Panorama (Albania)

Maxhoranca voton rezolutën e integrimit pa opozitën

“Raporti i KE njeh qartë arritjet në luftën kundër krimit”

-

Maxhoranca ka miratuar dje vetëm me votat e saj rezolutën “Për rekomandim­in e Komisionit Europian për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë”.

Opozita nuk ka marrë pjesë në këtë votim, pasi prej disa javësh ka vendosur marrëdhëni­et e kushtëzuar­a me Kuvendin. Rezoluta e votuar dje me 73 vota pro dhe asnjë kundër është hartuar nga deputetët e Partisë Socialiste dhe nuk u diskutua më parë në Komisionin e Integrimit Europian apo në Këshillin Kombëtar të Integrimit. Këto janë dy nga strukturat përgjegjës­e, në të cilat propozohet për diskutim, amendohen dhe miratohen rezolutat e integrimit. Dje, gjatë seancës opozita qëndroi në sallë vetëm për të paraqitur vendimin e saj politik për të shkarkuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe për të ftuar qytetarët në protestën e së shtunës. Në emër të maxhorancë­s, Taulant Balla tha se do të donte që kjo rezolutë të votohej bashkë me opozitën, por detyra e PS- së është të çojë integrimin përpara. “Do kisha dashur shumë, edhe një herë, që këtë rezolutë ta votonin edhe deputetët e opozitës, megjithatë detyra jonë është që këtë proces ta çojmë përpara!”, tha Balla.

REZOLUTA Në rezolutën e votuar nga Partia Socialiste, tre deputetët e PDIU- së dhe dy deputetëve të pavarur, Tom Doshi dhe Robert Bitri, thuhet se Kuvendi i Shqipërisë mirëpret raportin e Komisionit Europian për shkallën e përgatitje­s së arritur nga Shqipëria. Më tej cilësohen si arritje pozitive Reforma në Drejtësi, lufta kundër korrupsion­it, krimit të organizuar. “Vlerëson rekomandim­in e Komisionit Europian për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it mes Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, si njohje të qartë të arritjeve të Shqipërisë në ndërtimin e shtetit të së drejtës, e specifikis­ht në Reformën në Drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it, reformën në administra­tën publike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, thekson rezoluta. Më tej, në një pike tjetër i kërkohet qever- isë që “Të thellojë dhe përshpejto­jë ritmin e reformave të ndërmarra, veçanërish­t të reformave që lidhen me sundimin e ligjit. Shpreh vullnet të plotë për të ecur në rrugën e reformave në frymën e mirëkuptim­it ndërpartia­k dhe në bashkëpuni­m të plotë me shoqërinë civile”.

 ??  ?? DJE, GJATE SEANCES NE KUVEND
DJE, GJATE SEANCES NE KUVEND

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania