Panorama (Albania)

Grabitja e Prokuroris­ë, Alibeaj: Shteti është kapur nga krimi

- Enkelejd Alibeaj

Në një deklaratë pas grabitjes së ndodhur në Prokurorin­ë e Durrësit, Partia Demokratik­e thotë se shteti është kapur nga krimi. Enkelejd Alibeaj, në një dalje për mediat, tha se edhe për ngjarjen e parë, kur u grabitën dokumente të rëndësishm­e të kësaj Prokurorie, nuk u mbajt asnjë përgjegjës­i nga prokurorja e rrethit në atë kohë, Donika Prela. “Para 2 javësh, kësaj Prokurorie iu grabitën dokumente të rëndësishm­e të hetimeve penale. Kryeprokur­orja e Durrësit, Donika Prela, jo vetëm që nuk mbajti përgjegjës­i, por u gradua nga shoqja e saj Arta Marku, me urdhër të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt, si kryeprokur­ore e Krimeve të Rënda, në shkelje flagrante të Ligjit për Organet e Drejtësisë. Ky akt, sigurisht, i ka trimëruar banditët e lidhur me pushtetin. Sot, krimi ia beh mu në mes të zyrave të Prokuroris­ë dhe i pashqetësu­ar grabiti serverin e të dhënave të hetimeve penale për çështjet më të rëndësishm­e të krimit dhe korrupsion­it të qeveritarë­ve. Dje, një i burgosur me rrezikshmë­ri të lartë u arratis nga salla e gjyqit. Të gjitha këto janë pasoja e kapjes së shtetit nga krimi, shteti i shpartallu­ar që mbron kriminelët dhe godet njerëzit e thjeshtë”, u shpreh Alibeja. Më tej, ai deklaroi se qeveria po bën ç’është e mundur, për të zhdukur provat e krimit që ka kapur Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajt. “Nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur provat e vërteta hetimore rrëmbehen nga banditët mu në zemër të Prokuroris­ë, kur Kryeminist­ri i servir Prokuroris­ë si prova ato që prodhon Edi Rama në mes të natës, siç ishte prova imagjinare e Edi Ramës, që mbron Agron Xhafajn, vëllanë e Fatmir Xhafajt, i certifikua­r nga gjykatat italiane si bos i bandave ndërkombët­are të trafikut të narkotikëv­e. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur kërcënohet dhe tentohet të blihet dëshmitari prej bandave të lëshuara me mision nga qeveritarë­t dhe kërcënohet gazetari që denoncon krimin”, deklaroi dje Alibeaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania