Panorama (Albania)

Pse protesta e opozitës nuk ishte revoltë…

- AGRON GJEKMARKAJ

Protesta e opozitës nuk ish te e vogël, por as ajo që pritej. Gjithsesi, ishin me mijëra ata që mësynë Tiranën në këtë ditë me diell të fortë. Kryeminist­ri Edi Rama duhet ta lexojë këtë protestë e më shume se atë trazimin shoqëror që po shkakton...

administri­mi i Ministrisë së Brendshme tash 5 vjet. Është e kotë të akuzojë opozitën për dështimet e veta të bujshme. Europa dhe Amerika e dinë këtë. Po kaq bjerrje kohe është të akuzosh protestën dhe protestat, organizues­it e tyre dhe të tjerë, se dështimi i mundshëm i hapjes së negociatav­e është vepër e tyre. Aspak. S’ta pranon askush një ministër të Brendshëm që, siç tha Dashamir Shehi, udhëton në një samit antidroge në Holandë dhe dy ditë më parë i vëllai i dorëzohet drejtësisë italiane për trafik drogë, për më tepër i fshehur nga drejtësia për mbi 15 vjet me dijeninë e vëllait të tij politikan e ndoshta të vetë shefit të ekzekutivi­t. Një shtetar, njolla të tilla ia kursen vendit të vet. Skandalet, korrupsion­i, dështimet në ekonomi, lidhja me botën e krimit nuk zmadhohen, as zvogëlohen, përtej faktit se cila është gjendja reale e opozitës.

Protesta e djeshme ishte larg të qenit revoltë popullore, ishte larg të gjitha pritshmëri­ve të ndërtuara nga ligjërimi i lidershipi­t të opozitës në këto ditë, megjithëse ajo nuk ishte e vogël. Nuk është numri që përcakton drejtësinë e një kauze. Dje, opozita ka protestuar për çështja të drejtë. Lulzim Basha bën mirë që nuk bie pre e atyre e që e këshillojn­ë për akte të forta apo dhune. Ato duhet të marrin fund në Shqipëri si episode të së kaluarës. Le të mbetet 21 Janari 2011 i fundit. Forcën, Basha duhet ta tregojë te qëndresa paqësore, e cila mund të shndërrohe­t në frytdhënës­e, shumë më tepër se çdo akt dhune.

Por kjo qëndresë ende duket larg së realizuari. Basha iu premtoi katër ditë protestë, pastaj katër ore dhe bëri vetëm 40 min rezistencë. Raporti i propagandë­s me faktet po i krijon atij një hendek të madh dhe krizë besimi. Dje kishte proteste, por jo entuziazëm. Dje kishte protestë, por jo besim se opozita do të konkretizo­jë diçka. Fjalimi i Bashës ishte thjesht i tmerrshëm, një hartim filloreje. Lulzim Basha, në pamundësi për t’i shpre- hur respekt shkruesit të këtij fjalimi me një lapër kokës, thjesht t’i caktojë kujdestari­në për gardalinat në PD.

Basha e ka jetike të lexojë vetveten. Ai po heziton ta bëjë këtë prej 5 vitesh. Qytetarët e ndëshkuan PD në vitin 2013, ende me tepër në vitin 2015, dhe në mënyrë katastrofi­ke në vitin 2017. Ata po i kërkojnë ndryshim të thellë. Lidershipi i PD heziton ta pranojë këtë, qytetarët hezitojnë ta ndjekin. Është formulë e thjeshtë. Në qershor bëhet 1 vit nga humbja e zgjedhjeve për këtë parti. Prej 1 viti, Basha vetëm kujdeset për karrigen e vet. Asnjë shenjë ndryshimi, asnjë shenjë rikthimi të dialektikë­s së përfaqësim­it.

Një alergji e skajshme për elitat dhe intelektua­lët duket se sundon kreun e PD- së. Basha shfaqet me 4 a 5 muskëtjerë nga pas, tejet të konsumuar e të regjur në imazh. Njerëzit i thonë ndrysho, ai vazhdon t’i sfidojë. Ata thjesht largohen duke i shtuar vetminë. Ai sheh kudo armiq. I thonë kërko falje e bashko realisht partinë, ai bën një statut, ku vendos veten si të përjetshëm. Prej ngado i vjen sinjali mjaft me taraf, mjaft me leshko, mjaft me servilë e lolo si ndonjëri që do të heroizohet këto ditë, por Basha refuzon të shohë, të pranojë, të dëgjojë. PD është sot në gjendje autike. I kërkon shoqërisë reagim duke e sfiduar atë në kërkesat e saj. Basha u thotë më ndiqni mua me këta që zgjedh unë e që mua më duan shumë. Nuk mjafton. Politika paska ligjësi të tjera. Ndaj shqiptarët nuk e ndjekin, ndaj nuk i vinë të shumtë Bashës nga pas.

PD është futur në logjikë bunkerizim­i. Inkoherenc­a e tij, Bashës, mospërputh­ja e fjalëve me faktet, të djathtët, por edhe të tjerët i topit. Basha, dje më fjalën e tij, nuk diti të formulojë kryeakuzën ndaj Ramës dhe Xhafajt. Atë të fshehjes së të vërtetës. Pushteti është në krizë dhe vështirësi të madhe. Ai po udhëton mes përmes skandalesh e krizash. Kjo e Tahirit dhe Xhafajt është më e zhurmshmja dhe më e papranuesh­mja. Opozita duhet ta fitojë këtë betejë. Le t’i djegë mandatet e saj. Kështu, Basha çlirohet nga zgjedhjet e veta, por mbase kështu çliron edhe vendin nga zgjedhjet e Edi Ramës.

 ??  ??
 ??  ?? Protesta e djeshme e opozitës
Protesta e djeshme e opozitës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania