Panorama (Albania)

Presidenti Meta me zyrtarin e lartë të DASH: Dialogu vazhdon

- TIRANE

"Në ditët e sotme, vendet e rajonit tonë po përjetojnë një frymë të re bashkëpuni­mi. Janë ende larg pajtimit të mirëfilltë, por të paktën dialogu po vazhdon. Në përgjithës­i mbizotëron mirëkuptim­i dhe bashkëpuni­mi”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, organizoi dje mbrëmjen gala të aktiviteti­t "South East Europe Gathering 2018 / Mëngjesin e Lutjeve" me temë: "Duajeni fqinjin tuaj!".

Në aktiviteti­n e organizuar nga kreu i shtetit, i ftuar ishte edhe Ndihmëssek­retari amerikan i Shtetit, Pete Marocco. Në fjalën e tij përshëndet­ëse para të pranishmëv­e, Presidenti Meta shprehu vlerësimin e tij më të lartë për Grupin bipartizan të Lutjeve të Parlamenti­t të Shqipërisë, që bëri të mundur për herë të parë mbajtjen e këtij takimi tradiciona­l në Tiranë. Kreu i shtetit theksoi se tema e këtij aktiviteti është shumë frymëzuese dhe me ndikim të fortë në marrëdhëni­et tona të përditshme, si te njerëzit, ashtu edhe kombet. "Në ditët e sotme, vendet e rajonit tonë po përjetojnë një frymë të re bashkëpuni­mi. Janë ende larg pajtimit të mirëfilltë, por të paktën dialogu po vazhdon. Në përgjithës­i mbizotëron mirëkuptim­i dhe bashkëpuni­mi. Kontaktet e drejtpërdr­ejta mes njerëzve, sidomos të rinjve, janë rritur jashtëzako­nisht shumë gjatë viteve të fundit", tha Presidenti Meta. Në foton e shpërndarë nga kreu i shtetit nga ky organizim, shfaqet presidenti Meta me Ndihmëssek­retarin amerikan të Shtetit, Pete Marocco. Gjithashtu, pjesë e tryezës është edhe kreu i PD- së, Lulzim Basha, dhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu. Sipas kreut të sh- tetit, të gjitha vendet e rajonit synojnë të integrohen në Bashkimin Europian, që do të thotë se po punojnë për të përmbushur të gjitha standardet dhe kriteret e BE- së. "Ne nuk do ta lejojmë rajonin të rikthehet në të kaluarën konfliktua­le. Si fqinj të mirë, ne po krijojmë hap pas hapi besim më të fortë te njëri- tjetrit, duke ndërmarrë veprime konkrete, dypalëshe dhe rajonale. Për ta krijuar këtë besim, mendoj se duhet të mësojmë nga mesazhi i ish- Presidenti­t të SHBA- së, Harry Truman, i cili dikur ka thënë, citoj: ' Të gjithë do ta pranojnë se, që të kemi fqinjë të mirë, duhet të jemi edhe ne vetë fqinj të mirë'", deklaroi ndër të tjera në fjalën e tij Presidenti Meta. Gjatë mbrëmjes gala, Presidenti Meta dhe zyrtari i lartë amerikan Marocco kanë një zhvilluar një bisedë tepër të ngrohtë e miqësore.

 ??  ?? Mbrëmja e djeshme Gala
Mbrëmja e djeshme Gala
 ??  ?? Lu, Basha, Meta gjatë takimit me zyrtarin amerikan
Lu, Basha, Meta gjatë takimit me zyrtarin amerikan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania