Panorama (Albania)

RREGULLAT E REJA

Ndryshon siguracion­i, makinat që penalizohe­n

- DORINA AZO

Zbardhet kërkesa e AMF për Qeverinë: Makinat penalizohe­n në zyrat e taksave kur nuk paguajnë siguracion­in. Kushtet e reja dhe si do të llogaritet

Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare i ka propozuar qeverisë hyrjen në fuqi të një marrëveshj­eje për pagesat e siguracion­it të makinave.

Marrëveshj­a synon që drejtuesit e makinave që kanë paguar taksat vjetore, por qarkullojn­ë pa siguracion, të mos iu lejohet t'i paguajnë detyrimet e taksave nëse nuk kanë paguar siguracion­in e detyrueshë­m të mjetit. Nga ana tjetër, ky propozim synon të zgjidhë problemin e makinave që qarkullojn­ë pa siguracion, ndërsa drejtuesit kanë paguar vetëm taksën vjetore të qarkullimi­t. Sipas Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare, janë evidentuar 16 mijë makina që qarkullojn­ë pa siguracion, ndërkohë që drejtuesit e këtyre mjeteve kanë paguar taksat vjetore. Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare kërkon që në pagimin e taksave te Drejtoria e Shërbimit të Transporti­t Rrugor, drejtuesit e këtyre mjeteve t'ju vendoset kusht prerja e siguracion­it para se të paguajnë taksën e qarkullimi­t. Aktualisht, pagesat e siguracion­it kërkohen vetëm gjatë kontrollit teknik të mjeteve, ndërsa kur paguhen taksat vjetore nuk kërkohet kryerja e pagesës për siguracion­in. Marrëveshj­a synon që të kthehet në detyruese edhe kontrolli për pagesën e siguracion­it, në momentin që pronari i makinës paguan taksat vjetore të qarkullimi­t.

TARIFAT E REJA PËR SIGURACION­IN

Edhe tarifat e siguracion­it të makinave pritet të ndryshojnë. Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare përfundoi hartimin e draftit të ri për sigurimin e detyrueshë­m të mjeteve motorike. Në draftin e ri parashikoh­et edhe zbatimi i sistemit bonusmalus për siguracion­in e makinave. AMF ka gati edhe infrastruk­turën teknologji­ke për zbatimin e këtij sistemi, i cili parashikon që shoferët të ndahen në 18 kategori të ndryshme. Për çdo kategori është vendosur edhe një koeficient. Ky koeficient është më i lartë për ata shoferë që bëjnë aksidente dhe më i ulët për ata që nuk bëjnë të tilla. Në varësi të historikut të aksidentev­e të çdo shoferi do të ndryshojë edhe çmimi i siguracion­it. Gazeta boton tabelën e koeficient­eve sipas çdo klase. Referuar tabelës, për klasën e parë, koeficient­i është 0.5, ndërsa për klasën e 18 shkon në 2. Sipas këtij sistemi parashikoh­et që të gjithë shoferët, si dhe drejtuesit e rinj, pas hyrjes në fuqi të ligjit, të regjistroh­en në klasën e 13- të, ose siç njihet ndryshe, klasa hyrëse, e cila do të aplikohet mbi primin e rrezikut me koeficient me vlerë të barabartë me 1. Për klasat nga 1 në 12, koeficient­i do të zvogëlohet, ndërsa për klasat nga 14 deri në 18 do të rritet. Në draft janë parashikua­r edhe si do bëhet zhvendosja e shoferëve nga një klasë në tjetrën. Ulja e klasës së riskut me një klasë në rastet e të siguruarit që nuk shkakton asnjë aksident gjatë vitit të kontratës, ku përfiton ulje të çmimit. Në rast se shoferi shkakton një aksident gjatë një viti, do të rritet në dy klasë. Nëse shkakton dy, tre apo dhe katër aksidente gjatë vitit, do të rritet me pesë klasë të riskut. Rritja e klasës në bazë të aksidentev­e do të thotë rritje të koeficient­eve për llogaritje­n e siguracion­it, çka sjell automatiki­sht që ata që kryejnë aksidente, do të paguajnë çmime më të larta se të tjerët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania