Panorama (Albania)

Trump anulon samitin me Kim nga “gjuha armiqësore”

Presidenti paralajmër­oi se Ushtria është gati në rast “budallallë­ku”

-

Presidenti i SHBAsë, Donald Trump, ka anuluar zyrtarisht samitin me Kim Jong Un të parashikua­r për t’u mbajtur në Singapor më 12 qershor, duke ndërprerë fundin e lumtur të historisë që nisi me rrezikun e një lufte nukleare.

Nëse rreziku do të aktivizohe­t sërish ose do të shuhet në një mundësi të dytë takimi mes liderëve, kjo mbetet për t’u parë. Siç thotë shpesh edhe Presidenti Trump: “Do të shohim!”. Në letrën dërguar Kim Jong Un, Trump ka shkruar se për shkak të gjuhës armiqësore që ka përdorur Koreja e Veriut ndaj SHBA në ditët e fundit, ai ka vendosur të anulojë samitin. “Mjerisht, duke u bazuar në zemërimin e madh dhe armiqësinë e hapur të shfaqur në deklaratën tuaj më të fundit, unë mendoj se është e papërshtat­shme, në këtë kohë, që të ketë këtë takim”, ka shkruar Trump në një letër për Kim, e cila u publikua të enjten në mëngjes. Ai ka deklaruar që takimi nuk do të mbahet “në të mirën e dy palëve, por në të keqen e botës”. “Ju flisni për aftësitë tuaja nukleare, por tonat janë masive dhe i lutem Zotit të mos kemi asnjëherë arsye që t’i përdorim”, ka shkruar Trump. Ai gjithashtu paralajmër­oi se sanksionet e ashpra kundër Koresë së Veriut do të vazhdojnë, ashtu siç kanë vazhduar deri tani. Presidenti amerikan ka shkruar gjithashtu se, “Ndjeva se një dialog i mrekullues­hëm po ndërtohej në mes teje dhe meje dhe në fund të fundit vetëm dialogu ka rëndësi”. Presidenti e falënderoi Kim- in që ka liruar tre qytetarë amerikanë muajin e kaluar. “Ai ishte një gjest i vlerësuar jashtëzako­nisht shumë”. Ndërrimi i mendjes së Presidenti­t rreth samitit me liderin koreanover­ior ka qenë i papritur. Në një intervistë të mërkurën e që është transmetua­r të enjten në mëngjes në “Fox News”, Trump ka ofruar koncesione ndaj Koresë Ver- iore, duke thënë se ai do të pranonte që çarmatosja të bëhej me faza, madje duke u treguar edhe kontradikt­or me zyrtarët e punëve të jashtme të administra­tës së tij. Por, Presidenti Trump tha pak orë pas anulimit të samitit të planifikua­r për çarmatim bërthamor me Korenë e Veriut, se ngjarja e planifikua­r për në 12 qershor në Singapor nuk është plotësisht “e vdekur”. Por ai paralajmër­oi Kim Jong Un se ushtria e Shteteve të Bashkuara është e gatshme të hidhet nëse ai përpiqet të bëjë çfarëdollo­j “budallallë­ku”. “Shpresojmë se gjithçka do të funksionoj­ë mirë me Korenë e Veriut dhe mund të ndodhin shumë gjëra, duke përfshirë edhe faktin se ndoshta, ( dhe ne do të presim) është e mundur që samiti ekzistues të ndodhë ose të mbahet një samit në një datë të mëvonshme”, tha Trump. “Askush nuk duhet të jetë i shqetësuar”, këshilloi ai. “Ne duhet ta bëjmë atë që është e drejtë”.

 ??  ?? Presidenti i SHBA- së, Donald Trump
Presidenti i SHBA- së, Donald Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania