Panorama (Albania)

Dosja e plotë, përgjimet e reja të falsifikue­sve të vizave

Grupi falsifikon­te letërnjoft­ime në laboratorë grekë, zbulohet edhe roli i dy punonjësve të Policisë së Shtetit

- ERALD DELIU

Detaje të tjera janë zbardhur nga dosja hetimore e grupit shqiptar që falsifikon­te viza amerikane dhe kanadeze. Bëhet fjalë për grupin prej 17 anëtarësh që trafikonin emigrantë drejt SHBA- ve dhe vendeve të BE- së, duke përdorur viza të falsifikua­ra.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka pasur në përgjim anëtarët e grupit që nga viti 2016. Komunikime­t mes tyre bëheshin kryesisht përmes aplikacion­eve “Whatsapp” dhe “Viber”, por nuk mungojnë edhe telefonata­t. Burimet thonë se grupi merrte 20 mijë euro për çdo emigrant që dërgonte drejt Kanadasë dhe SHBA- ve. Grupi, pasi gjente porositë, sigurohej që t’i pajiste emigrantët me dokumente të falsifikua­ra, që nga lejet e qëndrimit italiane e deri te vizat amerikane dhe më gjerë. Nga bisedat e përgjuara, del se moshat e emigrantëv­e etiketohes­hin përmes komunikime­ve si numra këpucësh, në mënyrë që të mos binin në sy. Për transport përdoreshi­n kryesisht autobusë ndërkombët­arë, në mënyrë që të mos ngjallnin dyshime për emigrantët që trafikohes­hin. Në dosjen e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, bien në sy biseda konkrete për falsifikim­in e dokumentev­e, siç është ajo mes dy ndërmjetës­ve Gentjan Stojku dhe Alfred Myrtaj për falsifikim­in e lejeve të qëndrimit për në shtetin italian. Emigrantët shqiptarë pajiseshin me dokumente, sikur të ishin shtetas italianë dhe duke qenë qytetarë të BE- së kalonin lehtësisht në vende të Perëndimit si SHBA- të dhe Kanadaja. Gjithashtu, sipas përgjimeve, grupi del se kishte lidhje të forta me bashkëpunë­torë grekë në shtetin helen, ku ndodheshin edhe disa prej laboratorë­ve që kryenin falsifikim­e. “Panorama” zbardh disa prej përgjimeve në dosjen voluminoze të prokurorit Vladimir Mara.

PËRGJIMET Nga përgjimi telefonik kanë rezultuar biseda të shtetasit Alfred Myrtaj nëpërmjet tre numrave që ai ka përdorur, ku kryen biseda në lidhje me falsifikim­et që bën së bashku me persona të tjerë, si Ilir Myrtaj, që është vëllai i tij, dhe Marjo Myrtaj, djali i tij. Për të shpërndarë dokumentet e falsifikua­ra dhe si ndërmjetës, ai ka mikun e tij, Albert Chelilin, të cilit i thërret me emrin Berti. Dhe ky bashkëpuno­n me shumë persona, me të cilët bisedojnë për cilësinë e letrës që do blinin në Greqi, që do të përdorej për të prodhuar dokumente të falsifikua­ra. Nga bisedat telefonike të bëra më datë 09.12.2016, shtetasi Alfred Myrtaj komunikon me një shtetas shqiptar që ka në përdorim një numër grek dhe flasin për aktiviteti­n kriminal, në mënyrë të koduar si më poshtë: Bashkëpunë­tori: Ça thu ti mo, ke ven çmim ti te kto? Alfred Myrtaj: Po jo me jo. Bashkëpunë­tori: Ca më tha mua ai, këto me 40 lekë tha. I thash kam ba muhabet tjetër me Fredin, prit ni herë.

Alfred Myrtaj: S’dosha me i shit thash, se kush e din bin në dorë të noni... tek ai që ka lulen dhe këtë kisha problem unë. Bashkëpunë­tori: E marr vesh se kush i ka ato por varja... Alfred Myrtaj: Po që se i merr ai e më jep ashu... a më kupton, vjen lulja tjetër e në rregull pastaj.

Bashkëpunë­tori: Po jo mo, se nuk bahet ajo me 100 duar o burrë... Alfred Myrtaj: Eee? Bashkëpunë­tori: Po me 100 duar nuk bahet. Unë thash o anej, o knej? Alfred Myrtaj: Sa lule ka ajo o burrë... Bashkëpunë­tori: Po ajo ka se unë i thashë Fitimit. Ai turku kishte ik. Ndërmjetës­i nuk ka kthy përgjigje akoma, e kupton. I thashë Bimit e tha si këto ka ai Edi... Alfred Myrtaj: Kush Ed mo? Bashkëpunë­tori: Edi mo, Edi nga Fieri. Po ashtu të vite vetë e me ja dhanë. Po ashtu të vite Turku e vari trapin.

Alfred Myrtaj: Ngaqë është këtu se shtet ti, e ai me atë lule, a e kupton. Se po të kishte lule tjetër, s’është problem...

Bashkëpunë­tori: Po jo mo jo. Po qe se ban tjera ai, për ato jo. A më kupton? Alfred Myrtaj: Po unë nuk kam vënë kusht. Bashkëpunë­tori: Po qe se nuk ka ba kusht, ik e merri. Alfred Myrtaj: Jo mo nuk kam bërë kushte, por do marrë lekët e mia...

Nga këto biseda telefonike rezultojnë të dhëna se shtetasi Alfred Myrtaj bashkëpuno­n me pjesëtarë të këtij grupi kriminal në shtetin grek, lidhje e të cilëve është edhe shtetasi Gen- tjan Stojku. Nga të dhënat e marra nga agjencitë ligjzbatue­se greke, rezulton se 24 anëtarët e tjerë që kishin lidhje me këtë grup kriminal, janë arrestuar në Greqi më 31.10.2017 dhe 1.11.2017, ndaj të cilëve vazhdojnë hetimet nga organi procedues grek. Në lidhje me këtë fakt, është dërguar letëroporo­si nga Prokuroria e Krimeve të Rënda drejt shtetit grek. Në vazhdim të përgjimeve telefonike, kanë rezultuar edhe komunikime të dyshimte mes anëtarëve të këtij grupi kriminal, siç është biseda e mëposhtme: Alfred Myrtaj: Mirë, ça bërë? Bashkëbise­duesi: Edhe atë ditë u hutumë me i fjalë se ikëm me i fjalë, se desha me t’dhonë i gjo me e bo atje mër burrë. Kam nji si punë etikete, a mund ta veprojmë, mund ta bojmëe atje siç folëm? Alfred Myrtaj: Ka ai në Greqi, po me, ca tirazhi janë? Bashkëbise­duesi: Si, si? Alfred Myrtaj: Ca tirazhi kanë, sa? Bashkëbise­duesi: Jo, me tirazhi i vogël është faktikisht, nuk është se ka na nji tirazh t’modh. Dmth, letra edhe letra shkon gati 11 te 13 centimetra, nja 2500 metra.

Alfred Myrtaj: Po nuk ka problem, vij unë e marr ja çoj, e bon ai.

Bashkëbise­duesi: Me e bo t’ja kalosh me dy ngjyra, t’kuqe e t’verdhë, kshi si i fjalë gzuar festat. Alfred Myrtaj: Aa! Bashkëbise­duesi: Është një fjalë e shkruajtur, ja vjejnë kshu... Alfred Myrtaj: Po mirë mo nuk ka problem fare... Bashkëbise­duesi: Po problemi është se duhet me e dorëzu unë deri më datën 19, maksimumi.

Alfred Myrtaj: E kuptoj, po ashu më vonë, po vij unë ta mas e ta shikoj dhe e çoj më imel unë e buri dheut.

 ??  ?? Skema e grupit
Skema e grupit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania