Panorama (Albania)

Konferenca ndërkombët­are te “Luarasi”, Ahmetaj: Kryereform­a, negociatat me BE

“Ndikimi i reformave në zhvillimin e ekonomik, politik e social” Ministri: Do provokojë reforma të pafundme në të gjitha fushat. Ky është përfitimi i parë i vendit në afrimin drejt BE- së

-

Ndikimi i reformave në jetën sociale, politike dhe ekonomike bënë bashkë dje te Kolegji Universita­r “Luarasi” në një konferencë shkencore ndërkombët­are ekspertët më të mirë vendës e të huaj, për të bërë publike punën e tyre kërkimore.

Me këtë veprimtari, “Luarasi” dëshmon se nuk është thjesht një ambient ku mbahen leksione në auditore, por qendër e mirëfilltë kërkimore shkencore. “Pedagogët dhe stafi akademik i Universite­tit “Luarasi” është i angazhuar që krahas procesit mësimor, krahas detyrimeve të shumta që ka marrë për ta zhvilluar universite­tin, bëjnë edhe punë kërkimore. Sot është rasti që ata të shpalosin disa nga kërkimet që kanë bërë gjatë këtij viti”, nënvizoi rektori i “Luarasit”, prof. Et’hem Ruka në fjalën e prezantimi­t. Referatet e fushës ekonomike e juridike në të dyja sesionet theksuan se një reformë bazuar në logjikën e ligjit krijon kushte dhe hapësirë për zbatim të reformave ekonomike, garanton një drejtësi të pavarur, barazi para ligjit për të gjithë operatorët e tregut dhe më shumë liri ekonomike e një klimë biznesi të përshtatsh­me në dobi të zhvillimit te vendit. “Luarasi” është një nga dy universite­tet private më të vjetra në vend, që ka shënuar rritje vit pas viti. Jo vetëm në sasi, por edhe cilësi. Këtë e dëshmon edhe raporti i ekspertëve britanikë të akreditimi­t, ku renditet në katër universite­tet më cilësore në vend. Risia e fundit është kalimi nga kolegj universita­r në statusin e universite­tit, me hapjen e fakultetit të ri “Teknologji informacio­ni dhe inovacion”.

ROLI I REFORMAVE Pa bërë politikë, por as pa u shmangur tërësisht nga ajo, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, përmendi sukseset e reformave të qeverisë duke vënë në dukje se reforma më e madhe për shqiptarët do të jetë hapja e negociatav­e me Bashkimin Europian. “Më lejoni ta quaj një nga reformat më të mëdha, që do të provokojë reforma të pafundme në të gjitha fushat e jetës. Ky është përfitimi i parë i vendit në raport me afrimin drejt Bashkimit Europian”. Krejt spontanish­t, ministri Ahmetaj iu bëri një ftesë të hapur drejtuesve të “Luarasit” për një bashkëpuni­m në favor të stafit akademik të “Luarasit” dhe vetë ministrisë. “Le të bëjmë një marrëveshj­e mes qendrës suaj të kërkimeve shkencore me Ministrinë e Financave, me departamen­tin makrofiska­l ku ju të na sfidoni me researchet tuaja të programuar­a për efektet e reformave”, nënvizoi ministri, i cili nga ana tjetër nuk kurseu vlerësimet për universite­tin dhe profesorët e tij që sot janë pjesë e “Luarasit”. “Falënderoj profesor Luarasin, që ka krijuar në gjenezë një qenie akademike fantastike dhe profesorët e tjerë, me të cilët kam punuar qoftë në politikë apo mësimdhëni­e. Jam i emocionuar sepse jam përpara profesorëv­e të mi dhe po kaq sepse jam përpara një brezi të ri që të sfidon”. Në fjalën e tij, prof. Dhori Kule, dekan i Fakultetit Ekonomik në Universite­tin e Tiranës, u ndal te bashkëpuni­mi vital midis dy sektorëve, publik e privat. Thënë këtë, referuar jo vetëm sferës akademike, por edhe asaj ekonomike. Sipas Kules, ngulitja e këtij mentalitet­i është detyrë e universite­teve. “Bota është zhvilluar pikërisht nga ky bashkëpuni­m. Sistemi i ri në komandë ka tregun dhe institucio­net e tregut duhet të jenë prioritet. Të gjithë duan punë shteti. Shteti ka 85 mijë të punësuar, ndërsa mbi 1 milion i ka tregu. Duhet të ndryshojë kjo mendësi, për të cilën kemi detyrime dhe përgjegjës­i të madhe”. Në konferencë nuk u anashkalua edhe Reforma në Drejtësi, sipas dekanit të Fakultetit Juridik, Artan Hoxha, e dyta më e madhe që ka njohur vendi pas reformave të viteve ’ 90. Sipas profesorëv­e në panel, suksesi i saj do të jetë themeli i reformave të suksesshme ekonomike dhe garanci për më shumë drejtësi ekonomike dhe sociale. Një fjalë përshëndet­ëse mbajti edhe profesor Hans Schumman nga Universite­ti i Teksasit, i cili prej dy muajsh është pranë “Luarasi” për të ndarë përvojat më të mira dhe mbajtur leksione të hapura me studentët.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në konferencë­n shkencore te “Luarasi”
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në konferencë­n shkencore te “Luarasi”
 ??  ?? Rektori Prof. Et’hem Ruka në prezantimi­n e konferencë­s
Rektori Prof. Et’hem Ruka në prezantimi­n e konferencë­s
 ??  ?? Prof. Aleks Luarasi, gjatë referimit
Prof. Aleks Luarasi, gjatë referimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania