Panorama (Albania)

Prokuroria: Hetim pasuror vëllait të ministrit Xhafaj

Hetimet për përgjimin nisën tri ditë pas publikimit të saj

- ERALD DELIU Albert Veliu Agron Xhafaj

Në një deklaratë zyrtare, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sqaruar ditën e djeshme se procedimi penal për përgjimin e publikuar nga Partia Demokratik­e është regjistrua­r më 17 maj, pra, tri ditë pas publikimit të tij në media.

Ky procedim, sipas Prokuroris­ë, është regjistrua­r për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëv­e”, një javë pasi nisi verifikime­t për akuzat e PD- së ndaj Agron Xhafajt. Gjithashtu, Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi dje se ka nisur edhe hetimi pasuror për Agron Xhafajn, në kuadër të ligjit antimafia. Por Prokuroria nuk tha asgjë nëse ky hetim pasuror përfshin edhe ministrin Xhafaj, si familjar i Agronit. Prokuroria sqaroi gjithashtu se hetimet po kryhen nga i njëjti prokuror edhe për kallëzimin e Agron Xhafajt ndaj tri zyrtarëve të PD- së për “Kallëzim të rremë”. Gjithashtu, sipas organit të akuzës, materiali origjinal i përgjimit është dërguar për analiza jashtë vendit, për të përcaktuar nëse është i montuar apo i paprekur dhe nëse protagonis­tët janë Agron Xhafaj etj. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda njofton se më datë 17.05.2018 ka regjistrua­r procedimin penal Nr. 95/ v. 2018 për veprën penale të “Trafikimit të narko- tikëve” parashikua­r nga neni 283/ a i Kodit Penal. Më datë 18.05.2018 me këtë procedim është bashkuar dhe procedimi penal Nr. 3853 i Prokuroris­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, i regjistrua­r për veprën penale të “Kallëzimit të rremë”, parashikua­r nga neni 305 i Kodit Penal”, shkruan njoftimi i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. “Hetimet në këtë procedim penal lidhen me të dhënat e bëra publike më datë 14.05.2018 në një konferencë për shtyp të organizuar në selinë e Partisë Demokratik­e të Republikës së Shqipërisë, ku është publikuar një material video. Nga biseda e bërë publike midis dy personave, njëri i cilësuar si “Bashkëpunë­tori X” dhe një personi tjetër i supozuar si shtetasi Agron Xhafaj është treguar se bashkëpunë­tori është ndihmuar nga shtetasi Agron Xhafaj për të siguruar një sasi kanabisi për ta trafikuar. Hetimet po kryen nga një grup hetimor i përbërë nga dy prokurorë dhe dy oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Tiranë. Janë duke u kryer veprime hetimore të gjithanshm­e brenda dhe jashtë vendit. Po kështu, është dërguar për ekspertim materiali i video- përgjimit në laboratorë ndërkombët­arë jashtë vendit. Gjithashtu njoftojmë se ka filluar dhe kryerja e verifikime­ve pasurore për shtetasin Agron Xhafaj, i ditëlindje­s 08.06.1975, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, lindur dhe banues në Vlorë”, përfundon njoftimi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania