Panorama (Albania)

Vendimi i Gjykatës, lirohet ish- kreu i ARRSH, Andi Toma

Avokati Fana: Kemi prova të reja që tregojnë se ai është i pafajshëm

- Andi Toma

Gjykata e Apelit të Durrësit ka vendosur ditën e djeshme të ndryshojë masën e sigurisë ndaj ish- drejtorit të Autoriteti­t Rrugor Shqiptar, Andi Toma, i cili është nën hetim për skandalin me rrugën Gjinar- Elbasan.

Deri ditën e djeshme, Toma ishte në masën e “arrestit të shtëpisë”, ndërsa Gjykata e Apelit Durrës vendosi që ta ndryshojë masën në “detyrim paraqitje”. Kjo për shkak se Andi Toma nuk përbën rrezik për shoqërinë, nuk rrezikon të përsërisë veprën penale, pasi ajo supozohet se është kryer kur mbante postin e zyrtarit, si edhe nuk rrezikon të largohet jashtë vendit. Aktualisht, çështja ndaj tij dhe disa ish- zyrtarëve të tjerë pritet që të nisë në Gjykatën e Elbasanit, pasi hetimet kanë përfunduar vetëm disa ditë më parë. Andi Toma ka qenë drejtor i ARRSH- së nga viti 2008 deri në vitin 2013 dhe akuzohet për abuzimet me Gjinar- Elbasan, së bashku me ish- drejtorin tjetër, Dashamir Xhika. Lajmin e ndryshimit të masës për Tomën e konfirmoi edhe avokati i tij për “Panoramën”, Neshat Fana. Ai tha ndër të tjera se kanë prova të reja, që tregojnë se klienti i tij është i pafajshëm. Rreth një muaj më parë, Prokuroria e Elbasanit përfundoi hetimet për skandalin me rrugën në Gjinar, ku nën akuzë janë vënë 11 persona, përfshirë edhe dy ish- drejtorët e ARRSH- së, Dashamir Xhika dhe Andi Toma. Bëhet fjalë për akuza si “shpërdorim detyre” me akordimin e fondeve për rrugën te firmat private, para se të përfundoni­n punimet. Dëmet llogariten në rreth 600 milionë lekë. Kështu, në gjyq, përveç Andi Tomës dhe Dashamir Xhikës shkojnë edhe: Rexheb Tarba, administra­tor i shoqërisë “Zenit- 06”; Agron Hysa, administra­tor i shoqërisë “Vëllezërit Hysa”; Kujtim Hysa, administra­tor i shoqërisë “Vëllezërit Hysa”; Rezarta Bokçiu, administra­tore e shoqërisë “Arifaj”; Lek Tushaj, drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Cilësisë pranë ARRSH- së, anëtar i grupit të kolaudimit; Astrit Qafa, përgjegjës i Sektorit të Kualifikim­it pranë ARRSH- së, anëtar i grupit të kolaudimit; Malvina Kallabaku, specialist­e, Sektori i Kualifikim­it pranë ARRSH, anëtare e grupit të kolaudimit; Afërdita Basha, specialist­e, Sektori i Standardev­e dhe Normativav­e pranë ARRSH- së, anëtare e grupit të kolaudimit; Kastriot Braha, specialist, Sektori i Standardev­e dhe Normativav­e pranë ARRSH- së, anëtar i grupit të kolaudimit. Ishnëpunës­it e shtetit akuzohen për “shpërdorim detyre”, ndërsa sipërmarrë­sit privatë edhe për vjedhje duke shpërdorua­r detyrën. Sipas dosjes hetimore, Andi Toma, gjatë kohës që ka qenë drejtor i ARRSH- së, ka miratuar dhe lejuar që fondet publike nga buxheti i shtetit në shumën 499,525,926 lekë të administro­hen nga shoqëria “Vëllezërit Hysa” në lidhje me asfaltimin e rrugës së Gjinarit, në një kohë që tenderin e kishte fituar kompania “Arifaj”. Ai madje ka firmosur gjashtë kontrata shtesë për këtë çështje, duke e shtyrë afatin e asfaltimit të rrugës. Ndërsa pasardhësi i tij, Dashamir Xhika, ka kaluar rreth 110 milionë lekë në llogarinë e kompanisë “Vëllezërit Hysa” për rregullimi­n e rrugës së Gjinarit, në një kohë që këto rregullime nuk kanë përfunduar. Specialist­ët e caktuar në kolaudimin dhe verifikimi­n cilësisë së rrugës e kanë certifikua­r atë si të përfunduar, në një kohë që nuk ishte shtruar ende asfalti. Dashamir Xhika është duke u hetuar edhe për skandalin me rrugën ElbasanTir­anë, ku nga ndryshimet e kontratave me kontraktor­ët, është konstatuar një dëm i madh në buxhetin e shtetit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania