Panorama (Albania)

“Përpjekje që Tahiri të shpëtojë pa u lagur”

Basha: Si për çdo autokrat të korruptuar, fajtore është opozita

-

merret vetëm me këtë çështje; mbrojtjen e kriminelëv­e, siç bëri në të kaluarën, edhe sot, vetëm me mbrojtjen e kriminelëv­e. Vendi është pa qeveri. Të gjitha energjitë, e gjithë koha jonë i dedikohet luftës kundër kriminelëv­e, që Edi Rama ka sjellë në këtë Parlament, në godinat e qeverisë e kudo në institucio­ne. E gjithë energjia dhe koha e Edi Ramës merret me mbrojtjen e tyre. Shteti ka rënë. Shteti është kapur totalisht. Ndaj, vëllezër dhe motra ka mbetur ajo që i mbetet njerëzve të lirë, ajo që prej 200 vitesh ka sanksionua­r Montesquie: “Kur ligji, Kushtetuta shkelen, kur qeveria qeveris jashtë ligjit dhe Kushtetutë­s, është e drejta e Sovranit të marrë fatin në dorë”.

* * * Unë dua sot të ftoj të gjithë shqiptarët të bashkohen me qindra- mijëra protestues­it, në protestën më të madhe kombëtare, të shtunën në 26 Maj, në orën 11: 00. Të bashkohemi të shtunën për t’iu thënë ndal këtyre kriminelëv­e dhe të gjithë politikanë­ve të lidhur me krimin. Ta mbyllim njëherë e mirë këtë kapitull dhe të hapim kapitullin që meritoni ju, për një jetë më të mirë për ju, për shpresë për çdo shqiptar. Shqipëria ka mjaftueshë­m njerëz të ndershëm, të cilët mund t’i shërbejnë asaj. Partia Socialiste ka njerëz të ndershëm, që mund t’i shërbejnë popullit. Ndaj, sot dua t’u drejtoj një thirrje të drejtpërdr­ejtë socialistë­ve të ndershëm shqiptarë, që ndjehen të neveritur nga kapja e partisë së tyre, lënia e partisë së tyre peng i krimit dhe drogës. Negociatat nuk hapen pa luftuar krimin dhe politikanë­t e lidhur me krimin. Negociatat nuk hapen me reforma në letër, me ligje që miratohen dhe nuk zbatohen, si ligji antimafia, për Fatmir Xhafajn. Negociatat nuk hapen, pa e ndarë qeverisjen nga krimi. Nuk hapen negociatat Edi Rama, siç ta kanë thënë edhe mbrëmë, pa zgjedhje të lira dhe të ndershme! Ndaj, le të jemi të hapur e të drejtpërdr­ejtë me njëri- tjetrin. Është një e vërtetë e qartë, e thjeshtë, e kuptueshme për të gjithë Shqipërinë sot: As opozita, as BE, as Holanda, as Macroni, as Merkeli, as Krishbaum nuk janë pengesa. Edi Rama, ti je pengesa. Fatmir Xhafaj është pengesa. Ju jeni tradhtarët e vërtetë të popullit, që keni tradhtuar interesat e qytetarëve të thjeshtë për xhepat tuaja dhe pasuritë tuaja, duke u lidhur dhe duke u bërë njësh me krimin e organizuar dhe trafikantë­t e drogës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania