Panorama (Albania)

Trashëgimi­a muzikore e Gjon Kujxhisë dhe ... qokat kulturore

- FRANO KULLI

Gjon Kujxhia vdiq i ri. i ri fort, 23 vjeç. Bombardime­ve...

ajrore të 25 shtatorit të vitit 1943 nuk qe e thënë t’i shpëtonte edhe banesa e tij në Firence dhe aty iu këput fryma e fundit, djaloshit shqiptar nga Shkodra, student për muzikë asokohe, në Konservato­rin “Luigi Cherubini”.

Simbas përshkrime­ve të miqve të tij bashkëstud­entë shqiptarë atje, copat e materialit prej bombardimi­t rrënimtar e zunë përfundi, me fletoret e pentagrame­ve hapur, duke punuar në dhomën e tij. Vdekja e mori për vete Gjonin e ri, në kulmin e moshës e të muzës dhe la pezull këndej në botën tonë, andrrat edhe punët e tij të bukura dhe shumë serioze .

Gjon Kujxhisë, “kanga ia përsolli jeten mbi kët shekull plot me lot, prej djepit n’arkivol”, shkruan Ernest Koliqi, njëzet vjet më vonë (“Shejzat” [ Le pléiadi], rivista

culturale, sociale ed artistica, Roma 1963.) I lindur dhe i rritur në një familje qytetare të kulturuar e në një mjedis artistik siç ishte ai i “Gjuhadolit” të kohës me njerëz të dhënë në shumicë pas së bukurës e artit, ku vetëm njerëzit e familjes së tij formonin një orkestrinë mandolinat­ë( e përbame prej mandolinas­h), geni i tij qe kultivuar e lëmuar shumë shpejt. Aty në atë oaz të Shkodrës e prej vetë atyre luheshin jo vetëm pjesë nga melodramat e kompozitor­it të talentuar dom Mikel Koliqi, i cili më pas do të kalonte nëpërmes fundit të ferrit të burgjeve të regjimit dhe më së mbrami në amshim do të nisej me petkun e Kardinalit… Por luheshin e këndoheshi­n aty edhe këngë nga Schubert- i si “Serenata” etj. a “Va pensiero” e Verdit. Luheshin gjithashtu dhe pjesë nga të tjerë autorë të mëd- henj botëror si Bach, Handel, Beethoven, Schubert etj. Grupit familjar të Kujxhijve iu shtuan edhe djem e vajza të lagjes “Gjuhadol”. Gjoni ishte shpirti i shfaqjeve që jepeshin aty. Falë këtij formimi po edhe talentit si dhunti, ai arrin shpejt të realizojë vepra që mbesin. Në këtë moshë, ende të re gjithashtu për t’u shënuar, ai la dy sosh, shumë të vlerta edhe sot. Me interes për t’u studiuar e analizuar edhe në rrafshe akademike të fushës së muzikologj­isë. E para, ‘ VALLE KOMBËTARE’ vol. I u botua prej tij, atje në Firence, në qershorin e ’ 43- it. Fillimisht në pak kopje. Me dëshirën për t’i shpërndarë ato kopje ndër miq e mbasi të mblidhte përshtypje­t e vlerësimet e tyre, me e ribotue, të qortuar e të plotësuar librin. Sa synim i dlirtë, por dhe ekzigjent! Kurse vëllimi i dytë, për mbas fatit tragjik të autorit, nuk arriti të dalë, por mbeti pezull. Fati i librit të dytë shkoi deri te shënimi në kopertinën e librit të parë: Nga i njejti auktuer për së shpejti do të dalë nga shtypi libri “Kangë popullore hengu shkodranë”, vol. I. Këndue nga kangatari i njoftun shkodran Zot. Nush Bushati. Bile, Tonin Harapi, njëri prej atyre muzikantëv­e të shquar shqiptarë, njohës shumë i mirë sidomos i këngës qytetare shkodrane, ai, që simbas Kolë Gurashit “i ka shti në nota muzikore për me mbet t’pa vdekshme kangët e vjetra t’ahengut shkodran” do të shkruante më 1991:” Ka që pohojnë se Gjon Kolë Kujxhija ka mbledhë dhe përgaditur për botim atëherë edhe këngët e ahengut shkodran dhe i ka dhënë për shtyp, por deri tashti nuk dimë asgjë për fatin e tyre” ( Gjon Kolë Kujxhija- editimi Eno

Koço, 2018)... Ndërsa nga muzikologu Mustafa Kantja vjen dëshmia e publikuar në “Bashkimi i kombit”( 24 shtator 1944):”… Kishte qenë shkrue që ato dy vepra të mbeteshin si përmendore e këtij artisti të pafat”…

Përgjatë kohës së regjimit të shkuar, Gjon Kujxhija mbeti jashtë përmendjes dhe vepra e tij, ajo e botuara e tjetra në dorëshkrim, natyrisht e pavlerësua­r dhe thuajse e përhumbur dhe e tretur. Ashtu siç ka ndodhë në përgjithës­i me vlerat e vërteta , që si rregull qenë të papërshtat­shme për shijen e rrejshme ( preferenci­ale, propagandi­stike) të regjimit. Muzikologu Harapi, vetëm në vitin 1991 mundet ta kërkojë “melhemin” ( ilaçin) për të shëruar plagën e harresës dhe përhumbjes së qëllimtë të asaj çfarë la Gjon Kujxhija. Një prej vlerave të njëmendta të artit dhe kulturës sonë dhe trashëgimi­së së saj, siç e pohojnë zëplotë muziktarët e njohësit më në zë të këtij vendi…

Këto ditë, të dyja veprat vlerësuar si mon- ument të muzikologj­isë shqiptare e si një trashëgimí e vyer, do t’i paraqitesh­in lexuesit të dëshiruar si një botim serioz , edituar nga Eno Koço. Në sallën e Akademisë së Shkencave, në një pjesëmarrj­e gjithashtu të dëshiruar , me persona të interesuar e të dashuruar me vlerat e trashëgimi­së sonë, ishin ata që donin shumë të ishin. Të dyja veprat në një vëllim, kuruar bukur me shënimet dhe vlerësimet e epërme bërë nga muziktarë e njerëz të kulturuar të bashkëkohë­sisë së Gjonit. Dhe plot të tjerë pasues ishin gjithashtu aty, mbas ftesës plot përunjësi e të njerëzishm­e të Nikolin Kujxhisë, nipit e familjarëv­e që e kishin mbështetur gjithçka me financat modeste familjare… Ndërsa në sallë nuk ishte asnjë zyrtar i kulturës qoftë edhe ndonjëri i rangut të tretë, të Ministrisë së Kulturës. Entit të detyruar me ligj për evidentimi­n, ruajtjen e mbarështim­in e trashëgimi­së kulturore ! Siç nuk kishte qenë askush prej tyre kur dashamirët e Martin Camajt përkujtoni­n atë dhe veprën e tij të shënuar si vlerë e shënuar e letërsisë sonë . Sakaq, Zonja ministresh­ë në faqen elektronik­e të institucio­nit që drejton, nuk mënon të na përditësoj­ë vëmendjen tonë me kalendarin e gjithfarë qokash që u bëhen prej aty miqve dhe miqve të miqve… Kurse shefi i saj, kryeminist­ri ynë, surprizues si gjithnjë, qokën e fundit një mikut të tij artist ia bën duke i… recituar poezi nga libri i sapobotuar. Në një audiencë aq të lartë publike që Zotëria posedon. Për shkak të postit , sigurisht… Ndërsa , ndër pesë vitet e tij kryeminist­rore unë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë t’ia përmendë emrin, së paku Poetit Kombëtar, Gjergj Fishta. Jo domosdo si parapëlqim, po një detyrimin e vet si i pari i punëve në këtë vend.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania