Panorama (Albania)

PD- LSI “zaptojnë” postet në Bashki, shkarkime në Këshill

Debate mes këshilltar­ëve, iu heqin mandatin dy anëtarëve të PS

-

Koalicioni mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratik­e kanë marrë çdo post nën kontroll në Bashkinë Gjirokastë­r.

Së fundmi, bashkimi i votave mes këtyre dy forcave politike, i ka hequr PS- së edhe sekretarin e Këshillit Bashkiak. Mbledhja e fundit është shoqëruar me debate të forta, pasi, përveç votimit për shkarkimin e Semi Golemit si sekretar, u votua dhe për heqjen e mandatit për dy anëtarë të Këshillit Bashkiak. Kjo ka shkaktuar përplasje mes maxhorancë­s PD- LSI dhe PS, pasi kjo e fundit pretendon se ligjërisht është e pamundur t’u hiqet mandati anëtarëve të Këshillit, pasi janë të zgjedhur me votë nga populli. Debatet kanë nisur pas votimit për sekretarin e Këshillit Bashkiak. Të majtët kërkuan votim të fshehtë, ndërsa shumica ka votuar dhe miratuar shkarkimin e sekretarit Semi Golemi me votim të hapur. Në vend të tij është zgjedhur Spartak Drasa, përfaqësue­s i PD- së. Ndërkohë, dy muaj më parë, bashkimi i votave mes LSI- së dhe PD- së bëri që të shkarkohet kryetari i Këshillit Bashkiak si dhe dy nënkryetar­ët që i përkisnin PS- së. Debate të forta ka shkaktuar kalimi në votim i propozimit për shkarkimin e dy anëtarëve të majtë të Këshillit Bashkiak. Përveçse një gjë e tillë nuk ka qenë e parashikua­r në rendin e ditës, PS e ka cilësuar antiligjor një veprim të tillë, pasi anëtarët e Këshillit janë zgjedhur me votë nga qytetarët dhe e humbet mandatin vetëm kur jep dorëheqjen. Bëhet fjalë për Armand Hilën, i cili gjithashtu mban edhe postin e kreut të Këshillit të Qarkut dhe Shkëlqim Guçen. Maskaradë të koalicioni­t PD– LSI, e ka quajtur këtë veprim kryetari i grupit socialist në Këshillin Bashkiak, Petrit Brahimi. Ai sqaron se anëtarët e Këshillit të Qarkut janë shkarkuar me votim të pabazuar në ligj. Ndërsa për të djathtët, kërkesat dhe vendimi për heqjen e mandatit për dy këshilltar­ët është e bazuar në ligj, pasi ka si synim barazinë gjinore. Roland Bejko, kryetar i grupit të djathtë u shpreh se, në bazë të ligjit për pushtetin vendor, këshilli bashkiak “zgjedh përfaqësue­sit e këshillit bashkiak në këshillin e qarkut, të cilët, në jo më pak se 50 për qind të tyre, duhet t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësua­r”. Për Bejkon, me heqjen e mandatit për Armand Hilën, që është dhe kreu i Këshilit të Qarkut, duhet të dorëzojë dhe këtë post, pasi tashmë shumica në pushtetin vendor i takon PD- LSI dhe PS ka humbur shumicën në Këshillin e Qarkut, çka do të sjellë zgjedhje të reja për kryetarin e këtij qarku.

 ??  ?? Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak
Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania