Panorama (Albania)

Në përgjim, arrestohet doganieri i Kapshticës

-

KORÇE – Kaloi një kamionçinë pa paguar tarifën doganore, arrestohet doganieri. Një 50- vjeçar me detyrë doganier në pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet për korrupsion. Genci Laçaj, 50 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë doganier pranë pikës kufitare të Kapshticës, sipas Policisë, dyshohet se lejoi futjen e një automjeti në Shqipëri, duke e favorizuar në mënyrë që të shmangte detyrimet doganore. Sipas të dhënave nga Policia, dyshohet së doganieri 50- vjeçar, më 10 maj, në hyrje ka lejuar kalimin e një mjeti tip kamion me drejtues shtetasin L. A, mbi të cilin ishte ngarkuar një mjet tjetër tip kamionçinë e dëmtuar, me targa dhe dokumentac­ion të dyshuar si të falsifikua­ra, duke shmangur detyrimet doganore për këtë të fundit. Hetimi për doganierin ka zgjatur disa javë, ndërkohë që nuk bëhet e ditur, nëse ai në këmbim të favor- izimit ka marrë shuma monetare apo favore të tjera. Hetimi është shtrirë edhe më gjerë ku, sipas të dhënave, grupi hetimor ka punuar për të verifikuar nëse edhe në raste të tjera, doganieri kishte abuzuar duke përfituar nga detyra. Ka qenë hetimi i kryer me metoda speciale, falë të cilit, Policia bëri të mundur arrestimin e 50- vjeçarit, ndaj të cilit rëndon akuza për veprën penale “Korrupsion­i pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. “Arrestimi i tij u bë, pasi dyshohet së ky shtetas, më datë 10.05.2018, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ka lejuar kalimin e një mjeti tip kamion me drejtues shtetasin L. A, mbi të cilin ishte ngarkuar një mjet tjetër tip kamionçinë e dëmtuar, me targa dhe dokumentac­ion të dyshuar si të falsifikua­ra, duke shmangur detyrimet doganore për këtë të fundit”, bën të ditur Policia. dh. ç

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania