Panorama (Albania)

PDIU, Doshi dhe Bitri mbajnë PS- në në “këmbë”

Robert Bitri zyrtarisht i larguar nga LSI, del deputet pa grup

-

Partia Socialiste ka arritur dje në Parlament që të ruajë maxhorancë­n falë votave të aleatëve të Partisë Drejtësi dhe Integrim dhe votave të Tom Doshit dhe Robert Bitrit. Gjatë votimit të rezolutës për integrimin në Parlament, ra në sy fakti se maxhoranca kishte arritur të grumbulloj­ë në total vetëm 73 vota. Por në votim morën pjesë dhe tre deputetët e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Reme Lala, Elena Xhina dhe Dritan Bici. Këta të fundit kanë qenë në të gjitha seancat dhe kanë votuar rregullish­t në favor të nismave të PS- së. Por ajo që ra në sy dje ishte dhe vota e deputetit të Fierit, Robert Bitri. Ky i fundit ka zyrtarizua­r largimin nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe tashmë është deputet pa grup parlamenta­r. Ky fakt konfirmohe­t dhe nga procesverb­ali elektronik i votimit, ku Bitri nuk figuron më në siglën e LSI- së, por cilësohet si “nongupo”( Pa grup Parlamenta­r). Robert Bitri nuk ishte prezent gjatë seancës, por ai u paraqit në sallën e Kuvendit vetëm gjatë nisjes së procesit të votimit. Gjatë votimit është dëgjuar që kolegët e Partisë Socialiste në një moment shpërqendr­imi i kanë thërritur me zë “voto Berti”, dhe ky i fundit të gjitha votat i ka dhënë pro PS- së.

MUNGESAT Nga radhët e Partisë Socialiste janë vënë re disa mungesa të konsiderue­shme. Në total ishin 4 deputetë dhe 2 ministra që nuk u paraqitën dje në seancën kuvendare. Në votim nuk ishte i pranishëm ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, deputetet, Klotilda Bushka dhe Blerina Gjylameti, Bashkim Fino dhe Gjetan Gjetani. Me këto mungesa PS ka zbritur dje në kuotat e 68 votave, por falë “ndihmës” së 3 deputetëve të PDIU- së, deputetit Tom Doshi dhe “prurjes më të re”, Robert Bitri, PS ka arritur të ruajë 73 votat.

 ??  ?? Faksimile e procesverb­alit të votimit dje në Kuvend
Faksimile e procesverb­alit të votimit dje në Kuvend
 ??  ?? Robert Bitri, deputeti i larguar nga LSI dje në Parlament
Robert Bitri, deputeti i larguar nga LSI dje në Parlament

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania