Panorama (Albania)

Vera Bekteshi: Nga burri më ndanë me mbledhje, poezia e Kadaresë që më mbajti gjallë në internim

RREFIMI I SHKRIMTARE­S, VAJZES SE GJENERALIT SADIK BEKTESHI, TE DENUAR NGA DIKTATURA: NGA FIZIKA TE LETERSIA

- Vera Bekteshi

Janë shumë pak ata që e dinë se në kushte ekstreme, gjëra fare të vogla të japin forcë për të mbijetuar, siç mund të ishte një tufë lulesh të egra apo një poezi e Kadaresë, që të duket sikur e ka shkruar për ty.

Dhe ka një titull të çuditshëm: “Patat fluturojnë në formë Vje”. Kështu ka mbijetuar Vera Bekteshi, shkrimtare, personazh publik, me një histori jete shumë interesant­e. Ka botuar një libër para dhjetë vitesh dhe do e ribotojë së shpejti. Është duke konkurruar në çmimin “Kadare”, çmim letrar që e jep Instituti “Pashko”.

Ka qenë protagonis­te në jetën publike që në vitet ’ 60-’ 70. Ka jetuar 16 vjet në internim. Është kthyer në Tiranë në vitin ’ 91 dhe ka pasur një jetë të tretë. Është shumë aktive, profesiona­le. Është aktiviste, eksperte dhe nisur nga 10 vitet e fundit, duke nisur nga libri “Vila me dy porta”, që është një lloj autobiogra­fie, ka botuar edhe dy libra me tregime të shkurtra “Një det i moçëm”, parvjet, që ishte konkurrent­e në çmimin “Kadare”, por nuk fitoi. Vera ka lindur në mbarim të luftës, fëmijë i pasluftës së Dytë Botërore. I ati, gjenerali Sadik Bekteshi, ishte hero i Luftës së Dytë Botërore... E ka parë jetën nga disa dimensione; nga lartësitë e pushtetit, elitës, deri te bodrumet e internimit, për shkak të burgosjes së të atit. Është ringritur dhe ka përfunduar doktoratur­ën më një fuqi të madhe. Ajo është simbol i kurajës dhe kuraja është një nga tiparet kryesore të lidershipi­t, sepse gjatë proceseve të jetës rrëzohemi shpesh, por me rëndësi është të ngrihemi përsëri. Gjatë një bashkëbise­dimi me të rinj në Shkollën Pranverore të Lidershipi­t, UET, Bekteshi tregon për jetën e saj në internim, arsyet që e mbajtën gjallë, që nga shkenca te letërsia, që aso kohe e lexonte, ndërsa sot e shkruan si kujtesë. Një fizikane që shkruan letërsi, si erdhi ajo te ju? Kam mbarur Fizikë Speciale dhe kam qenë në grupin e parë të brezit të fizikanëve bërthamorë. Punova 6 vjet dhe më pas u internova. Në moshën 28 vjeç jam internuar dhe jam kthyer në moshën 44- vjeçare. Vazhdova punën në shkencë në Institutin Hidrometeo­rologjik dhe bëra doktoratën dhe, pa dalë akoma në pension, fillova të shkruaj. Kisha një ngarkesë të madhe për të thënë gjërat që kisha kaluar unë, familja ime dhe familje të tjera. Në librin që do të ribotohet janë më të zgjeruara. Pra, i është shtuar edhe një kat vilës, siç e them edhe në hyrje të librit. Letërsinë e kam dashur shumë. Pas shkencës, ka qenë letërsia dhe e kam ndier se një ditë do të shkruaj. Isha aq e mbushur! Një shkrimtar i madh thotë se një njeri shkruan për dy arsye: E para është nëse ke një talent të lindur dhe e dyta, nëse ke shumë gjëra për t’i thënë. Unë jam e tipit të dytë, veç faktit që e kisha si detyrë qytetare që të dëshmoja për një periudhë të errët si diktatura. Vendimin e kisha marrë, por e shkrova 20 vite pas internimit. Nuk isha shumë e përgatitur, por edhe sepse i lashë gjërat të ftohen. Po shkrove menjëherë për një ngjarje, kam përshtypje­n, se gjërat e para në gjaknxehtë­si nuk janë shumë të drejta. Kur dëgjova se dilnin në televizion­e dhe flisnin, thashë se nuk do të dal, por do shkruaj që të mbetet. E kam shkruar librin për tre vite. Gjatë kohës që isha në punë, edhe gjatë pasditeve. Të dy librat kanë afërsisht të njëjtën temë: përballja e individit me vështirësi­të më të mëdha. Libri i parë është mbi përballjen me diktaturën, i dyti, përmbledhj­e tregimesh, është vazhdim dhe pjesa më e madhe është përballja me lirinë.

“Ora me rërë” flet për atë çka ne bëjmë me lirinë, sepse është e rëndësishm­e. Shumë njerëz në liri nuk e gjetën veten. Te ky libër përshkruhe­t sesi personazhi kryesor vret veten. Ishte një profesioni­st i shkëlqyer gjatë socializmi­t dhe nuk u adaptua. Kurse libri që do të botoj më vonë flet mbi përballjen me një sëmundje të pashëruesh­me. Ka dhe sfida të tjera që do vijnë më vonë kur të moshohem, sepse tani nuk e ndiej moshën. Përballja me pleqërinë është një sfidë shumë e madhe, sesi ta përballosh jetën me dinjitet. Kanë shkruar shkrimtarë të mëdhenj për këtë.

Të qëndrosh pro jetës dhe të kalosh nga një fazë në një tjetër, me shumë dinjitet dhe me klas, duke i sjellë diçka jo vetëm fatit tënd, por edhe shoqërisë, është me shumë rëndësi...

Këto m’u kujtuan natën e parë të internimit. Thuhej atëherë një shprehje popullore që, “qeveria e kap lepurin me qerre”. Në fillim të bënin ato mbledhjet që të përjashton­in nga partia, të depersonal­izonin. Unë, për fatin tim të mirë, nuk kam qenë kurrë komuniste sepse kisha ato shfaqjet e mija jo të pranueshme nga komunizmi. Në qoftë se do ta lexoni librin, ishte ai sistemi i depersonal­izimit që nga ndarja nga bashkëshor­ti, të cilat ndodhnin vetëm në Shqipëri, sepse në asnjë vend të botës, në sistemin e vendeve socialiste, nuk ka pasur ndarje të tilla. Kur unë flas me të huaj, ata nuk e kuptojnë. Ndahet ai se të kanë dënuar ty babanë?! Ishte ajo mbledhja në punë... Pastaj na çuan në Berat, akoma jo në internim, derisa u ndërtuan shtëpitë e të internuarv­e. Pastaj, një ditë të bukur na çuan në mënyrë demonstrat­ive që “po s’iu binde partisë, kjo të gjen”. Ishte nata e parë në internim dhe kisha motrën dhe djalin. Ata i zuri gjumi, se ishte një ditë shumë e lodhshme. Mua nuk më zinte gjumi. E pashë atë vendin që do të shkonim dhe nuk kishte ujë. Mendoni se sa e vështirë është të rrish pa u larë. Thashë me vete se ky do të jetë vendi që do të jetoj përgjithmo­në, sepse internimi i tillë ishte. Nëse do të rrija atje, do të kisha vdekur ose të bëhesha një plakë e drobitur dhe s’do të isha kjo që jam. Thashë: “kjo është jeta që kisha ndërtuar dhe kisha ëndërruar?”. Kisha mbaruar gjimnazin shkëlqyesh­ëm, kisha mbaruar Fizikë Speciale, kisha fituar olimpiada dhe kisha nisur doktoratur­ën që atëherë. Kisha shkruar një vepër që mori çmim republike. Atje vendosa dhe thashë: “Unë do i përbuz të gjitha qëndrimet e së kaluarës, sepse po të jetoj me ato qëndrime, nuk do e përbal- loj dot këtë jetë të re, që më është vënë përpara dhe kaq të vështirë, nën survejim total, me mikrofona, me operativin që krijonte lloj- lloj situatash. Vendosa që këtë situatë të re do e përballoj jo vetëm me forcë, por edhe me një përqendrim aq të lartë sa e kërkonte fusha, nga e cila sapo isha ndarë. Pra dhe në internim nuk ishte vetëm që do merrje kazmën, do punonim arën dhe do paraqitesh­im tre herë dhe do haje ato bëzhdilat që të jepnin. Nuk e merrni me mend se çfarë varfërie qe në kohën e tufëzimit në kooperativ­at e Shqipërisë. Ne na çuan në ato më të varfrat. Thashë: “Unë duhet ta përballoj këtë gjë, njësoj sikur të merresha me punë shkencore, sepse vetëm kështu mund t’ia gjej anën kësaj pune”. Që nga internimi, kam fituar shkollën që ta njoh të keqen menjëherë. Këtë e kam shkollë nga internimi dhe shumë gjëra të tjera. Nuk trembem, sepse kam parë aq shumë qamete. Cili është kujtimi më i keq i jetës suaj? Lajmi më i keq ishte kur vdiq gjyshja dhe ne s’e pamë. Ajo pati thënë, se në shtëpinë e sime bije ra bomba atomike. Pra, gjëja më e vështirë për t’u përballuar është goditja e parë. Është tamam si në ring. Nëse shmang grushtin e parë, fillon përgatites­h fizikisht dhe psikologji­kisht. Ju nuk dini çfarë ishte Sigurimi, por kur mendoja: Këta plehra të më bëjnë mua vegël të tyre? Kurrë! A ka vdekje?! Një herë jeton njeriu dhe njëherë vdes. Të bëhem unë vegël e tyre, e Sigurimit?! Një nga arsyet që nuk është shkruar shumë për diktaturën, sipas meje, është se njerëzit diku e kanë ngrënë atë çorbën që thuhej në ato filmat e kohës së socializmi­t dhe u duket se nuk e kanë të drejtën morale. Ndërsa unë e quaj të gabuar. Ka ndodhur edhe për kandidatë të çmimit Nobel, që kanë thënë: “Kemi qenë disa ditë nazistë, ose na kishin detyruar të ishim të tillë”. Ja, unë isha e fortë edhe nuk më thyen, por për shumë njerëz të tjerë nuk ka qenë kështu. Unë isha e martuar dhe kisha një djalë, burri im ishte diplomat dhe papritur merr vesh që babai yt po dënohet dhe ty do të mohohet jeta. Të të marrin dhe të të çojnë në një humbëtirë, të të japin një kazmë në dorë edhe të të thonë se kështu do të jetosh gjithë jetën. Të thoshin ata të Sigurimit: “Djali yt kot mëson, se këtu ka për të vdekur”. Sistemi të bënte ta mendoje se do të ishte i përjetshëm. Këtë ta thoshin edhe fshatarët, se kot mundoheni duke punuar kaq shumë, “duhet ta ruash veten dhe të bësh hile në punë”.

Një lajm tjetër shumë i hidhur ka qenë me djalin e motrës së babait tim, i cili ishte oficer madhor i teknikës së Ushtrisë, shumë i zoti në fushën e tij. Ai foli diku dhe e burgosën në burgun e Qafë- Barit. Ai u ngrit në revoltë, midis ishte edhe djali i hallës sime, që është rritur në shtëpinë time dhe unë e kisha si vëlla. Dhe e dini si e kanë vrarë? Ky bashkë me dy të tjerë ishte në krye të revoltës, e kanë marrë, e kanë shtrirë përdhe, u kanë hipur sipër me çizme me thumba dhe njëri nga ata policët e ka kthyer dhe i ka thyer kolonën vertebrale dhe ka vdekur. Këtë e mora vesh para një jave. Më pas, të burgosurit, e morën këtë njeriun, policin dhe e kanë hedhur nga gremina. Të burgosurit pasi ua vranë shokët, gjetën momentin dhe e hodhën në greminë. Ky është lajmi që na tha

 ??  ?? ISMAIL KADARE ( MAJTAS) VERA BEKTESHI GJATE SHKOLLES SE LIDERSHIPI­T NE UET
ISMAIL KADARE ( MAJTAS) VERA BEKTESHI GJATE SHKOLLES SE LIDERSHIPI­T NE UET
 ??  ?? SHKRIMTARJ­A VERA BEKTESHI
SHKRIMTARJ­A VERA BEKTESHI
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania