Panorama (Albania)

Dëshmitari: Disa ditë më parë thyen llambat e ndriçimit në rrugë

-

Grabitja e mbrëmjes së të mërkurës në Prokurorin­ë e Durrësit, duket se ka qenë e planifikua­r dhe e organizuar nga autorët e ngjarjes. Madje, një sinjal dyshohet se është dhënë para 10 ditësh, edhe pse u kalua si një incident i rëndomtë dhe nuk u regjistrua as si procedim nga autoritete­t lokale. Mbrëmjen e 15 majit, rreth orës 22: 00, disa qytetarë, banorë të zonës pas Prokuroris­ë së Durrësit, pikërisht nga vendi ku mendohet se janë futur hajdutët, lajmëruan Policinë për dëmtimin e llambave të ndriçimit. Policia shkoi menjëherë në vendngjarj­e, por autorët, që mendohet se ishin 3 të mitur, kishin arritur të largoheshi­n. Një prej dëshmitarë­ve, që ka lajmëruar Policinë atë mbrëmje është edhe juristi Elvin Kurti. Ai ka pikasur njërin prej autorëve teksa thyente ndriçimin e rrugës pranë Prokuroris­ë. “Konstatova një person. Ai, mesa pashë unë, ishte vetëm dhe po thyente llambat e ndriçimit që ndodhen pranë Prokuroris­ë. Mendova mos ishte ndonjë fëmijë. Por më pas edhe banorë të tjerë kishin lajmëruar Policinë. Kur sot ( dje) dëgjova që është vjedhur Prokuroria nga persona ende të paidentifi­kuar. Të them të drejtën, unë atë natë pikasa vetëm një person, i cili thyente llambat e ndriçimit”, u shpreh Kurti. Të tjerë dëshmitarë të asaj nate e lidhin incidentin me ngjarjen që ndodhi në Prokurori. Sipas tyre, ky mund të ketë qenë plan i grabitësve për të realizuar vjedhjen pa u parë nga njeri. Duke lënë zonën në errësirë, sipas tyre, ata mund të kenë menduar se e kanë më të lehtë të depërtojnë brenda am- bienteve të Prokuroris­ë, pa u pikasur nga dëshmitarë­t apo rojet. Madje, ata thonë se kjo nuk mund të jetë një koincidenc­ë. Pasi, pikërisht në vendin që ata përdorën për t’u futur brenda, në anën e pasme të godinës, aty ku është kabina elektrike, ndodheshin llambat e ndriçimit që u goditën.

 ??  ?? Vendi nga ku hynë autorët
Vendi nga ku hynë autorët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania