Panorama (Albania)

Panik në fabrikë, helmohen 13 femra, shtatzëna përfundon në spital pa ndjenja

Përmenden në Spitalin e Durrësit, njëra ishte shtatzënë. Punonjëset e helmuara: Përjetuam tmerr, na merreshin mendtë

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Punonjëset e njërit prej reparteve të rrobaqepës­isë në Shkozet u shtruan në urgjencën e Spitalit të Durrësit me simptoma helmimi.

Sipas të dhënave, 13 gra e vajza, mes të cilave dhe një shtatzënë, u ra të fikët dhe shfaqën shenja intoksikim­i. Punonjëset u transferua­n me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit, për të marrë asistencë mjekësore. Njëra prej tyre, e cila ndodhej në gjendje më të rënduar shëndetëso­re është dërguar me urgjencë në Tiranë për një mjekim më të specializu­ar. Ende nuk dihen shkaqet, por mjekët dyshojnë se kanë të bëjnë me një rast intoksikim­i nga prezenca e gazit. Atyre u janë injektuar serume, qetësues dhe vitamina. Gratë e prekura nga kjo gjendje, thanë se nuk kishin konsumuar asgjë dhe se gjithçka ndodhi papritur, teksa po punonin. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj gjendjeje të rënduar shëndetëso­re, por, sipas burimeve nga spitali, kampionë të gjakut janë dërguar në laborator në Tiranë, nga ku pritet një përgjigje zyrtare për shkakun e kësaj ngjarje.

Pas marrjes së ndihmës së parë në urgjencë, disa nga punonjëset janë larguar në banesë, ndërsa 6 prej tyre janë shtruar në Spitalin e Durrësit, për të qenë nën kujdesin e mjekëve. Punonjëset thanë se në rrobaqepës­i punojnë mbi 120 persona, por probleme shëndetëso­re u shfaqën vetëm te rreth 13 punonjëse të një reparti. Ato thonë se këtë proces pune e kryejnë prej vitesh dhe nuk janë në gjendje që të thonë shkaktarin e gjendjes së tyre. Gratë kanë pasur marrje mendsh, gjendje ankthi dhe të fikëti. Madje, shumica e tyre urgjencë janë në gjendje paraqitur të fikëti. në Ato kanë përjetuar momente tmerri, teksa shihnin njëratjetr­ën të paloseshin dhe rrëzoheshi­n në tokë.

"Një koleges sonë i ra të fikët, po punoja në syzator. Shkova një shoqe në tjetër tualet që dhe i kishte gjeta rënë të fikët. Ishte shtatzënë. I dhashë ndihmën e parë asaj, kur u ktheva në vendin e punës nuk mbaj më asgjë, sepse më ra të fikët. Jam përmendur në spital. Ne qepim rroba va ndonjë ndonjë ushtarake. aromë erë të dyshuese", Nuk keqe, ndje- apo tha punonjësja e shtruar në spital. "U trembëm shumë sepse vajzat ( punonjëset e repartit) po sëmureshin një e nga një. S'po dinim se çfarë të bënim, kur ndërkohë edhe ne të tjerat ndiem se na ra të fikët. Për fatin tonë të mirë, koleget tona që punojnë në repartin tjetër erdhën dhe na përmendën, ndërsa një pjesë që ishte në gjendje më kritike u transportu­an me urgjencë në spital. Disa me makina të firmës dhe pjesa tjetër më vonë nëpërmjet ambulancav­e. Nuk e dimë se përse na erdhi dhe nga na erdhi. Kemi vite që punojmë në këtë kompani dhe asnjë incident nuk është shënuar. Diçka do të ketë ndodhur më ajrimin",- shprehet një tjetër punonjëse e shtruar në urgjencën e Spitalit të Dur- rësit. Kjo nuk është hera e parë që punonjëset e fasonerive asfiksohen në masë. Një vit më parë dhe, konkretish­t në 31.05.2017, njëmbëdhje­të punonjëse të fabrikës së këpucëve në Budull të Krujës janë helmuar. Punonjëset janë dërguar menjëherë në spital për t'u trajtuar nga mjekët. Sapo kanë mbërritur në punë, punonjëset kanë shfaqur probleme me frymëmarrj­en dhe marrje mendsh. Asokohe, nga hetimet paraprake, u dyshua se shkak ka qenë aspirimi jo i mirë dhe efektet negative të çliruara nga lënda e parë e punës.

 ??  ?? Gratë e helmuara, dje në spital
Gratë e helmuara, dje në spital
 ??  ?? Punonjëset e shtruara në Spitalin e Durrësit
Punonjëset e shtruara në Spitalin e Durrësit
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania