Panorama (Albania)

Rama: Kush nuk do negociatat me BE- në, të shkojë në protestë

“Mos ju duket vetja të keqpërdoru­r me paralajmër­im, video- përgjimi është një tallje”

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama akuzoi opozitën se po organizon protestën, me qëllim bllokimin e hapjes së negociatav­e të Shqipërisë me BE- në.

Gjatë fjalës së tij dje në Parlament, pasi opozita ishte larguar, Rama tha se ata që do të marrin pjesë në protestë, nuk i duan negociatat me BE- në. “Por pyetja këtu nuk është protesta. Pyetja këtu është tallja e madhe. Mendojeni njëherë këtë që po ju them. Mendojeni thjesht, që të mos ju duket vetja të keqpërdoru­r me paralajmër­im, sepse ky është paralajmër­imi, që kjo është tallje. Që video- përgjimi është i fabrikuar si një videopërgj­im i dikujt, që nuk është fare aty dhe që kjo e gjitha bëhet për të shkatërrua­r në metrat e fundit, rrugën për çeljen e negociatav­e. Kush nuk i do negociatat, po. Çdo shqiptar që nuk i do negociatat, duhet të iki në protestë, patjetër, duhet të bëjë çmos, të shkojë atje dhe të mos lëvizë që aty, deri sa t’ia arrijë qëllimit, negociatat të mos hapen. Kush i do negociatat, duhet ta dijë që, me ose pa dashje, shkon aty për të kontribuar për të kundërtën”, tha Rama. Por shkaku, nga opozita niset për të zhvilluar këtë protestë, sipas Kryeminist­rit, është një tallje dhe një sajesë. “Unë do ju bëj një pyetje shumë të thjeshtë të gjithë atyre që janë të hutuar, të çoroditur, të turbulluar, të zemëruar nga fakti që na del që vëllai i ministrit të Brendshëm na qenka trafikant aktiv droge. Pyetja është shumë e thjeshtë: Çfarë do mendoni për veten tuaj, kur kjo që unë them, të dalë siç unë po e them dhe kur të mësoni që bëhet fjalë për një tallje të madhe me të gjithë ju? Një tallje e madhe që synon destabiliz­imin e vendit, jo thjesht një skup mediatik, por destabiliz­imin e vendit. Si do ju duket vetja, mbasi të dilni në protestë, kur të mësoni se keni dalë në protestë, njësoj siç shkohet në kinema, për të parë një film dhe për të duartrokit­ur një film, për të mbushur sallën e kinemasë?”, tha Rama. Sipas tij, audio- përgjimi kishte si qëllim destabiliz­imin e vendit, ndërsa i kërkoi Prokuroris­ë të bëjë ekspertimi­n e tij shkencor në një laborator të huaj. “Unë që ju kam thënë publikisht që kjo është një histori banale dhe audiopërgj­imi është pa lidhje fare me personin e akuzuar, po ju them që historia pas audiopërgj­imit është akoma më e hatashme. Çfarë shikoni, janë vetëm aktorë, luajnë rolin. Kam shumë shpresë që do të dalin nga hetimi skenaristë­t, regjisorët dhe producentë­t. Ai ditëziu i rrugëve të Vlorës është si ata figurantët e filmave të neorealizm­it italian, çfarë t’i thuash, thotë, por mbrapa, historia është shumë herë më serioze sesa duket. Sidoqoftë, se si është historia, t’ia lëmë Prokuroris­ë. Ajo që na duhet, është të vijë përgjigja e analizës shkencore, jo nëpër kompani private, jo nëpër studio private, jo nëpër zyra avoka- tie, në një laborator shkencor të cilitdo vend partner me Shqipërinë. Kaq!”, tha Rama. Kreu i qeverisë akuzoi opozitën se është e para në historinë e Parlamenti­t kur braktis votimin e një rezolute për interes kombëtar. “Këtu në sallë ka jo pak deputetë, të cilët kanë qenë pjesë e trupës parlamenta­re të Republikës së Shqipërisë, edhe kur u bë një Rezolutë për Liberalizm­in e Vizave dhe Partia Socialiste ishte në bojkot parlamenta­r. Nuk dua t’i kthehem arsyeve të atij bojkoti parlamenta­r, por e sjell në vëmendje të pub- likut këtë fakt, për të nënvizuar se sot është e para herë në historinë e parlamenta­rizmit demokratik shqiptar që një parti politike braktis sallën e Kuvendit, kur bëhet fjalë për një Rezolutë me interes kombëtar të kësaj natyre”, tha Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania