Panorama (Albania)

Bekteshi, vajza e gjeneralit që punonte arat në Berat

“Ishte sistemi i depersonal­izimit, që nga mbledhjet te ndarja nga bashkëshor­ti, kjo ndodhte vetëm në Shqipëri”

-

babai nga burgu dhe tha se, mendohet të ketë vdekur nga zemra, por unë e di shumë mirë se atë e kanë vrarë.

Gjatë internimit, keni menduar se do të kishit një jetë të tretë?

Po. Dhe për të mbajtur mendjen i kam bërë djalit matematikë me problema jashtëzako­nisht të vështira, sepse ishte libër i përkthyer nga rusishtja. Ma kishte dërguar Vili Minarolli nga qyteti Stalin, edhe ai i internuar. Kam punuar 16 vjet me atë libër dhe më ka mbajtur mendjen gjallë, sepse do stërvitur çdo gjë si trupi edhe mendja. E bëja këtë, sepse thosha që kur të kthehesha, do të isha “tabula rasa”.

Aristoteli thotë se me 7 vite punë fizike, pushoni së qeni intelektua­l. Veç matematikë­s, çfarë tjetër ju mbajti në jetë? A lexonit poezi? A ju binte në dorë Kadareja?

Ishim në një takim me rininë. Një vajzë që kishte studiuar në Gjermani për Financë, filloi të fliste shumë keq për Ismailin. Unë nga vendi e pyes, nëse e kishte lexuar Ismail Kadarenë. Ajo tha jo. Po si mund të flasësh për një autor, pa i lexuar librin?! “Atëherë, më dëgjo- i thashëse kur isha në internim, ishim të varfër e s’kishim lekë për libra, por kam shitur gjëra të miat me vlerë për të blerë ato libra. Midis këtyre librave ishte një poezi që thoshte se ‘ Patat fluturojnë në formë V- je’. Unë i kam pasur miq Kadarenë dhe Elenën dhe m’u duk sikur ajo poezi ishte bërë për mua. Thuhej në atë poezi se ‘ diçka e latë tek ne, diçka e gjetët në re, faleminder­it pata për aq sa bëtë për ne’. Këto vargje të Ismailit më kanë mbajtur gjallë. Nuk ka më gjë lënduese sesa kur mendon se të kanë harruar”. Dhe i thashë asaj vajzës se “ky është Ismail Kadare dhe lexoje atë, e mos fol sipas interesit të disave që nuk e duan atë. Të gjithë shkrimtarë­t kanë kontestime, kanë njerëz që nuk i pëlqejnë. Nuk ka asnjë artist në botë që të pëlqehet nga të gjithë”. Më kujtohet Agim Baçi që tha se “nëse Kadare nuk është disident, atëherë e gjithë vepra e tij është një disidencë”. Ne lexonim midis të gjitha rreshtave dhe kuptonim gjërat që donim t’i kuptonim dhe i kuptonim. Kur jam kthyer, e kam pyetur Ismailin dhe ai është përgjigjur, siç përgjigjet ai si me ekuivokë...

Ju folët për ditën e parë të internimit, por në ditën e fundit çfarë ndodhi?

Para rënies së murit të Berlinit, filluan lëvizjet dhe unë dëgjoj në radio “RAI2” një lajm interesant, që e kam vënë edhe në libër. Ky lajm më dha shpresën përfundimt­arë se gjërat në shkallë botërore do të ndryshojnë. Që atë moment unë e dija se do ktheheshim. Buharini, anëtar i Byrosë Politike të Bashkimit Sovjetik, i përfshirë në grupin e atyre që e kundërshto­nin Stalinin, u vra, ndërsa gruaja e tij, Ana Buharina u internua në Siberi. Ai la një testament dhe në lajmin që po dëgjoja në radio thoshte se Ana Buharina është kthyer në Moskë në apartament­in e saj të vogël moskovit dhe radha e qytetarëve për ta takuar atë, ishte e pafund. Kam bërtitur kur e dëgjova. Thirra mamanë ta dëgjonte. Më vonë u shpjegua lajmi se ai i kishte lënë Anës një testament dhe atë ajo do ia jepte dikujt që, sipas mendimit të saj, do të ndryshonte Rusinë. Ajo mendonte se ishte Gorbaçovi dhe ia dërgoi. Ky e ktheu menjëherë në Moskë nga internimi. Thashë se atje ku lindi komunizmi, atje po shkëputen hallkat dhe nuk është e largët dita që do të vijë edhe këtu. Pastaj filloi rënia e murit të Berlinit, kështu që ai lajm ka qenë për mua dita e fundit. A ka pasur gjatë jetës suaj ndonjë moment dorëzimi? Kur u ktheva dhe isha në Institutin Hidrometeo­rologjik dhe po shkoja në Shkollën e Partisë dhe kemi ndenjur në kushte shumë të këqija. Më të këqija se banesa në internim. Ishte natë dhe po e shikoja se po më ndiqte një makinë dhe një qime më ndante. Në ’ 91- shin kishte një trafik të çmendur. Sapo kisha dalë nga një betejë e tmerrshme dhe do më duhej betejë sërish për t’u integruar në shoqëri, në zanatin e shkencës dhe thashë: Po sikur ta lë veten të më shtypë makina?! Ky ka qenë i vetmi tundim dhe e kam përmendur edhe në libër. Derisa i shpëtova atij tundimit të vdekjes, që është më i vështirë se tundimi i dashurisë. I shpëtova atij tundimi dhe zoti na ruajt! Nga ç’kam lexuar nga këto historitë kur njerëzit kanë shpëtuar nga tmerre si Holokausti, shumë kanë vrarë veten. Nuk e kanë përballuar dot lirinë.

Ka statistika për ish- të përndjekur­it në Shqipëri?

Nuk e di. Në Amerikë është bërë një studim se brezi i dytë dhe i tretë i të mbijetuarv­e nga Holokausti, pasardhësi­t e tyre janë të sëmurë mendorë, sepse është shkruar në gjen ajo trauma e madhe e marrë nga kampet e përqendrim­it.

Folët shumë për kujtimet e këqija, cili ka qenë kujtimi juaj më i bukur që do e mbani mend gjithë jetën?

Shkrimi më jep shumë lumturi dhe këto kohë që po pres Çmimin “Kadare” nuk jam duke shkruar dhe më është prishur qetësia dhe më ka ikur gjumi. Unë nuk u bëra dot fizikane e plotë, sepse nuk kishim laboratorë atëherë dhe nuk krijova dot në fizikë. Por shkrova diçka kur isha në punë. Krijimtari­a dhe takimi me lexuesit të japin lumturi shumë të madhe.

Ju e thatë, që dhe në momentin kur vajtët, bëtë një pakt më veten dhe kjo është si një jetë e dytë.

Po. “Do i harroj këto dhe do jetoj me të tashmen”. Kjo është edhe baza e Budizmit. Jeto me të tashmen! Kur ikja në punë, është një bimë që quhet “sëmërdelë” që është eterovajor­e, por i ka gjethet në nuancat e ngjyrave të tokës. I këpusja ato, e sillja në shtëpi si buqetë me lule. Pra, ju jetoni si një familje normale, në kushte jonormale. Po, çdo gjë që e bënin fshatarët, e bënim edhe ne. Ne jetonim më mirë se fshati, se kishim edhe kulturën. Kishim vëllezërit që punonin më shumë se fshatarët dhe ne ato gjëra që ishin në fshat, i blinim. Ju nuk e dini se në 1 Maj dhe 31 Dhjetor shitej mishi. Jepeshin dy kile makarona me krimba dhe orizi po ashtu. Dhe vaji i një cilësie të keqe, saqë unë tani nuk pushoj së ngrëni vaj ulliri. Qershitë në kohën tonë ishin shumë pak, po ashtu edhe agrumet ishin vetëm për Vitin e Ri.

Unë isha vajzë gjenerali dhe grua diplomati. Në ’ 73 isha shtatzënë dhe kam lindur djalin më 21 maj. Nuk kishte fruta absolutish­t në treg. Pija çaj kinez, sepse doja të pija diçka. Kunata ime që punonte në hotel “Dajti” më rregulloi që të blija dy kile mollë starkinge, që në atë kohë ishin bërë brumë. Ja, ky ka qenë socializmi. Mendoni, që unë s’kisha mundësi, imagjinoni njerëzit e thjeshtë! Një nga gjynahet e Enverit ka qenë se si e la këtë vend aq të pasur, në një gjendje aq të mjeruar. Me qëllim e ka bërë.

Jetuat dy kohë, çfarë keni marrë të mirë prej të dyjave, çfarë ju mundon sot?

Edhe në internim, ne qeshnim dhe nuk qanim, në përgjithës­i. Tronditesh­im, por nuk qanim. Kisha dy vëllezër, ishim dy motra, mamaja, gjyshja që vdiq menjëherë në Berat dhe babai që ishte në burg. E mbushnim jetën me libra. Absolutish­t, libri është shoku më i mirë. Unë nuk e kam ndier kurrë vetminë. As në internim, as tani. Shikoj pak televizor dhe e mbyll. Jam njeri pa gjumë, përgjithës­isht. Ngaqë më pëlqen pjesa që lexoj, më zë gjumi me diçka të bukur. Internimi më kaliti durimin dhe lirinë që na erdhi, unë e pashë me sy shumë skeptik. U futa prapë në Fizikë të Aplikuar dhe prita çfarë do të ndodhte. Nuk është e rastit që tranzicion­i te ne është më i zgjaturi se në vendet e Lindjes dhe më i vështiri. Me analizën që kam bërë, është se edhe diktatura qe më e vështirë. Sa më i madh është presioni, aq më e vështirë është të dalësh nga ai presion. Sikur një gjë e mbushur me ajër; aq më shumë ta presosh, aq më shumë kohë do ajo që të marrë formën e saj. Përveç kësaj, ajo që vë re unë, sepse kam punuar deri para një viti në punë dhe akoma nuk jam shkëputur, ajo që ka lënë diktatura nuk është vetëm presioni i madh apo frika, por është edhe një model drejtimi si në parti, edhe në shoqata. Mungesë transparen­ce, autoritari­zëm. Kjo është një nga gjërat më të këqija. Janë modelet që ka lënë enverizmi, në njerëz që nuk e njohin fare, që janë të rinj.

Ju vendosët ta shkruanit historinë tuaj dhe zgjodhët letërsinë...

Unë e quaja detyrë qytetare që të dëshmoja për të keqen dhe të lija një dokument. Mbaj mend, më pati thënë Aleksandër Meksi të bëja një roman për diktaturën. “Jo, i thashë, se do bëj një libër, që po të ndryshoj emrat dhe vendet, do të duket si një roman autobiogra­fik dhe jo kujtime. Por do i lë emrat dhe vendet, për të dëshmuar se kam kurajën të them që ky ka bërë këtë gjë, por dikush tjetër ka qenë i mirë dhe unë i shkruaj këto. Edhe Sekretari i Partisë që shkon në pyll dhe i thotë vëllait tim “më mbaj pushkën të dredh duhanin, se e dimë ne, se ju nuk jeni armiq të popullit”... Populli e kuptonte, por kishte frikë. Unë doja të lija një dëshmi. Ky ishte qëllimi. Për ta lënë më të fortë këtë dëshmi, bëra një libër të ri. Vera, do të donim një këshillë për dashurinë! Edhe unë jam në pritje të një dashurie. Mos kujtoni se mbarojnë këto gjëra. Një nga filmat më të vlerësuar këto kohë është “The Soul of the Night” më duket, me Robert Redford dhe Jane Fonda. Ata janë të dy mbi 80 vjeç dhe gjetën lumturinë në një lloj mënyre. Çdo kohë ka mundësinë për të bërë dashuri, por ajo që ju jap këshillë për dashurinë, është që mos e quani të dhënë njëherë e përgjithmo­në, se çdo ditë do ta fitoni, duke e merituar atë. Kjo është edhe në familje, prindër dhe fëmijë. Të mos ju shkojë nëpër mend se e keni të sigurt dashurinë. Përqendroh­uni si në fushën e shkencës. Të krijosh një gëzim dhe mbi të gjitha merreni me gëzim dhe jo trishtim. Punë e madhe se mbaroi ajo dashuri! Ka të tjera. Merreni seriozisht, por mos u trishtoni shumë, mos u bëni si Verteri i ri i Gëtes, që vrau veten për dashurinë.

 ??  ?? Vera Bekteshi në Shkollën Pranverore të Lidershipi­t, UET
Vera Bekteshi në Shkollën Pranverore të Lidershipi­t, UET

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania