Panorama (Albania)

Shuhet gjuhëtari Kolec Topalli, shkencëtar­i i 250 titujve

Homazhet do të mbahen sot në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë nga ora 10: 00- 11: 00

-

Gjuhësia shqiptare do të ketë tashmë një punëtor të palodhur më pak.

Ndërroi jetë në moshën 80vjeçare akademiku Kolec Topalli, gjuhëtar i njohur, profesor, Mësues i Popullit. Homazhet në nderim të akademik Kolec Topalli do të mbahen sot në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë nga ora 10: 0011: 00. Pas homazheve, kortezhi mortor do të udhëtojë drejt qytetit të tij të lindjes, Shkodrës. Me vdekjen e tij Akademia e Shkencave humbi një shkencëtar me veprimtari të gjatë dhe cilësore, një prej drejtuesve që kanë lënë gjurmë progresi në institucio­net ku kanë punuar, një koleg e mik të nderuar; bota shkencore humbi një dijetar me përvojë dhe një njeri të suksesit shkencor; familja dhe të afërmit njeriun e dashur. Ai është autor i shumë veprave të rëndësishm­e studimore mbi gjuhën shqipe, monografi, përmbledhj­e studimesh dhe vepra kolektive. Për kontributi­n e tij në fushën e arsimit, në vitin 1993 është nderuar me titullin e lartë “Mësues i Popullit” dhe për meritat në fushën e shkencës, në vitin 1994 ka marrë titullin shkencor “Drejtues kërkimesh” ( Profesor). Është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave në korrik të vitit 2008; rektor i shkollës së lartë “Gjon Buzuku” Shkodër në vitin 2010; anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në vitin 2012. Vepra “Fonetika historike e gjuhës shqipe” është nderuar me çmimet “Ekselenca Shqiptare 2007” dhe “Çmimi i Albanologj­isë 2008”. Më 2011 ka botuar veprën “Gramatikë historike e gjuhës shqipe” dhe është shpallur fitues i çmimit të Akademisë KULT 2012 për librin studimor më të mirë të vitit. Senati Akademik i Qendrës së Studimeve Albanologj­ike i ka dhënë titullin “Profesor Nderi i Studimeve Shqiptare”. Presidenti i Republikës e ka nderuar me urdhrin “Mjeshtër i Madh”. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, si një homazh kushtuar akademikut dhe gjuhë- tarit Kolec Topalli, çeli një ekspozitë përkujtimo­re me veprat dhe studimet e tij, si një vëmendje e veçantë kushtuar kontributi­t dhe personalit­etit të tij të jashtëzako­nshëm shkencor.

VEPRIMTARI­A Lindi në Shkodër, ku kreu edhe shkollën e mesme. Ndoqi studimet e larta në ILP të Shkodrës dhe i përfundoi në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në UT ( 1964). Ka punuar si mësues në rrethet Kukës, Lezhë, Gramsh e Krujë. Sekretar i përgjithsh­ëm i Presidenti­t të Republikës ( 1992– 1997), punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë ( 1997– 2005), këshilltar në ambasadën e Shqipërisë në Romë ( 2006), koordinato­r shkencor në Qendrën e Studimeve Albanologj­ike ( 2007- 2014). Gjatë viteve të shërbimit në arsim u mor me studime gjuhësore dhe përgatiti dy disertacio­ne ( 1986, 1991).

Ka trajtuar kryesisht prob- leme të fonetikës e gramatikës historike dhe të etimologji­së së shqipes. Ka botuar më shumë se 250 tituj me rreth 10.000 faqe: monografi, artikuj e kumtesa, si bashkëpunë­tor i 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit, me botime në 5 gjuhë të huaja. Ka marrë pjesë me kumtesa në 120 konferenca shkencore kombëtare e 58 ndërkombët­are dhe ka ligjëruar për historinë e gjuhës shqipe në universite­te e qendra shkencore brenda e jashtë vendit. Pedagog i fonetikës historike në Fakultetin e Historisë dhe Filologjis­ë të Universite­tit Shtetëror të Tiranës; anëtar i komisionit për gjuhën shqipe në institucio­nin ndërkombët­ar të ALE- së ( Atlas Linguarium Europae). Në vitin 2008 është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe më 2012 anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Është autor i shumë monografiv­e.

 ??  ??
 ??  ?? Gjuhëtari Kolec Topalli
Gjuhëtari Kolec Topalli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania