Panorama (Albania)

Arratisja në Gjykatë “merr në qafë” dy efektivët, shkarkohen dhe arrestohen

Kreu i Gjykatës takohet me drejtorin e Policisë dhe atë të paraburgim­it: Masa për përmirësim­in e parametrav­e të sigurisë

-

Arratisja e të sapodënuar­it në Gjykatën e Vlorës ka penalizuar dy efektivët e Policisë së Paraburgim­it, të cilët kishin detyrë ruajtjen dhe sigurinë e tij.

Gjolek Hodaj dhe Granit Zani, përveçse u shkarkuan nga detyra, u arrestuan si përgjegjës për arratisjen e Mikel Kasajt dy ditë më parë. Zani dhe Hodaj kanë shoqëruar të mërkurën për në Gjykatë 29- vjeçarin Kasaj. Nga pamjet e kamerës së sigurisë në sallën e gjyqit, shihen dy efektivët, të cilët janë gjendur të papërgatit­ur para veprimit të kryer nga i arrestuari. Gjatë seancës, ata janë të ulur në karrige të tjera, disi më larg 29- vjeçarit. Por në fund të seancës, kur trupa gjykuese do të shpallte vendimin, shihen dy efektivët, të cilët i afrohen të riut dhe qëndrojnë pas tij. Pavarësish­t kësaj, veprimi i 29- vjeçarit ka qenë i shpejtë dhe, për rrjedhojë, dy efektivët, të gjendur në befasi, nuk mundën ta parandaloj­në atë. Mikel Kasaj shihet teksa kërcen menjëherë mbi tavolinë dhe i drejtohet derës nga ku futet trupa gjykuese. Më pas, ai ka vrapuar nëpër korridor dhe është gjendur vetëm në harkun e pak sekondave në oborrin e Gjykatës nga ku, edhe ka mundur të largohet.

Në fakt, kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluçi, e ka ngritur zërin herë pas here për mungesën e sigurisë në ambientet e Gjykatës që ai drejton, deri edhe me shkresa zyrtare drejtuar KLD- së. I kontaktuar nga “Panorama”, Haluçi u shpreh se ditën e djeshme janë zhvilluar seancat gjyqësore normalisht dhe se ka pasur përforcime me punonjës policie të Paraburgim­it në Vlorë. Ai theksoi se ka zhvilluar dje edhe një takim me drejtorin e Policisë së Qarkut dhe drejtorin e Paraburgim­it dhe do të merren masa për përmirësim­in e parametrav­e të sig- urisë në Gjykatë.

I arratisuri Mikel Kasaj akuzohej për “Heqje e paligjshme e lirisë së personit”. Ai është arrestuar nga Policia, më datë 18 tetor të vitit 2017. Burime të Policisë bënë të ditur se hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa janë marrë edhe informacio­net nga prokurori i çështjes, Saimir Smaka, për këtë ngjarje. Ndërkohë, nga Policia mësohet se kërkimet për gjetjen e 29- vjeçarit janë përqendrua­r, më së shumti, në rrethinat e Vlorës, ku ai ka miq dhe të afërm të tij.

 ??  ?? Mikel Kasaj pak para arratisjes nga Gjykata
Mikel Kasaj pak para arratisjes nga Gjykata
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania