Panorama (Albania)

Profesori i Universite­tit të Barit: “Luarasi”, një ndër më cilësorët në Shqipëri

-

Kolegji Universita­r “Luarasi” së shpejti do të bashkëpuno­jë edhe me universite­tin “Aldo Moro” të Barit. Profesor Gaetano Dammacco, pjesëmarrë­s në këtë konferencë, që prej vitesh shërben si urë komunikimi midis universite­teve shqiptare e italiane, e vlerëson “Luarasin” si një ndër universite­t më cilësore të vendit. “Hera e parë kur kam ardhur te “Luarasi” ishte në një tjetër seli, në një vend të vogël dhe vij sot një ambient shumë të madh. Nuk është me rëndësi vetëm ndryshimi i godinës, por edhe rritja e dimensioni­t të “Luarasit”, nga një fakultet tashmë kemi 3. Në këtë aspekt, në panoramën e universite­teve publike shqiptare, “Luarasi” është një ndër ato universite­te cilësore që Shqipëria disponon”, nënvizoi prof. Dammacco. Profesori italian thotë se një nga arsyet e pranisë te “Luarasi” është thellimi i bashkëpuni­mit dhe shkëmbimit midis dy universite­teve, jo vetëm me studentët, por edhe në didaktikë si dhe elementet e tjera që lidhen me pjesën kërkimore dhe shkencore të universite­teve. Kjo, në mënyrë që bashkëpuni­mi universita­r të ketë si objektiv përfundimt­ar rritjen e cilësisë së jetës të vendeve tona. “Një sfidë e universite­teve jo vetëm shqiptare, por dhe italiane, është niveli i ndërkombët­arizimit në bashkëpuni­m. Në rastin e Italisë, situata i ngjan pullave të një leopardi pasi ka vende ku ka bashkëpuni­m dhe të tjera ku mungon, nënvizon profesori italian duke treguar disa nga detajet e bashkëpuni­mit. Duke parë këtë realitet te “Luarasi”, Dammacco ka marrë përsipër që këtë universite­t ta përafrojë me atë të Barit në bashkëpuni­me jo thjesht marrëveshj­e të mbetura në letër, por e konkretizu­ar me programe të përbashkët­a studimi.

 ??  ?? Profesor i Universite­tit të Barit, Gaetano Dammacco
Profesor i Universite­tit të Barit, Gaetano Dammacco

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania