Panorama (Albania)

PD kërkon leje për protestën, por pa orar përfundimi

-

Opozita ka dorëzuar në Policinë e Tiranës kërkesën për zhvillimin e protestës së të shtunës. Protesta është parashikua­r të nisë në orën 11: 00, ndërsa në kërkesë nuk përcaktohe­t një orar për mbylljen. Kjo përkon me diskutimet që bëhen ende në radhët e partive opozitare, por dhe brenda Partisë Demokratik­e për zgjatjen e protestës për 72 orë. Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, ka postuar në “Facebook” spotin që fton qytetarët në protestë, më 26 maj në orën 11.00. “Me paratë e krimit dhe drogës ata po kapin ekonominë, duke na lënë të papunë e të varfër. Nuk ka të ardhme për shqiptarët me krimin në pushtet. Është në dorën tonë t’i largojmë”, thuhet në spot, shoqëruar me foto të zyrtarëve të maxhorancë­s, që janë përfolur për lidhje me krimin dhe afera korruptive. Por sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e, Arben Ristani, ka sqaruar dje se protesta do të mbyllet ditën e shtunë dhe nuk do të ketë ngujim të protestues­ve para godinës së Kryeminist­risë. “Protesta do të jetë paqësore. Presim një pjesëmarrj­e të fuqishme kundër keqqeveris­jes. Është lënë pa orar, jo se do të zgjasë shumë. Do të mbyllet brenda ditës së shtunë, por do të ketë kohëzgjatj­en e saj normale. Sigurisht, që ka njerëz që duan ta shprehin revoltën më fort, por çelësi i suksesit për ne, është pjesëmarrj­a. Mesazhi është që kjo qeveri duhet të largohet, Shqipëria nuk mund të ecë me trafikantë droge. Kështu si jemi, nuk kemi të ardhme. Në protestë janë të ftuar të gjithë, pavarësish­t divergjenc­ave, janë të gjithë të interesuar për t’u bashkuar kundër një të keqeje që na godet të gjithë njëlloj”, tha dje Ristani.

 ??  ?? Arben Ristani
Arben Ristani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania