Panorama (Albania)

“Na prit pasha”, orët e protestës dhe pse i tërhoqi Basha njerëzit para zyrave të Xhafajt

NGA SIMBOLIKA TE DHUNA PARA MINISTRISE. BASHA: DUHET NJE LIDER NORMAL. RAMA E IRONIZON, XHAFAJ FALENDERON POLICINE

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Protesta e opozitës së bashkuar filloi në orën 11: 00, por simbolikat që do ta shoqëronin atë u shfaqën në sheshin “Skënderbej” shumë më herët.

Të gjithë autobusët dhe mjetet që sollën përfaqësue­sit e opozitës në protestë kishin vendosur në targat e tyre mbishkrimi­n “Pasha, po vijmë”, duke ironizuar një frazë të përdorur nga vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në audiopërgj­imin e publikuar nga PD. Ashtu siç edhe ishte paralajmër­uar, në qendër të simbolikav­e të përdorura nga protestues­it ishin ato që lidheshin me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Kryeminist­rin Edi Rama të cilat për 120 minuta janë shfaqur bulevard. Fillimisht, në sheshin “Skënderbej” të rinjtë e PD- së shfaqën atë që u cilësua si “statuja e drejtësisë”. Në krye të “statujës së drejtësisë”, protestues­it kishin vendosur Kryeminist­rin Rama, duke simbolizua­r në këtë mënyrë kapjen politike të drejtësisë, e cila, sipas tyre, i shërben krimit dhe korrupsion­it. Simbolika e kësaj statuje, sipas demokratëv­e, ishte për të treguar se peshorja e drejtësisë që duhej të ishte e barabartë peshon në anën e Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt. Pak përpara se të fillonte protesta e opozitës, demokratët shfaqën në krah të Ministrisë së Brendshme një instalacio­n, që e vlerësuan si hartën e familjeve politiko- mafioze që dominojnë vendin. Në instalacio­nin e protestues­ve ishin të shkruar emrat e Mark Frrokut, Armando Prengës, Arben Ndokës, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Rroshit, Edi Ramës, Fatmir Xhafajt, Saimir Tahirit, Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës. Sipas protestues­ve, harta e drogës dhe familjeve mafioze, me mbështetje qeveritare, është dëshmia se Edi Rama bashkëqeve­risë me krimin e organizuar. Kur pro- testuesit u rreshtuan përpara Ministrisë së Brendshme për të marshuar në drejtim të Kryeminist­risë, një prej anëtarëve të Forumit Rinor Demokrat, i maskuar si Edi Rama, filloi të zhvillonte “intervista” përpara Kryeminist­risë për postin e ministrit të Brendshëm. Akuzave të maxhorancë­s se opozita, përmes aksionit të saj, po pengon çeljen e negociatav­e, PD iu përgjigj me një pankartë të madhe ku shkruhej “Ju e mbani peng Shqipërinë”. Në këtë banderolë ishin të vendosura me kryq, fotot e Kryeminist­rit Rama, ish- ministrit Tahiri dhe ministrit Xhafaj.

PROTESTA Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, iu bashkua protestues­ve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 11: 00. I shoqëruar nga të rinj të FRPD- së, Basha u takua fillimisht me protestues­it që qëndronin në krah të godinës së Ministrisë së Brendshme dhe më pas, bashkë me ta marshoi drejt godinës së Kryeminist­risë. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Bashës iu bashkua ish- Kryeminist­ri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi. Organizato­rët kishin menduar që në vend të një skene të madhe të ishte vetëm një podium i vogël ku fjalën e vetme për të dhënë mesazhin politik do ta mbante kreu i PD- së, Lulzim Basha. Njësoj si në protestat e tjera të opozitës, protestues­it kanë kënduar në kor himnin kombëtar dhe më pas kanë dëgjuar mesazhin e Bashës për qeverinë dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Kur Basha artikuloi fjalët e fundit të mesazhit të tij politik që zgjati 21 minuta, protestues­it kanë goditur me tymuese godinën e Kryeminist­risë. Për rreth 15 minuta, godina e Kryeminist­risë u ngjyros nga protestues­it, ndërkohë që nuk munguan edhe rastet e përplasjev­e mes protestues­ve dhe efektivëve të Policisë të cilët ndryshe nga ato që ndodhën te Ministria e Brendshme nuk shkaktoi gjakderdhj­e. Ka qenë thirrja e disa prej deputetëve të PDsë për t’iu drejtuar Ministrisë së Brendshme, ajo që ka shkëputur protestues­it nga godina e qeverisë për ta zhvendosur aksionin e tyre në drejtim të zyrës së ministrit Fatmir Xhafaj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Instalacio­net e PD, dje në protestë
Instalacio­net e PD, dje në protestë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania