Panorama (Albania)

Aksident i rëndë pranë Torinos, 2 të vdekur 23 të plagosur

-

Një aksident i rëndë mes një treni pasagjerës­h dhe një makine ka ndodhur në Itali, në Torino, ku dy persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë janë plagosur. Incidenti ndodhi të mërkurën në mbrëmje rreth orës 23: 20 në linjën mes Torinos dhe Ivreas. Tre vagonë të trenit kanë devijuar nga shinat pasi janë përplasur me një kamion TIR, i cili kishte mbetur i bllokuar në binarë. Viktimat, sipas mediave italiane, janë makinisti i trenit, 61 vjeç dhe një 64 vjeçar, i cili drejtonte mjetin e ndihmës teknike për TIR- in që kishte një ngarkesë të jashtëzako­nshme. Nuk janë të qarta shkaqet e këtij incidenti, hetimet kanë nisur për të kuptuar nëse ishte një gabim njerëzor, një problem teknik apo çfarëdo tjetër. Për këtë aksident fatal shoferi 39- vjeçar i kamionit TIR, Darius Zujis, lituanes, është arrestuar dhe po hetohet për fajtor fatkeqësie. Ai ka dalë negativ ndaj testit të alkoolit dhe po merret në pyetje. Aksidenti ka ndodhur mes dy stacionesh që kishin një distancë 5 km nga njëri- tjetri. Me tren po udhëtonin rreth 30 persona që ishin nisur nga Torino. Mes 23 të plagosurve, tre janë në gjendje të rëndë, mes të cilëve edhe kontrollor­i i trenit, dhe janë shtruar në spitalin “Cto” të Torinos. Bilan- ci i parë tregon se janë dy të vdekur dhe 23 të plagosur. Në koma është një prej tyre, një grua që u gjet mes llamarinav­e për një orë deri kur arritën ta nxirrnin ekipet e ndihmës së shpejtë. Sipas ndërtimit të ngjarjeve nga ushtarakët dhe ekipet e zjarrfikës­ve dhe në bazë të dëshmive, kamioni TIR me kontejner dhe me targa Lituanie, ka kaluar në shina edhe pse semafori sinjalizon­te mbërritjen e trenit. Kamioni TIR ishte në mes të shinave me teknikët që i rrinin rrotull, kur trarët e kalimit të mjeteve ishin ulur duke ngecur pjesën e ngarkesës mbi shina ndërkohë që koka e kamionit kishte kaluar. Një shtyllë drite ishte rrëzuar mbi kabllot e tensionit të lartë, të cilat ishin dëmtuar. Përplasja, shumë e dhunshme, ishte e pashmangsh­me, me vagonët që përfunduan mbi njëri- tjetrin dhe dhjetëra pasagjerë që kishin ngecur brenda tyre.

 ??  ?? Aksidenti në linjën hekurudhor­e në Torino
Aksidenti në linjën hekurudhor­e në Torino

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania