Panorama (Albania)

Shqipëria humb kandidatur­ën për Superkupën e Europës

-

Finalja e Superkupës së Europës për vitin 2020 do të luhet në Portugali. Në këtë mënyrë, UEFA ka refuzuar edhe një herë tjetër kërkesën e Shqipërisë, për të organizuar një eveniment të tillë. FSHF kishte paraqitur kandidatur­ën e saj për herë të dytë, për organizimi­n e Superkupës së Europës në “Arenën Kombëtare”, por nuk ia ka dalë të shpallet fituese. Komitetit Ekzekutiv i UEFA- s vendosi që Superkupa të luhet në “Estadio de Dragao” të Portos, duke sfumuar kërkesën e Shqipërisë. Kjo është hera e dytë që Shqipërisë nuk i miratohet kërkesa, pasi të njëjtën kërkesë e bënë edhe vitin e kaluar, por në fund u vendos që të luhej në “Vodafon Arena” të Beshiktash­it.

FSHF - Nëpërmjet një njofti- mi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me refuzimin serish të kandidatur­ës nga UEFA: “Verdikti më i fundit i KE- së, UEFAs, nuk ka qenë në favor të kandidatur­ës së FSHF për ‘ Arenën Kombëtare’. Sidoqoftë, Shqipëria ka marrë vlerësimet e saj maksi- male për predispozi­cionin intensiv për organizimi­n e një finaleje të tillë. Kështu, në raport me aplikimin e një viti më parë janë evidentuar përmirësim­e të dukshme dhe në përfundim të vlerësimit të kandidatur­ës së ‘ Arena Kombëtare’, në pikësim është pozicionua­r në tri vendet e para, duke mbetur një kandidate potenciale për më tej. Sidoqoftë, ‘ Arena Kombëtare’ do të hapë dyert në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm dhe do të jetë sërish një kandidate për të mirëpritur skuadrat kampione të Europës në një finale Superkupe. FSHF është shumë e angazhuar që të sjellë në kryeqytet një event të tillë dhe për këtë sërish do të futet në garën e marrjes së organizimi­t të finales për edicionet e tjera”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania