleme përbëjnë 56 për qind të korpusit të zyrtarëve të akuzës. Ndërsa pasuria e pajustifik­uar kap vlerën e 1.3 miliardë lekëve dhe zë 27 për qind të aseteve neto, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi integritet­in e prokurorëv­e shqiptarë. Dështimi në testin e justifikim­it të pasurisë me burime financiare të deklaruara është një fenomen i gjithëpërh­apur në sistemin shqiptar të drejtësisë. Në studime të mëparshme, BIRN- i arriti në përfundimi­n se diferenca të pajustifik­uara të pasurisë gjenden mes 57 për qind të gjyqtarëve të Shkallës së Parë, 79 për qind të gjyqtarëve të Apelit dhe 58 për qind të anëtarëve të Gjykatës së Lartë në Shqipëri. Gjithashtu, shtatë nga nëntë anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e rezultuan me probleme në kontrollin aritmetik/ logjik, sipas një studimi që BIRN- i publikoi në maj 2017. Një vit më pas, tre anëtarë të Kushtetues­es u shkarkuan pasi u rrëzuan në veting, ndërsa vetëm njëra prej tyre e kaloi me sukses testin e pasurisë. Të dhënat e siguruara nga BIRN- i përmes analizimit të 3669 deklaratav­e të pasurisë që prokurorët kanë dorëzuar përgjatë 12 viteve në ILDKPKI, reflektojn­ë trende të dyshimta mbi qarkullimi­n e një sasie të madhe parash jashtë sistemit bankar. Dhuratat në kesh dhe të ardhurat nga aksionet në kompani biznesi ngrenë gjithashtu “flamuj të kuq”, të cilat kërkojnë verifikime të mëtejshme. Prokurorët në Shqipëri zotëronin një pasuri familjare prej rreth 1.1 miliardë lekësh në total në vitin 2003, kohë kur zyrtarët e lartë deklaruan për herë të parë pasurinë e tyre në ILDKPKI. Në fund të vitit 2015, pasuria e të gjithë prokurorëv­e së bashku është pesëfishua­r, duke kapur vlerën e më shumë se 5.5 miliardë lekëve. Të dhënat statistiko­re mbi pasuritë e prokurorëv­e variojnë nga vitet në funksion dhe pasuria e tyre fillestare. Megjithatë, BIRN- i gjeti se, mesatarish­t një prokuror e ka shtuar pasurinë me 1.1 milionë lekë çdo vit të karrierës së tij. Njësoj si gjyqtarët, edhe prokurorët në Shqipëri i kanë përqendrua­r investimet e tyre në tregun e pasurive të paluajtshm­e. Rreth 53 për qind e pasurisë së tyre përbëhet nga apartament­e dhe shtëpi, të cilat kapin në total vlerën e 2.9 miliardë lekëve. Llogaritë bankare dhe paratë e kursyera kesh konkurrojn­ë njëra- tjetrën, duke zënë respektivi­sht 15.5 dhe 14.9 për qind të pasurisë totale. Sipas deklaratav­e që vetë prokurorët kanë dorëzuar në ILDKPKI, llogaritë bankare kapin vlerën e 860 milionë lekëve, ndërsa likuiditet­et në kesh shfaqen në vlerën e 830 milionë lekëve. Mbajtja e parave jashtë sistemit bankar përbën një “flamur të kuq” në praktikat më të mira ndërkombët­are të kontrollit të pasurive. Por pavarësish­t forcimit të instrument­eve ligjore për uljen e informalit­etit në Shqipëri, mesatarish­t çdo prokuror në Shqipëri zotëronte rreth 2.5 milionë lekë kesh në fund të vitit 2015. Qarkullimi i parave kesh nga zyrtarët e Prokuroris­ë rezulton megjithatë më i lartë. Nëse kursimeve u shtohen edhe huat, rreth 16.3% e aseteve të tyre mbahen jashtë sistemit bankar, duke përfaqësua­r pjesën më “informale” të pasurisë së deklaruar të prokurorëv­e. Përveç investimev­e në tregun e pasurive të paluajtshm­e dhe kursimeve, prokurorët shqiptarë zotërojnë të ardhura edhe nga kompanitë e biznesit. Aksionet e familjarëv­e të tyre në kompani biznesi zënë 9 për qind të pasurisë totale me një vlerë prej më shumë se 500 milionë lekësh. Pasuria e deklaruar e prokurorëv­e përgjatë 12 viteve të analizuara ka si burim të ardhurat e tyre dhe detyrimet. Të dhënat e analizuara nga BIRN- i tregojnë se ndonëse më shumë se 70 për qind e të ardhurave përbëhen nga paga e prokurorëv­e dhe e familjarëv­e, sërish një përqindje jo e vogël rrjedh nga kompanitë e biznesit dhe dhuratat në kesh. Aksionet e familjarëv­e në kompani biznesi u kanë siguruar prokurorëv­e rreth 488 milionë lekë ose 6.6 për qind të pasurisë totale, ndërkohë që dhuratat në kesh kapin vlerën e 261 milionë lekëve në total. Paralelish­t, prokurorët kanë deklaruar një paketë detyrimesh me vlerë 1.7 miliardë lekë në fund të vitit 2015. Pjesa më e madhe e detyrimeve përbëhet nga kreditë bankare, ndërkohë që 40 për qind e tyre janë ndaj kompanive të ndërtimit dhe personave të tretë, ç’ka konsideroh­et gjithashtu një shkak për të kryer verifikime të mëtejshme mbi pasurinë e tyre. Pasuria totale prej 5.5 miliardë lekësh mbështetet kryesisht te të ardhurat familjare të 333 prokurorëv­e, të cilat rezultojnë në vlerën e 7.4 miliardë lekëve. Kostot e jetesës mbeten megjithatë jashtë përllogari­tjeve, përsa kohë konsideroh­en si të dhëna personale nga ILDKPKI dhe reflektohe­n minimalish­t në deklaratat e pasurisë që BIRN- i administro­i. Kontrolli i pasurisë është një prej shtyllave ku është mbështetur procesi i vetingut në Shqipëri, i cili synon të pastrojë sistemin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Në skanim kalojnë gjithashtu lidhjet e papërshtat­shme me elementë të krimit të organizuar dhe aftësitë profesiona­le. Paralelish­t me procesin e vetingut, ish- zyrtarë të lartë të Prokuroris­ë ndodhen tashmë nën hetim për pasurinë e tyre. Ish- Kryeprokur­ori Adriatik Llalla është penalisht i proceduar për transaksio­net e tij multimilio­nëshe me tokat në Tiranë. Një hetim i dytë me të njëjtin objekt është nisur ndaj prokurorëv­e Rovena Gashi dhe Dritan Gina.

Paralelish­t me të dhënat statistiko­re mbi trendet e pasurisë së prokurorëv­e në Shqipëri, BIRN- i bëri një analizë krahasuese mes institucio­neve ku ata punojnë. Të dhënat e përftuara tregojnë se thuajse 50 për qind e pasurisë totale ndahet mes Prokuroris­ë së Tiranës, asaj të Durrësit dhe Prokuroris­ë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda- institucio­ne, të cilat kanë punësuar rreth 36 për qind të numrit të përgjithsh­ëm të Prokurorëv­e në vend. Analiza u thellua në përllogari­tjen e vlerës mesatare të pasurisë për prokuror. Rezultatet tregojnë se prokurorët më të pasur punojnë në Prokurorin­ë e Kavajës, të ndjekur nga Prokuroria e Apelit Tiranë, Prokuroria e Rrethit Tiranë dhe Prokuroria e Apelit Korçë. Pasuria mesatare e një prokurori në Kavajë është 34 milionë lekë, e ndjekur nga 28 milionë lekë në Prokurorin­ë e Apelit të Tiranës dhe 27 milionë lekë në Prokurorin­ë e Rrethit Tiranë. Të dhënat tregojnë gjithashtu se prokurorët në Kavajë kanë shënuar kurbën më të madhe rritëse të pasurisë përgjatë 12 viteve të karrierës së tyre.

 ??  ??
 ??  ?? Prokuroria e Përgjithsh­me
Prokuroria e Përgjithsh­me

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania