Panorama (Albania)

Spaleti, gëzim dhe alarme: Merkato me “Fair Play”

-

“Falënderoj drejtuesit që më bënë të përjetoja këto emocione, me këto ngjyra. Falënderoj bashkëpunë­torët, që janë më të zotë se unë, përgatisin gjithçka që unë t’i gjej gati: ata janë thelbësorë. Na është dashur të pedalojmë shumë, kemi kaluar momente të vështira. Më pas, falë gjithë atyre që ndodhen në ‘ Appiano Gentile’, që qëndrojnë prapa kuintave, sektorit të moshave. Nuk do doja të harroja askënd, ah po... Falënderoj tifozët që ‘ vetëm’ shikojnë, por njëkohësis­ht baza, themeli, nisin nga këta elementë. Edhe në Romë gjithçka ishte e bukur. Në fushë qëndrova pak, më pas u pendova dhe u riktheva sepse doja t’u qëndroja pranë tifozëve, që ishin shumë të lumtur. Lacio mbeti jashtë Champions- it, e meritonin megjithatë një vend në shkallët e para për gjithçka kanë bërë në harkun e kampionati­t... Ndikoi shpirti, fati, ekuilibri i kampionati­t deshi një përballje direkte në fund... Lacio është një skuadër me vlera, e rangut të lartë, është rritur shumë dhe kjo na jep merita për atë çka bëmë. Dua të përmend edhe kampi- onatin: plot ngrohtësi e dashuri, stadiumet e mbushura plot, arritjet e Juves e Romës në Champions, Lacios e Atalantës në Ligën e Europës; e tani kthimi i Ançelotit në kampionati­n tonë ( Serinë A) është certifikim i rritjes së futbollit italian”. Interi është i lumtur me Spaletin; ai, në krahun tjetër, i lumtur dhe shumë i motivuar pasi ka rikthyer skuadrën në Champions. E tani, nis e vështira.

GJITHË EMRAT - Me “hijen” e UEFA- s dhe dilemat e merkatos. Dhe Spaleti, megjithatë, është preciz ( ndoshta shumë i drejtpërdr­ejtë): “Në këtë moment, akordet me UEFA- n na ndalojnë të paguajmë Rafinjan e Kanselon, në një moment të dytë do shohim. Ikardi? Është thelbësor për projektin tonë, por nuk është e lehtë të jepet një përgjigje duke parë edhe peshën e personazhi­t. Varet nga dy faktorë: merkato dhe dëshira e lojtarit. Nuk po them që ai dëshiron të largohet, përkundraz­i. Por nuk dua që një lojtar të qëndrojë pa dëshirë. Sigurisht, pa të, do humbisnim shumë”. Spaleti ndalet për një moment tek e ardhmja e tij: “Kam një kontratë deri vitin e ardhshëm dhe tek Interi ndihem shumë mirë. Një rinovim ndërtohet mbi shumë faktorë. Klubi më ka përsëritur se dëshiron të vazhdojë. Por kohëzgjatj­a pak ndikon, nevojitet angazhimi i përditshëm”. Dhe kalon sërish te lojtarët ( një objektiv, madje, shumë pranë me zikaltrit gjatë orëve të fundit: “Barela? Është shumë i zoti, si Naingolan... Martinez ( ky i fundit, dje mbërriti në Milano për të kryer sot vizitat)? E kam parë vetëm në video, por cilësitë janë të padiskutue­shme”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania