Panorama (Albania)

U shkarkua nga KPK, Lulo kërkon rikthimin në Apel

Gjyqtari i Kushtetues­es u shkarkua për pasuri të pajustifik­ueshme

- Fatos Lulo

Ditën e djeshme është hedhur shorti për të caktuar trupën gjykuese në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për shqyrtimin e çështjes së gjyqtarit të Kushtetues­es, Fatos Lulo. Ky i fundit u bë gjyqtari i parë që u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, pasi nuk justifikon­te dot pasurinë. Më datë 23 maj, ai ka apeluar vendimin e KPK- së dhe tashmë është hedhur edhe shorti për trupën gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin e Lulos. “Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistrua­r çështja Nr. 4/ JR, datë 23.05.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësim­it z. Fatos Lulo për: prishje të vendimit Nr. 12, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it dhënë ndaj subjektit zotit Lulo; rikonfirmi­min në detyrë të subjektit z. Lulo”, shkruan një njoftim zyrtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ditën e djeshme. “Më datën 24.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë nga: Luan Daci, kryesues; Natasha Mulaj, relatore; Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo, anëtarë”, vijon më tej njoftimi.

SHKARKIMI Lulo u bë gjyqtari i parë që nuk e kaloi vetingun, duke u shkarkuar nga detyra për “deklarim të rremë” dhe “mosjustifi­kim të pasurisë”. Konkretish­t, sipas KPK- së, në formularët e deklarimit të pasurisë së Lulos ka disa asete, të cilat sipas KPK- së gjyqtari nuk është në gjendje që të shpjegojë burimet financiare të tyre. Ato përfshijnë pasuri të paluajtshm­e, si një apartament në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë, një apartament te Rruga e Durrësit, si edhe një zyrë në rrugën “Ismail Qemali”. Gjithashtu, sipas relatores së çështjes, Etleda Çiftja, KPK- ja vlerëson si deklarim të rremë edhe dhuratën e marrë nga e motra, Drita Lulo, në vitin 2008 që kap vlerën e 100 mijë dollarëve, shitjen e një aparta- menti në Toronto të Kanadasë me vlerë 160 mijë dollarë, si edhe një hua 480 mijë dollarësh, që gjyqtari Lulo ia ka marrë së motrës dhe ia ka shlyer më pas. Gjithashtu, e dyshimtë sipas KPK- së është edhe një depozitë bankare me 400 mijë dollarë, që sipas gjyqtarit, rrjedh nga puna e tij si emigrant në Kanada.

 ??  ?? Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it
Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania